Citim:
Origjinali i Postuar nga kuqeziperjet o i dashur mysliman perderi sa nete gjith jemi krijesat e zotit perse ai athere na ndan e na vlereson me cilesi te ndryshme ne te mir e te keqinj,ne ferr apo ne parajs,athere ai vlereson punen e tij qe vet ai ka ber,mos ALLAHU esht pak racist?apo ju nuk na i thoni mir disa gjera(e kam fjalen per te gjith organizaten islame).pa keqkuptim te lutem. |
Pershendetje Kuqezi perjete.
A thua valle ndonjeri prej nesh do te dinte vleren e te mirave, po te mos ishte e keqja, te dinte vleren e jetes po te mos ishte vdekja, vleren e shendetit po te mos ishte semundja, e shembujt jane te pa fund. Megjithese te mirat jane shume me shume se te keqiat.
Allahu i Lartesuar thote ne Kuran: "I Lartėsuar me Madhėshti qoftė Ai, nė Dorė tė tė Cilit ėshtė Mbisundimi dhe Ai ėshtė i Zoti pėr tė bėrė ēdo gjė.I Cili ka krijuar vdekjen dhe jetėn, me qėllim qė tė provojė kush nga ju ėshtė mė i miri nė vepra. Dhe Ai ėshtė i Gjithėfuqishmi, gjithnjė Falėsi i Madh." El Mulk 1-2Kjo bote nuk eshte gje tjeter vecse sprove e provim per njerezit se sa ata dine te njohin Zotin e tyre, sa dine te njohin miresite qe Zoti ia ka dhuruar, e sa i binden rregullave qe Krijuesi i tyre ia ka vendosur. Cdo gje ne kete bote ecen sipas nje rregulli te perkryer, e vetem njeriu eshte lene i lire ne veprat e tij, e vetem zbtatimi i rregullave te Allahut, ben qe jeta e njeriut te vazhdoje ne vazhden e persosmerise se universit qe na rrethon. E duhet ditur se cdo veper e mire, cdo zbatim i rregullave te Islamit, fese se vetme te pranuar nga Zoti i gjithesise, nuk i shton e as i pakson nga madheshtia e pasuria e Zotit asgje. Profeti alejhi selam na meson duke na treguar se sikur te gjithe njerezit dhe xhinet te behen si njeriu me i devotshem ne bote, kjo nuk i shton pasurise se Allahut asgje, e sikur te gjithe njerezit e xhinet te behen si njeriu me i keq i botes, kjo nuk do i pakesonte Allahut asgje. E pra cdo gje qe bejme, e bejme per vete, nqs i bindemi Allahut, i kemi bere miresi vetem veteve tona, ne menyre qe ne boten tjeter te jemi prej te shpetuarve.
Une jam i hapur per te treguar aq sa kam mundesi e njohuri rreth fese madheshtore te Islamit, e vetmja fe hyjnore.