Shikoni Postime te vecuara
  #2  
Te vjeter 31-08-2002, 04:44
Minifotoja e anetarit Administratori
Administratori Administratori eshte Jashte Linje
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,058
Faqe ne Ditar: 2
Kryesore Ishte figura e nje funksionari te kohes dhe jo imazhi i "Minerves"

Skulptura e zbuluar gjate germimeve te fundit ne qytetin antik te Butrintit, nuk eshte imazhi i perendeshes Minerva, por eshte figura e nje burri me veshjen e nje funksionari te larte te kohes, Beri te ditur te Enjten ne nje njoftim shtypi, Instituti Arkeologjik ne Tirane. Sipas analizes se bere nga nje grup arkeologesh dhe studiuesish, rezultoi se skulptura e zbuluar ditet e fundit ne Butrint, nuk paraqet imazhin e perendeshes Minerva, atributet e se ciles jane perkrenarja, mburoja, gjarperi si dhe lekura e dhise Amaltea, me koken e Gorgones Meduze. Skulptura e zbuluar eshte nje shtatore me dimensione me te medha se figura njerezore dhe ruhet pa koke, ne lartesite 198 centimetra. Ajo paraqet nje figure burri veshur me toge, qe njihet ne manualet e historise se artit, me emertimin "shtat togati". Pozicioni i qendrimit dhe gjurmet e toges se mbetur mbi siperfaqen e skulptures, "jane te dhena te mjaftueshme per te mbeshtetur idene se kemi te bejme me nje funksionar te larte romak" thuhet ne njoftim. Ne dobi te kesaj hipoteze jane edhe sandalet qe figura mban, gjurmet e se ciles ruhen mbi kemben e majte. Siperfaqja e mermerte eshte goditur intensivisht ne nje faze te dyte, nepermjet nje dalte me maje, mbi pothuaj gjithe siperfaqen. Kjo tregon se mbi shtatin e togatit eshte nisur procesi i shnderrimit ne nje skulpture tjeter ende te paperfunduar. Mbi ish-togatin ravijezohet nje bust, koka e te cilit ka filluar te gdhendet ne nivelin e supeve te njeriut me toge. Shtati i togatit dallohet ne Periudhen Republikane (gjysma e dyte e shekullit te pare para eres sone). Si element per datimin e tij sherben forma e toges, ndersa nderhyrja e dyte mbi shtatoren mund te jete kryer ne periudhen e Antikitetit te Vone, perfundon njoftimi per shtyp.
Pergjigjuni me Citim