Armiqte e Gjuhes shqipe Teuta Llalla
Armiqtė e gjuhės shqipe dhe triumfi i saj
Lufta kundra gjuhės shqipe ka qenė e ashpėr. Ky sulm ishte frontal dhe nė tė gjitha nivelet dhe drejtimet tė ndryshme. Fanatikė fetarė ortodoks dhe mysliman injoronin gjuhėn shqipe, filluan tė ndryshonin emrat e fshatrave ku banonin shqiptarėt. Osmanėt i quanin shqiptarėt tė pa fe dhe tė paudhė priftėrinjtė grekė quanin gjuhėn shqipe gjuhė barbare.
Njė ligj kundra gjuhės dhe kulturės shqipe ka lėshuar sulltani i Perandoris Osmane mė 31-5-1779, Abdul Hamiti i 2-te, ku pėrcaktonte saktė marrja nė mbrojtje nga ana e turqėve kultura dhe gjuha greke, dhe duhet luftuar gjuha shqipe.
Ky dokument ėshtė nxjerrė nga arkivat greke dhe ėshtė botuar nė gazetėn Thesaloniki mė 14-8-1999.
Krahas atij vargu tė pafund kryengritjesh tė pėrgjakėshme, zuri fill edhe njė revolucion kulturor, i cili, ndonėse me pak i dhunės ishte gjithėsesi mė dramatik.
Kultura e njė populli cilėsohet si mėnyra e pėrgjithshme e jetesės dhe e mendimit. Gjuhėtari i ndritur Sami Frashėri ka thėnė; Gjuha ėshtė gjėja e parė e pėrcaktimit tė kombėsis.
Dėshmia mė e lashtė e ekzistencės sė gjuhės shqipe nuk u shkrua mbi pergame, pra nė letėr prej kallami, por mbi gurė tė pavdekshėm nga koha. Kėtė na e vėrteton Prof.Dhimitėr Shuteriqi pėr gjetjen e njė fjale tė vetme, tė gdhendur nė njė mozaik tė Liknidit, sot Ohri i lashtė, qė ka qenė kryeqyteti i fisit Ilir Dasheretėve. Ėshtė fjala GJON dhe ėshtė shkruar dhe shqiptuar njėsoj vetėm nga shqiptarėt, si nė lashtėsi dhe nė kohėn e sotme. Prof.Shuteriqi vure nė dukje se fjala e lashtė GJON e zbuluar nė Ohėr, ėshtė shkruar me tė gjitha normat e njohura drejtshkrimore shqipe.
Shqipja, gjuha qė lindi gjuhėt indo-evropiane
Deshifrimi i gjuhės sė lashtė etruske dėshmon se Etruskėt ishin Ilirė!
Nė vitin 879 pas e.r., ndeshet emri i qytetit tė Krujės, nė kėshtiellėn franceze tė Shantilisė. Studiuesit kanė gjetur njė dorshkrim, i cili nė faqen 153, pėrmban njė tekst prej tetė rreshta me shkrim dore, ėshtė njė poemė e vogėl nė gjuhėn shqipe.
Nė Shqipėri, ashtu si nė tė gjithė botėn e qytetėruar, greqishtia dhe latinishtia u pėrdorėn nė tė gjitha dokumentat e shkruara deri pėrpara pushtimit osmano turk.
Dėshmia mė e herėshme pėr ekzistencėn e letėrsisė shqipe ėshtė njė thėnie e shkruar nga prifti dominikan francez Brohariti, arqipeshkvi i Tivarit, mė 1332, ai do thoshte Ndonėse arbėrit kanė nji gjuhė krejtėsisht tė ndryshme nga latinishtja, prapėseprap ata pėrdorin shkronja latine nė tė gjitha librat. Kjo tregon se gjuha shqipe pėrdorej gjerėsisht dhe shkruhej me shkronja latine nė fillim tė shekullit 14.
Shumica e dokumentave nė gjuhėn shqipe vėrtet humbėn pėrgjithmon, por disa prej tyre arritėn tė mbijetojnė jashtė Shqipnis nė arkivat dhe muzetė e botės. Kėshtu i nė vitin 1915 studiuesi rumun, Nikola Jorga zbuloi nė Bibliotekėn Laurentine tė Firencės njė letėr qarkore, tė shkruar mė 1462 nga Pal Engjėlli(1416-1470), Arqipeshkvi katolik i Durrėsit. Teksi orgjinal thotė Unė tė pagėzoj nė emnin e Atit e tbirit tė Shpirtit tė Shenjtė.
Libri mė i vjetėr ėshtė vepra e Gjon Buzukut, titulluat Meshari. Ai pėrfundoi dhe u shtyp mė 1555. Kopja e vetme ekzistuese u zbulua nė vitin 1740 nga arqipeshkvi shqiptar i Shkupit Gjon Kazazi. Mė vonė Meshari shkoi nė Bibliotekėn e Vadikamit, ku u rizbulua mė 1909 nga arbėreshi Pal Skiroi. Libri ka pasur 220 faqe dhe sot mungojnė 32 faqet e para. Ky libėr ishte shkruajtur me shkronja latine ku ishin shtuar dhe 5 tė tjera.
Tė tjerė dokumenta pėr gjuhėn shqipe kemi nga shume shqiptarė qė me tė shumtit ishin njėrės tė fesė.
Frank Bardhi(1606-1643), shėrbeu si ipeshkvi i Sapės. Bardhi hartoi fjalorin e parė nė histori shqip-latinisht, qė kishte 2544 fjalė shqipe dhe 5.000 fjalė latine, dhe u botua nė Romė mė 1625.
Pjetėr Bogdani(1625-1689), lindi nė Prizeren, dhe u emėrua fillimisht ipeshkvi i Shkodrės dhe pastaj arqipeshkvi i Shkupit mė 1667. Vepra e tij E vėrteta e pagabueshme e besimit Katolik u botua disa herė nė Padovė dhe Venedik. Vdiq i sėmurė nė Prizeren dhe dėshira e tij e shprehur dikur u bė realitet. Ah, sikur tė kisha njė kandil tė ndezur e tė ndriēoja atė tokė tė varfėr tė Shqipnisė dhe tė Serbisė, njė pjesė e madhe e secilės flet shqip.
Kėto zbulime dėshmojnė qė gjuha shqipe ėshtė shkruar mė herėt se librat historik qė janė gjetur mė vonė.
Pėr shekuj me rradhė turqit osman qėllimisht dhe sistematikisht kishin pėrēarė popullsinė shqiptare nė grupe rivalėsh, armiqėsive fetare dhe zėvėndėsimin e gjuhės amtare shqipe me gjuhė tė huaja. Ndonėse trashėgimia e panumėr e poemave, baladave, pėrrallave dhe fjalėve tė urta ishin pėrcjellė gojarisht brez pas brezi, qeveria turke i kishte ndaluar rreptėsisht botimet nė gjuhėn shqipe. Kėshtu qė shqiptarėt shkolloheshin nė shkollat fetare qė ishin nė gjuhėn turke, greke, sllave, italiane, gjermane. Dhe ata qė shkolloheshin nuk e dinin mirė gjuhėn e mėmės, shqipen. Fėmijėt mysliman duhet tė shkonin nė shkollėn e Xhamis, ku mėsonin turqisht, fėmijėt tė krishterė duhet tė mėsonin greqisht.
Kėshtu nė ato pak shkolla fillore nė Shqipėri asnjėra nuk pėrdorte gjuhėn shqipe. Propagandistė tė djallėzuar pėrpiqeshin tė shkombėtarizonin brezat e ardhėshėm tė rinisė shqiptare. Gjuha shqipe pėrdorej zakonisht nė jetėn e pėrditėshme, prandaj arriti tė pėrcillej nga brezi nė brez.
Shkolla e parė e dokumentuar, nė gjuhėn shqipe u hap nė Veljet tė Mirditės mė 1632. Mė pas nė Pllanė, njė fshat afėr lumit Mat, mė 1638, nė Troshan mė 1639 dhe nė qytetin e Shkodrės mė 1698. Si mėsues nė to ishin Gjon Shqiptari, Filip Shkodrani dhe Dhimitėr Dhėrmiu. Arsimi katolik morri vrull tė madh nė Shkodėr mė 1855, kur u hap shkolla Franēeskane qė mė vonė do quhej Ilyrikum.
Kėto shkolla katolike nė Shqipėrinė e veriut mbaheshin kryesisht me fonde Austriake.
Qėndra Kulturore Voskopojare(Moskopojė) ka luajtur njė rol tė madh nė kulturėn shqiptare. Atje u themelua Akademia e Re mė 1744, kjo pati njė ndikim tė fuqishėm nė zhvillimin e gjuhės letrare shqipe dhe ndėrgjegjies kombėtare shqiptare.
Mbas njė lufte tė madhe pėr jetėsėn e gjuhės shqipe dolėn atdhetarėt e shquar shqiptar qė shumė prej tyre u vranė nga armiqtė e gjuhės shqipe.
Teodhor Kavalioti(1718-1797) nga Voskopoja, nė vitin 1770 botoi Fjalori i gjuhės sllave-greke-shqipe, si dhe njė studim shkencor tė veēantė tė shqipes. Ai ishte drejtor i Akademisė sė Re. Teodhor Kavalioti u vra nga tė dėrguarit e Fanarit, rrugės pėr tė sjellė shkronjat latine shqipe tė bėra prej plumbi, pėr shtypshkronjėn ku do shtypeshin libra nė gjuhėn shqipe.(shih filmin Udha e shkronjave)
Naum Veqilharxhi(1767-1846). Botoi nė Bukurresht tė Rumanisė mė 1844 njė abetare e quajtur EVETARI njė libėr me tetė faqe, qė mė 1845 u botua mė i zgjeruar. Abetaret e Veqilharxhit u bėnė qiriri i gjuhės shqipe nė rrethin e Korēės. Por kjo abetare ngjalli frikė tek kleri ortodoksė grek, dhe me urdhėr tė Patriakut klerik tė Stanbollit, e helmuan Naum Veqilharxhin.
Kostandin Kristoforidhi(1827-1895), i lindur nė Elbasan, u bė njė nga gjuhėtarėt mė tė shquar tė Shqipėris, duke fituar titullin Pishtar i gjuhės Shqipe. Studimet e para i morri nė Janinė, dhe mė vonė nė Kolegjin Protestant nė Maltė. Nė Janinė u ftua qė ti jepte mėsim nė shqip, Dr.Johan Fon Hanit, i cili, pas 40 vjet kėrkimesh, do tė bėhej albanologu mė i shquar shkencor nė botė.
Kristoforidhi dha mėsim nė Maltė, Tunizi, Tiranė dhe Elbasan. Nė Stamboll mė 1882, botoi dhe njė abetare nė shqip, tė quajtut Alfavitar Shqip nė gegėrisht dhe toskėrisht.
Me rėndėsi shumė tė madhe ėshtė fjalori i shqipes me rreth 40.000 mijė fjalė, tė mbledhura dhe tė klasifikuara pėr 20 vjet rresht.
Fjalori u botua nė Athinė mė 1904, pas vdekjes sė Kostandin Kristoforidhit.
Pėr pėrhapjen e gjuhės shqipe, krerėt bektashian shqiptar dolėn mė haptazi, dhe kjo pėr shkak tė pėrleshjeve tė tyre me turqit e sektit Suni.
Duke qenė se qeveria turke mbajti njė qėndrim mjaftė armiqėsor ndaj pėrhapjes sė letėrsisė nė gjuhėn shqipe, ėshtė e kuptueshme qė angazhimi i pjestarėve tė komunitetit musliman nė kėtė fushė ka qenė fare i vogėl.
Interesi i njerėzve pėr gjuhėn shqipe urrit shumė, dhe brenda pak vitesh u botuan katėr gramatika tė mira shqipe.
Njėra u botua nė Firencė nga Jeronin De Rada. Tjetra ishte Gramatika e Gjuhės Shqipe nė Greqisht, e botuar mė 1882 nga Kostandin Kristoforidhi. E treta ishte gramatika e Sami Frashėrit e botuar nė Bukuresht mė 1886, nė shqip. Kurse mė 1887, Pashko Vasa nga Shkodra botoi nė Londėr njė gramatike shqipe nė gjuhėn frėnge.
Vėrshimi i letėrsisė kombėtare shqipe nė vend sigurisht qė inatosi qeverinė turke dhe kishėn ortodokse greke.
Patriarku ortodoks grek lėshoi njė mallkim mbi letėrsinė shqipe dhe kėrcėnoi me shkishėrim tė gjithė ata besimtarė qė do tė guxonin tė mėsonin dhe lexonin nė gjuhėn shqipe.
Sulltani urdhėroi tė gjitha postat doganore qė tė mos lejohej asnjė libėr nė gjuhėn shqipe tė futej nė Shqipni.
Dy armiqtė historik kundra njėri-tjetrit, tani po bashkėpunonin me zell pėr pėrndekjen dhe burgosjen e gjithkujt qė kapej me libra tė gjuhės shqipe.
Nė lėvizjen pėr gjuhėn dhe shkollėn shqipe, qė u zhvillua nė dhjetorin e parė tė shekullit 20, ndeshi nė pengesa tė vėshtira serjoze nga ana e qeveritarėve turq ashtu edhe nga kleri reaksionar i dy besimeve.
Qeveritarėt turq me dhunė dhe prifti e hoxha me propagandė demagogjike, u pėrpoqėn tė pėrēanin popullin shqiptar dhe ta linin nė errėsirė. Kėshtu kleri mysliman proturk nė rrugė fetare, ndalonte besimtarėt mysliman tė ndiqnin shkollat shqipe bashkė me tė krishterėt, me pretekstin absurd se prishin besėn. Nga ana tjetėr priftėr e dhespotė grekė thonin se vetėm greqishtja ėshtė gjuha e perėndisė, kurse shqipja ėshtė gjuhė shejtani dhe, nė kėtė mėnyrė pėrpiqeshin tė ndalonin pėrhapjen e gjuhės shqipe nė shkolla, xhami, kisha e kudo. Por kundėr kėtyre forcave armike tė gjuhės shqipe dhe interesave kombėtare, tė turqėve dhe grekėve, u ngritėn atdhetarėt shqiptar. Ata u vunė nė krye tė masave popullore dhe i dhanė hov lėvizjes pėr gjuhėn dhe shkollėn shqipe.
Prijėsit e Rilindjes Kombėtare e kishin kuptuar mirė se rruga drejtė pavarsis shkonte drejt arsimit dhe shkollės shqipe. Hartimi i librave dhe ēelia e shkollės shqipe u bė problemi mė i ngushėm. Qėllimi ishte me zgjuar ndėrgjegjien kombėtare dhe pėr tė rritur vullnetin pėr tė luftuar pėr panvarsinė pastaj.
Vala antishqiptare ishte shtuar edhe mė shumė rreth fqinjėve tanė mbas formimit dhe programit tė Lidhjes sė Prizerenit. Lidhja kishte si qėllim kryesor ēeljen e shkollės shqipe, por me shkatarrimin e Lidhjes, puna e pionierėve tė parė tė arsimit shqiptar u bė dhe mė i vėshtirė.
Nė Shkodėr qytetarėt mund tė mėsonin nė shkollat e klerit katolik, tė cilat nė sy tė qeveritarėve turq, paraqiteshin si shkolla fetare.
Kėshtu shkollat fillore fetare katolike u bėnė ēerdhja e diturisė arsimore shqipe, dhe Faik Konica pat mėsuar nė shkollėn e jezuitėve tė Shkodrės.
Mėsuesit shqiptar u bėnė pararoja e nacionalizmit shqiptar, atėhere qeveria turke morri frikė, dhe, pa u mbėshtetur nė asnjė ligj, mori masa tė, rrepta duke presekutuar arsimtarėt shqiptar.
Nė Shqipnin e jugut pėrhapja e arsimit shqiptar kombėtar u pengua edhe nga influenca shkataruese e propagandės greke. Pothuase tė gjithė ata qė ēelėn shkolla shqipe nė jug, ishin tė fesė ortodokse. Qeveria greke me anė tė Patriakanės sė Stambollit, ose Fanarit kishin siguruar tė drejtėn me ēel shkolla pėr Kristianėt. Pėr tu mėsuar ortodoksėve tė Shqipėris vetėm gjuhėn greke.
Qeveria greke, me anėn tė shoqatave arsimore tė ndryshme, ēeli me qindra shkolla greke nė Shqipėrin Jugore, pėr tė futur ndjenjėn greke nė brezat e padjallėzuar shqiptar.
Shqiptarėt e krishterė qė nuk u pėrulėn politikės sė Greqis, u mallkuan dhe u luftuan me ēdo mjet.
Mbas shumė botimesh fjaloresh, tė cilėt, shkollat myslimane kur bėnin mėsim nė shqip i shkruanin me shkronja arabe.
Shkolla ortodokse greke pėrdornin nė shqip shkronja greke. Dhe atdhetarėt klerik katolik dėshironin qė gjuha shqipe tė shkruhej me shkronja latine.
Gjatė zhvillimit tė letėrsisė shqipe u hartuan disa alfabete tė ndryshme. Njė nga mė tė fundit ishte ai i krijuar nė Stanboll. Megjithatė, mendimi i pėrgjithshėm ishte se shkronjat jolatine nuk ishin aspak tė pranueshme pėr prodhimin e letėrsis shqipe dhe gjuhės kombėtare shqipe. Pėr kėtė arsye, shoqėria aktive dhe idealiste Bashkimi nė Manastir, thirri Kongresin e Parė tė Pėrgjithshėm pėr diskutimin e njė alfabeti tė njėsuar. Njė alfabet i njėsuar do tė ishte fillimi i letėrsisė mbarė shqiptare.
Mė 14, nėntor tė 1908, nė Manastir u mblodh Kongresi i Manastirit ose Kongresi i Alfabetit.
Nė kėtė Kongres ishin tė pranishėm 150 delegatė, tė ardhur nga tė gjitha anėt e Shqipėrisė, si dhe nga komunitetet shqiptare nė Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjypt, Amerik etj. Kryetar i Kongresit u zgjodh Mihtath Frashėri, i biri i Abdyl Frashėrit. Mihtath Frashėri ishte nė atė kohė redaktor i dy revistave, qė botoheshin nė Selanik Liria dhe Dituria. Sekretare e komosionit u zgjodh Parashqevi Qiriazi, mėsuese e shkollės sė vashave nė Korēė. Nėnkryetar u zgjodh Grigori Cilka, nga Korēa si dhe 11 antarė tė tjerė. Nė atė Kongres merrnin pjesė, shqiptar te fese myslimane, katolike, ortodoksė, protestant, njerės tė ditur, erdhėn sė bashku tė bashkuar si vėllezėr pėr njė qėllim tė madh kombėtar.
Paraqet:Sabri Selmani
Kiel-Gjermani |