1. Tė parėt qė do tė hynė nė xhennet
Transmeton Enes ibn Maliku se i Dėrguari i All-llahut ka thėnė:
“Do tė vij ditėn e Gjykimit te dera e xhennetit dhe do tė kėrkoj qė tė hapet, e roja do tė pyesė:
-Kush ėshtė? -do tė pėrgjigjem:
-Muhammedi. -do tė thotė
-Jam i urdhėruar qė tė mos ia hap askujt para teje.”
(Tr. Muslimi)
Transmeton Hudhejfeja:
Ka thėnė i Dėrguari i All-llahut ?: “Bijtė e Ademit ditėn e Gjykimit tė gjithė do tė jenė nėn flamurin tim dhe unė do tė jem i pari qė do ta hap derėn e xhennetit.”
(Tr. Ibn Asakiri)
2. Cilėsitė e grupės sė parė
Transmeton Ebu Hurejreja nga i Dėrguari i All-llahut se ka thėnė:
“Grupi i parė (i njerėzve) i cili do tė hyjė nė xhennet do t’i kenė fytyrat si hėna natėn katėrmbėdhjetė e ata do tė jenė si ylli flakėrues nė qiell qė ndriēon. Nuk e kryejnė nevojėn as tė madhe e as tė vogėl, nuk pėshtyjnė, krehėrit do t’i kenė tė artė e era e djersės do tė jetė erė misku. Gratė e tyre do tė jenė hyri. Forma e tyre do tė jetė nė formė tė njė njeriu, nė formė tė babait tė tyre Ademit: me gjatėsi 60 bėrryla (30 metra).” (Tr. Buhariu dhe Muslimi)
3. Dyert e xhennetit
Tranmeton Ebu Hurejre nga i Dėrguari i All-llahut i cili thotė:
“Kush i shpenzon dy lloje nga pasuria e tij nė rrugėn e All-llahut do tė thirret nga dyert e xhennetit: “O rob i All-lahut, kjo ėshtė e mira, e kush ka qenė prej atyre qė e kanė falur namazin do tė thirret nga dera e namazit, kush ka qenė prej luftėtarėve do tė thirret nga dera e xhihadit, kush ka qenė prej agjėruesve do tė thirret nga dera e Rejjanit (Kjo ėshtė derė nė tė cilėn hyjnė vetėm ata qė kanė agjėruar), kush ka qenė prej dorėdhėnėsve do tė thirret nga dera e sadakas. Ebu Bekri ishte prezent dhe e pyeti Muhammedin:
-Do ta sakrifikoja babanė dhe nėnėn time pėr ty, o i dėrguar i All-llahut, a tė gjithė kėta do tė thirren nga kėto dyer tė ndryshme duke mos pasur frikė (do tė jenė tė sigurtė), a ka ndokush i cili do tė thirret prej tė gjitha dyerve?” I Dėrguari i All-llahut iu pėrgjegj: “Po, dhe shpresoj se ti do tė jesh prej tyre.” (Tr. Buhariu dhe Muslimi)
Transmeton Sehl ibn Sadi se ka thėnė i Dėrguari i All-llahut ?:
“Nė xhennet janė tetė dyer, e njėra prej tyre quhet Rejjan, nuk do tė hyjė nė te askush pėrveē agjėruesve.”
(Tr. Buhariu)
4. Nė xhennet nuk ka vdekje
Transmetojnė Seidi dhe Ebu Hurejreja se Muhammedi ka thėnė:
“Kur tė hyjnė banorėt e xhenetit nė xhennet do tė thėrret njė thirrės: “Pėr ju do tė ketė jetė pėrgjithmonė dhe nuk do tė vdisni kurrė. Pėr ju do tė ketė shėndet dhe kurrė nuk do tė sėmureni, do tė jeni gjithnjė tė rinj kurrė nuk do tė plakeni dhe pėr ju do jetė kėnaqėsia dhe kurrė nuk do tė mėrziteni.”
(Tra Muslimi)
5. Gradat e xhennetit
Transmeton Ebu Hurejreja se Muhammedi ka thėnė:
“Atė qė beson All-llahun, tė dėrguarin e Tij, falė namazin dhe agjėron Ramazanin, All-llahu e ka borxh qė ta futė nė xhennet, qoftė tė ketė bėrė hixhret pėr All-llahun apo tė ketė ndejtur nė vendin nė tė cilin ėshtė lindur.” Thanė (tė pranishmit): “A t’i lajmėrojmė njerėzit pėr kėtė, o i dėrguar i All-llahut.” U pėrgjegj: “Vėrtet nė xhennet gjinden njėqind shkallė (gradė), ua ka pėrgatitur All-llahu luftėtarėve qė luftojnė pėr hirė tė Tij, ndėrmjet ēdo shkalle ka largėsi sa prej tokės deri nė qiell. E kur tė kėrkoni prej All-llahut, kėrkojeni Firdevsin, se ai ėshtė mesi i xhennetit dhe ėshtė mė i larti, mbi te ėshtė Arshi i All-llahut dhe prej tij burojnė lumenjtė e xhennetit.”
(Tr. Muslimi)
6. Banorėt e xhennetit dhe cilėsitė e tyre
Muadh ibn Xhebeli thotė se ka thėnė Muhammedi ?:
“Do tė hyjnė banorėt e xhennetit nė xhennet, me pak flokė sikurse t’i kenė tė lyera me kanė dhe do tė jenė me moshė tridhjetė apo tridhjetė e tri vjeēar.”
(Tr. Ahmedi).
Ebu Hurejre thotė se ka thėnė i Dėrguari i Zotit:
“Do tė hyjnė nė xhennet popuj (njerėz), e zemrat e tyre do tė jenė si zemrat e shpendėve.”
(Tr. Muslimi dhe Imam Ahmedi)
Transmeton Enesi dhe thotė se ka thėnė Muhammedi ?:
“Do t’i jepet besimtarit nė xhennet forcė kaq dhe kaq pėr marrėdhėnie seksuale.” Eshtė pyetur: “O i dėrguar i All-llahut, vėrtet do tė jepet aq? Tha: “Do t’i jepet forcė sa njėqind vetė.”
(Tr. Tirmidhiu)
Transmeton Ebu Hurejreja nga i Dėrguari i All-llahut se ka thėnė:
“Kush hyn nė xhennet do tė begatohet e nuk do tė ketė dėshprim, nuk i zhduken rrobet dhe nuk i kalon rinia.”
(Tr. Muslimi)
7. Gratė e banorėve tė xhennetit
Enes ibn Maliku thotė se ka thėnė i dėrguari i All-llahut ?:
“Sikur tė dilte (paraqitej) nė tokė njė grua e xhennetit do tė ndriēonte e tėrė dhe do tė mbushte me erė, vetėm shamia nė kokėn e saj ėshtė mė e mirė (mė e vlefshme) se gjithė bota dhe ēka nė tė.”
(Tr. Buhariu)
Abdull-llah ibn Omeri thotė se i Dėrguari i All-llahut se ka thėnė:
“Gratė e banorėve tė xhennetit do t’u kėndojnė burrave tė tyre me zėrat mė tė bukur, tė cilėt nuk i dėgjuar kurrė, vėrtetė ajo ēka do tė kėndojnė ėshtė:
“Ne jemi bukuroshet e zgjedhura
Gratė e njerėzve tė ndershėm
Gjithashtu u kėndojnė:
“Ne jemi tė pėrhershme, nuk vdesim
Jemi tė sigurta, nuk frikėsohemi
Ne kėtu banojmė dhe kurrė nuk do tė ju lėshojmė”
8. Ushqimi i banorėve tė xhennetit
Transmeton Xhabiri se i Dėrguari i All-llahut ka thėnė:
“Do tė hanė dhe do tė pijnė banorėt e xhennetit e nuk do tė kryejnė nevojė as tė madhe e as tė vogėl e as nuk do tė pėshtyjnė, nevojėn do ta kryejnė pėrmes gokėsimit, ndėrsa goksimi i tyre do tė ketė aromė misku, atyre do t’u bėhet shprehi madhėrimi i All-llahut si frymėmarrja.”
(Tr. Muslimi)
Transmeton Muavi ibn Hajde nga i Dėrguari i All-llahut se ka thėnė:
“Vėrtet nė xhennet ka det me ujė, det me mjaltė, det me qumėsht dhe det me verė, e pastaj prej tyre rrjedhin lumenjtė e xhennetit.”
(Tr. Tirmidhiu dhe Imam Ahmedi)
Gjithashtu transmeton Enesi nga i Dėrguari i All-llahut ?, i cili thotė:
“A e dini se ē’ėshtė Kevtheri? Vėrtet ai ėshtė njė lum nė xhennet tė cilin ma ka dhėnė mua Zoti im, nė te ka shumė tė mira. Umeti im nė ditėn e Gjykimit do tė jetė pranė tij, enėt e tij janė sa yjet, do tė ndalohet njeriu prej tij (nuk do t’i lejohet qė tė afrohet) e do tė them: “O Zoti im, ai njeri ėshtė nga ummeti im! -do tė mė thuhet- “Ti nuk e di se ēka ka shpifur pas teje (ka futur bid’ate nė fe).”
(Tr. Buhariu)
9. Pejsazhe nga xhenneti
Xhenneti ėshtė vend i begatisė. Nė te ka mirėsi tė pandėrprerė dhe dhunti nga i Gjithmėshirėshmi, Mėshiruesi. Nė te gjinden shtretėr tė lartė tė cilėt nga pastėrtia shkėlqejnė dhe gota pėr pije tė vėna pranė, nuk kanė nevojė pėr kėrkim e as pėr pėrgatitje. Aty ka jastėkė tė renditur pėr mbėshtetje edhe shtroja tė ndryshme anembanė pėr zbukurim dhe pėr pushim. Gjithė kėto dhunti tė cilat janė pėrmendur nė Librin e All-llahut apo sunnetin e tė Dėrguarit nė mėnyrė tė afėrt pėr t’i kuptuar njerėzit nė kėtė botė. Megjithatė realitetin e kėtyre kėnaqėsive e din vetėm All-llahu, nė dorė tė tė Cilit janė qiejt dhe toka.
Jeta e xhennetlinjve nė xhennet ėshtė gjithė paqe. Nė te pėrhapet selami, melaiket do t’i pėrshėndetin me selam, nė atė mjedis tė qetėsisė dhe tė sigurisė do t’i japin selam njėri tjetrit, e edhe nga i Mėshirshmi ju arrin selami. Po nė xhennet ēdo gjė ėshtė selam (paqe dhe qetėsi).
a) Dhomat e xhennetit
Transmeton Ebu Seid el-Huderiu nga i Dėrguari i All-llahut se ka thėnė:
“Banorėt e xhennetit i shikojnė dhomat qė janė pėrmbi ta sikur qė e shihni ju yllin lindor apo perėndimor nė horizont, nė krahasim me vlerat e juaja ndaj njėri tjetrit.” I thanė: “O i dėrguar i All-llahut, ato janė gradėt e Lajmėtarėve tė Allllahut, a thua vallė nuk do tė mund t’i arrijė askush tjetėr pėrveē tyre?” Tha: “Gjithsesi, pasha Atė i cili e ka shpirtin tim nė dorėn e Tij, ka burra qė besuan nė All-llahun dhe iu besuan Lajmėtarėve.”
(Tr. Buhariu dhe Muslimi)
Transmeton Ebu Malik el-Esh’ariu nga i Dėrguari i All-llahut se ka thėnė:
“Nė xhennet ka dhoma nė tė cilat ana e jashtme e tyre shihet nga brenda dhe ana e e brendėshme e tyre shihet nga jashtė. Kėto i ka pėrgatitur All-llahu pėr atė i cili i ushqen nevojtarėt, flet mirė, shpesh agjėron dhe falet natėn, kur tė tjerėt flejnė”
(Tr. Imam Ahmedi).
b) Tendat e xhennetit, kopshtet dhe dheu i tij
Transmeton Ebu Musa nga i Dėrguari i All-llahut se ka thėnė:
“Besimtari nė xhennet do tė ketė tendė tė mbėshtjellur me margaritarė, gjatėsia e tė cilės ėshtė gjashtėdhjetė milja, aty do tė ketė gra pėrreth tė cilave do tė kalojnė besimtarėt dhe nuk do ta shohin njėri tjetrin.”
(Tr. Buhariu dhe Muslimi)
Ndėrsa nė hadithin e Israsė transmeton Enes ibn Maliku nga i Dėrguari i All-llahut i cili thotė:
“...pastaj vazhdoi me mua Xhibrili derisa arritėm nė Sidretul-Munteha, dhe mė mbuluan ngjyrat tė cilat nuk di se ē’ishin! Pastaj hyra nė xhennet, kur nė tė pashė kupet e tendave nga margaritari dhe dheu i tij ishte misk.”
(Tr. Buhariu dhe Muslimi)
Transmeton Ebu Musa el-Esh’ariu nga i Dėrguari i All-llahut i cili ka thėnė:
“Janė dy xhennete, enėt dhe gjithė ajo qė ėshtė nė to ėshtė prej argjendi. Gjithashtu janė dy xhennete enėt dhe gjithė ajo qė ėshtė nė to ėshtė prej ari, e ndėrmjet xhennetlinjve dhe shikimet e Zotit tė tyre ka vetėm njė perde e tė Lartėsuarit nė Fytyrėn e Tij nė xhennetin e Adnit.”
(Tr. Buhariu dhe Muslimi)
c) Drunjtė e tij
Transmeton Ebu Seid el-Huderiu nga i Dėrguari i All-llahut se ka thėnė:
“Me tė vėrtetė nė xhennet ka njė dru, pranė tė cilit kalon kalorėsi i hipur nė kalė tė shpejtė, e nuk mund ta kalojė pėr njėqind vjet.”
(Tr. Buhariu dhe Muslimi)
Transmeton Ebu Hurejreja se Muhammedi ka thėnė:
“Nuk ka dru nė xhennet e qė nuk ka trungun nga ari.”
d) Tregu i xhennetit
Transmeton Enes ibn Maliku se i Dėrguari i All-llahut ka thėnė:
“Vėrtetė nė xhennet ka njė treg nė tė cilin ēdo tė premte takohen banorėt e xhennetit. Fryen njė erė e veriut nė fytyrat dhe rrobat e tyre, e do t’u shtohet atyre edhe mė tepėr mirėsia dhe bukuria. E kur tė kthehen te familja (gratė) e tyre, do t’iu thonė: “Pėr All-llahun ju qenka shtuar mirėsia dhe bukuria! Pėr All-llahun edhe juve ju qenka shtuar mirėsia dhe bukuria” -do t’u pėrgjigjen ata.”
(Tr. Muslimi)
e) Pallatet e xhennetit
Tramsmeton Xhabir ibn Abdull-llahu nga Muhammedi se ka thėnė:
“Kam hyrė nė xhennet dhe e pash njė pallat nga ari dhe thash:
-Pėr kė ėshtė ky pallat?
-Pėr njė njeri nga fisi kurejsh. -mu pėrgjigjėn, e mendova se unė jam ai e pyeta:
-Kush ėshtė ai?
-Omer ibn Hatabi-mu pėrgjigjėn.
O biri i Hatabit, asgjė nuk mė ka ndaluar tė hy nė tė pėrveē xhelozisė sate. Omeri iu pėrgjigj -A nė ty tė kem xhelozi, o i dėrguar i All-llahut?”
(Tr. Buhariu dhe Muslimi)
f) Lumenjtė e xhennetit
Transmeton Enes ibn Maliku se i Dėrguari i All-llahut ka thėnė:
“Hyra nė xhennet dhe pash njė lumė, brigjet e tė cilit ishin tė mbuluar me margaritarė e i rash me duar aty ku rridhte ujė dhe pėrnjėherė u shndėrrua nė erė misku.
Thash: C’ėshtė kjo, o Xhibril?
Mė tha- “Ky ėshtė Kevtheri, tė cilin ta ka dhuruar Zoti yt.”
10. Dhuntia mė e madhe nė xhennet
Transmeton Suhejb ibn Sinan nga i Dėrguari i All-llahut se ka thėnė:
“Kur tė hyjnė banorėt e xhennetit nė xhennet dhe banorėt e xhehennemit nė xhehennem, thėrret njė thirrės:
-O banorė tė xhennetit, ju keni premtim nga All-llahu qė Ai dėshiron ta realizojė, - e thonė (banorėt e xhennetit)
-A nuk na e rėndoi All-llahu peshojėn (pėr veprat e mira), na i zbardhi fytyrat, na fyti nė xhennet e na shpėtoi nga zjarri?; - largohet perdeja (hixhabi) e do tė shiqojnė nė Tė (All-llahun), e pėr All-llahun, nuk iu ka dhėnė All-llahu atyre asnjė send mė tė dashur e mė tė mirė pėr sytė e tyre se shiqimi nė Tė.”
(Tr. Buhariu dhe Muslimi)
11. Shkalla mė e ulėt dhe mė e lartė e banorėve tė xhenntit
Transmeton Mugire ibn Shu’be nga i Dėrguari i All-llahut se ka thėnė:
“E ka pyetur Musai ajejhi-s-selam Zotin e tij:
-Cila ėshtė shkalla mė e ulėt e banorėve tė xhennetit?
-Ajo i takon atij i cili arrin pranė dyerve tė xhennetit pasi qė kanė hyrė banorėt e xhennetit nė xhennet, - e i thuhet:
-Hyr nė xhennet - e ai do tė thotė:
-Si o Zoti im? Kur njerėzit kanė hyrė dhe i kanė zėnė vendet e tyre dhe kanė marrė atė qė iu ka takuar - i thuhet:
-A je i kėnaqur qė tė kesh pronė sa njė mbret prej mbretėrve tė dunjasė? - do tė thotė:
-Jam i kėnaqur, Zoti im. - do tė thotė (All-llahu):
-Pėr ty ka edhe kaq, edhe kaq, edhe kaq, edhe kaq - e nė tė pestėn robi do tė thotė:
-Jam i kėnaqur, Zoti im! - e pastaj i thotė (All-llahu):
-Kjo ėshtė pėr ty edhe dhjetė herė kaq dhe do tė kesh atė qė e dėshiron shpirti yt dhe atė, me tė cilėn kėnaqen sytė.
-Jam i kėnaqur, Zoti im! -do tė thotė robi.
-E ata qė janė nė gradėn mė tė lartė? -prapė pyeti Musa.
-Janė ata, tė cilėt Unė i kam zgjedhur. Me duart e Mia ua kam mbjellur nderin dhe e kam vulosur mbi ta, duke u dhėnė atė qė sytė nuk kanė parė, veshėt nuk kanė dėgjuar e as qė i ka shkuar ndėr mend njeriut.”
(Muslimi)
O rob i All-llahut! Dije se banorė tė xhennetit janė mu ata, tė cilėt kanė ndier frikė dhe respekt ndaj Zotit tė tyre, devotshmėri e cila shpie nė ēdo tė mirė dhe ndalon prej ēdo tė keqeje. Kjo ndjenjė e devotshmėrisė i largon pengesat dhe i ngren mbulesat dhe zemra e besimtarit qėndron pa asnjė perde para tė Vetmit, Ngadhėnjyesit. Kėto janė ndjenja tė cilat e pastrojnė adhurimin dhe punėt nga njollat e syfaqėsisė dhe shirkut nė ēdo vend dhe rast.
Ai qė vėrtetė i frikėsohet Zotit tė vet, nė zemėr nuk i mbetet dyfytyrėsi, e as padrejtėsi ndaj All-llahut tė Madhėruar. Veprat e tija janė tė pranuara, ngase ai e di se All-llahu nuk pranon asnjė vepėr nė tė cilėn i bėhet shirk Atij. Prandaj vepra e njeriut duhet tė jetė e sinqertė pėr All-llahun, pėrndryshe Ai nuk e pranon atė vepėr. Thotė i Dėrguari i All-llahut ?:
“Ka thėnė All-llahu xh.sh.:
-Unė Jam mė i panevojshmi pėr shirk. Kush bėn ndonjė vepėr duke Mė shoqėruar dikė, e lė edhe atė edhe shoqėrimin e tij.”
(Tr. Muslimi)
Banorė tė xhennetit janė ata tė cilėt janė tė devotshėm, tė pėrulur, tė cilėt i pėrmbahen dispozitave tė All-llahut. E All-llahu i Lartmadhėruar nuk bashkon dy frika nė zemrėn e njeriut, ngase ai i cili i ėshtė frikėsuar All-llahut nė kėtė botė nuk do tė ketė frikė nė Ahiret, e kush nuk i ėshtė frikėsuar nė kėtė botė do tė ketė frikė nė Ahiret. Nė ditėn e Gjykimit besimtarėt do tė jenė nė sigurinė e All-llahut xh. sh, pėr ta atė ditė nuk do tė ketė frikė. All-llahu i Lartėsuar thotė:
“Nuk do t’i bashkoj nė zemrėn e robit Tim dy frika e as nuk do t’i bashkoj nė te dy siguri. Nėse sigurohet nga Unė nė kėtė botė, do ta frikėsoj nė ditėn e Gjykimit, e nėse mė frikėsohet nė kėtė botė do ta siguroj nė ditėn e Gjykimit.”
Sqarimi i rrugės atyre qė i frikėsohen All-llahut drejt begative tė xhennetit dhe pėrhershmėrisė sė tij
Ky ėshtė xhenneti, me sqarime tė qarta dhe tė ndritshme. Rruga drejt tij ėshtė e lehtė, nė tė ka shenja tė ndritshme tė cilat tregojnė drejt tij. Ne jemi nė fillim tė rrugės. Tė vazhdojmė kėsaj rruge, e tė arrijmė deri nė fund, ku dyert e xhennetit janė tė hapura pėr ēdonjėrin i cili i ėshtė nisur.
Kjo ėshtė rrugė tė cilėn e ka sqaruar Muhammedi me fjalėt:
“Eshtė rrethuar xhenneti me (gjėra) tė urrejtura dhe ėshtė rrethuar xhehennemi me (gjėra) tė dashura”
(Tr. Muslimi).
“I gjithė Ummeti im do tė hyjė nė xhennet, pėrveē atij qė refuzon. Ai qė mė respekton mua hyn nė xhennet, e ai qė mė kundėrshton, ka refuzuar.”
(Tr. Buhariu)
Muhammedi nė kėtė hadith na ka sqaruar qartė rrugėn pėr tė gjithė ata tė cilėt logjikojnė. Shpejtoni vėllezėr tė shkojmė sė bashku drejt tij. Ejani me ne, ejani me ne. Vėrtetė vėllezėr tė dashur kjo rrugė gjendet mes katėr fjalėve. Dy janė negative dhe dy janė pozitive.
Negative janė shirku dhe mėkati, ndėrsa pozitive janė imani (besimi) dhe veprat e mira. Prej kėtyre katėr fjalėve pėrbėhet rruga drejt xhennetit, shtėpisė sė pėrherėshme dhe tė ndershme. Shehadeti (dėshmia) kjo ėshtė rruga drejt xhennetit. Dėshmia se nuk ka tė adhuruar tjetėr pėrveē All-llahut dhe se Muhammedi ėshtė i dėrguar i tij. Ta adhurojmė All-llahun, tė Vetmin ngase Ai ėshtė i Vetmi i Cili e meriton kėtė dhe t’i nėnshtrohemi tė dėrguarit tė Tij nė atė qė ia ka shpallur All-llahu atij. Muhammedi na ka sqaruar se si duhet ta adhurojmė All-llahun e Madhėruar dhe askush nuk mundet ta adhurojė All-llahun drejt nėse nuk e pason nė kėtė Muhammedin ?.
1) E tash, vėllezėr tė dashur, ta ndjekim kėtė tė rrugė duke ecur pas shehadetit, se nuk ka tė adhuruar tjetėr pėrveē All-llahut dhe se Muhammedi ėshtė rob dhe i dėrguar i Tij.
2) Tė bindemi plotėsisht se Krijuesi ynė ėshtė Ai i Cili e ka krijuar kėtė botė dhe e udhėheq atė me Fuqinė dhe Diturinė e Tij, Dėshirėn dhe Urtėsinė e Tij dhe nė tė gjinden gjurmėt e cilėsive tė Tija tė larta dhe emrave tė Tij tė bukur dhe me caktimin e Tij, tė Lartit, janė kėto botėra, me diturinė e Tij, tė Lartit, rregullohet ēėshtja e tyre dhe me kėtė arrihet deri te njė rregull i urtė dhe shpikės.
3) Tė jemi tė bindur thellė se ai i Cili nuk ka shok nė krijim dhe nė udhėheqje tė kėtyre botėrave nuk i takon qė tė Ketė shok as nė adhurim, nuk duhet tė adhurohet veē Tij askush dhe asnjėherė, qoftė ai melek, ndonjė i dėrguar i Zotit apo ndonjė krijesė tjetėr e Zotit, qoftė ky adhurim nė namaz, agjėrim, therrje kurbani, zeqat apo diē tjetėr.
4) Tė bindemi thellėsisht se Ky Zot i Madh i Cili Veēohet nė krijim dhe udhėheqje meriton adhurim tė sinqertė. Ai ėshtė All-llahu i cilėsuar me cilėsi tė plota (pa tė meta) dhe ta larta. E i vėrtetojmė edhe ne ato cilėsi me tė cilat e cilėsoi Ai Qenien e Tij tė lartė nė Librin e Tij dhe gjithashtu i vėrtetojmė ato cilėsi me tė cilat e cilėsoi krijesa mė e ditur pėr Te, zotėriu ynė Muhammedi ?, pa pėrgjasim, pa shembull, pa ndryshim dhe pa pyetur “Si?”.
5) Tė besojmė bindshėm se njerėzit kanė patur nevojė pėr dėrgimin e Lajmėtarėve pėr t’ua sqaruar atyre rrugėn e vėrtetė dhe mu kjo ishte edhe qėllimi kryesor pėr dėrgimin e tyre dhe zbritja e Librave atyre dhe nga kjo obligohet besimi i tė gjithė Lajmėtarėve dhe pasimi i tyre. Gjithashtu na obligohet besimi nė Librat qiellorė, tė cilėt ua zbriti All-llahu xh.sh. kėtyre Lajmėtarėve, ashtu siē na obligohet edhe besimi nė melaiket e ndershėm, besimi nė caktimin e Zotit, ditėn e Fundit, llogarinė dhe shpėrblimin.
Me kėto pesė pika tė pėrmbledhura nė imanin e vėrtetė, kemi njohur njė tė katėrtėn e rrugės pėr nė xhennet. Tė nisemi tash drejt njė tė katėrtės tjetėr e cila i pėrfshin veprat e mira:
1) Ta falim namazin duke u pastruar pėr tė plotėsisht, ta kryejmė nė kohėn e duhur me xhemat, duke e kryer mirė, duke i plotėsuar tė gjitha kushtet e namazit, farzet e tij, mendubet qė me kėtė ta pėrshtatim namazin tonė me namazin e tė Dėrguarit, Muhammedit ?.
2) T’ua japim zeqatin e mallit tonė tė varfėrve dhe nevojtarėve, atyre qė janė zhytur nė borxhe dhe atyre qė luftojnė nė rrugėn e All-llahut dhe qė kjo dhėnie tė jetė e pėrcjellur me sinqeritet tė plotė pėr hir tė All-llahut tė Lartėsuar duke shpresuar me kėtė shpėrblim nga Ai.
3) Ta agjėrojmė muajin e Ramazanit duke u larguar nga ajo qė e ē’vlerėson atė dhe duke u larguar nga gjėrat e dyshimta dhe tė ndaluara qoftė tė jenė ato nė fjalė, vepra apo qėllime.
4) Ta kryejmė haxhin ashtu siē e ka kryer Resulull-llahu me nder dhe rrespekt, duke u larguar nga marėdhėniet intime me gruan, mėkatet dhe polemikat, duke i dhėnė rėndėsi mė tepėr punėve tė mira dhe tė pėlqyera.
5) Tė sillemi mirė me prindėrit duke iu pėrgjigjur kėrkesave tė tyre nėse (kėto kėrkesa) nuk kanė tė bėjnė me diē qė i bėhet mėkat All-llahut. T’u flasim fjalė tė mira dhe t’i largojmė nga ata gjėrat e kėqia edhe nėse kjo nuk u shkon pėr shtati atyre.
6) Lidhjet familjare tė mos i shkėpusim, t’i vizitojmė tė afėrmit tonė dhe t’u bėjmė mirė atyre. Tė interesohemi pėr gjendjen e tyre dhe t’u ndihmojmė aq sa kemi mundėsi.
7) T’u bėjmė mirė fqinjėve duke u sjellur mirė me ta dhe duke mos u penguar atyre.
8) Ta nderojmė musafirin, ngase njė gjė tė tillė e kemi obligim. E kemi pėr obligim qė ta ushqejmė dhe t’i sigurojmė konak tė mirė.
9) Ta nderojmė besimtarin duke i plotėsuar obligimet qė i kemi ndaj tij: T’i japim selam kur ta takojmė, t’i dėshirojmė mėshirė nga All-llahu kur tė teshtė, t’ia pėrcjellim xhenazen kur tė vdesė, ta vizitojmė kur tė jetė i sėmurė dhe t’i pėrgjigjemi ftesės sė tij kur tė na ftojė.
10) Tė jemi tė drejtė nė fjalė, punė dhe gjykime, ngase drejtėsia nė Islam ėshtė e obliguar nė ēdo rast. Me kėtė arrihet fitorja dhe me kėtė pėrmirėsohet gjendja e individit dhe e shoqėrisė.
11) T’i pėrmbahemi formės Islame nė moral dhe veshje ngase nė kėtė gjindet ringjallja e sunnetit dhe largimi nga pasimi i pabesimtarėve.
Me kėtė veē kemi kaluar gjysmėn e rrugės drejt xhennetit. Tė nisemi tash drejt gjysmės sė mbetur e cila pėrfshin shirkun dhe mėkatet duke e vazhduar rrugėn pa lodhje dhe mėrzi. Ta mohojmė shirkun nė kėto mėnyra:
1) Duhet mohuar se ndonjė prej krijesave posedon aftėsi tė largojė ēfarėdo tė keqe apo t’i sjellė ndonjė tė mirė vehtes apo dikujt tjetėr pa caktimin dhe dėshirėn e All-llahut. Pėr kėtė pra, tė shpresojmė pėr ēdo tė mirė nė All-llahun dhe tė mbėshtetemi tek Ai nga ēdo e keqe. Vetėm nga Ai tė kėrkojmė ndihmė dhe shėrim ngase askush tjetėr prej krijesave nuk e meriton kėtė. Prandaj tė shpresojmė vetėm nė Tė dhe tė kemi frikė vetėm nga Ai.
2) Vetėm All-llahun ta adhurojmė dhe askujt tjetėr pėrveē Tij tė mos i lutemi. Vetėm me emrin e Tij tė betohemi dhe tė mos therrim kurban nė emėr tė ndonjė varri, por vetėm nė emėr tė Tij. Tė mos i zotohemi askujt pos atij dhe tė mos kėrkojmė ndihmė pos nga Ai.
3) Tė mos lidhim ndonjė pe apo hajmali pėr t’u mbrojtur me kėtė nga syri i keq apo tė largojmė nga vehtja jonė ndonjė tė keqe tjetėr. Ngase syrin e keq apo ndonjė tė keqe tjetėr nuk e largon askush tjetėr pėrveē All-llahut Fuqiplotė.
4) Tė mos u besojmė falltarėve, magjistarėve apo astrologėve e as asaj nė tė cilėn ata thirrin duke pretenduar se e dinė tė fshehtėn. Tė fshehtėn nuk e di askush pėrveē All-llahut tė Madhėruar.
5) Tė mos i nėnshtrohemi sunduesit, dijetarit apo prindit nė mėkat ndaj All-llahut. Ngase nėnshtrimi ndaj ndokujt pėrveē All-llahut duke e bėrė tė ndaluarėn tė lejuar dhe duke e bėrė tė lejuarėn tė ndaluar ėshtė shirk.
Me kėto pesė pika kemi arritur qė tė njohim tri tė katėrtat e rrugės pėr nė xhennet. E tash na mbetet edhe pjesa e fundit e ajo ėshtė tė larguarit nga mėkatet e pas kėsaj arrijmė deri te dera e xhennetit ku insha’all-llah (nėse don All-llahu) do tė hyjmė sė bashku me ata tė cilėt hyjnė.
1) Ta ruajmė dėgjimin duke mos dėgjuar sende tė kota, tė cilat pėrmbajnė mėkat. Tė mos ndėgjojmė muzikė, shpifje, bartje tė fjalėve apo fjalė tė cilat shpiejnė nė kufėr.
2) Ta ruajmė shikimin duke mos shikuar atė qė ėshtė e ndaluar, ndonjė femėr tė huaj qoftė besimtare apo pabesimtare.
3) Ta ruajmė gjuhėn nga fyerjet, gėnjeshtrat apo fjalėt e kėqia. Tė mos dėshmojmė rrejshėm, tė mos pėrgojojmė dhe tė mos shpifim.
4) Ta ruajmė barkun nga gjėrat e ndaluara qoftė nė ushqim apo pije. Tė mos ushqehemi me kamatė, me coftirė apo mish derri. Tė mos pijmė pije dehėse e as tė mos pijmė duhan.
5) Ta ruajmė organin gjenital duke mos iu afruar askujt pėrveē bashkėshortes apo asaj qė e kemi nėn posedim (robėreshės), tė cilat na i ka lejuar All-llahu xh.sh.
6) Ta ruajmė dorėn duke mos u bėrė dėm njerėzve me tė, tė mos i rrahim apo t’i vrasim pa tė drejtė. Tė mos i pėrdorim duart pėr tė luajtur bixhoz apo pėr tė shkruar me to ndonjė dėshmi tė rrejshme.
7) Ta ruajmė kėmbėn duke mos shkuar nė vendet e ndyta, tė ndaluara e tė kėqia.
8) Ta mbajmė fjalėn e dhėnė, tė dėshmojmė drejtė dhe t’i zbatojmė premtimet. Tė mos dėshmojmė rrejshėm dhe tė mos bėhemi prej atyre tė cilėt e shkelin fjalėn e dhėnė.
9) Ta ruajmė pasurinė, mos ta harxhojmė kot, por ndėrkohė edhe tė mos jemi koprracė. Mos ta humbin por edhe mos ta grumbullojmė tepėr duke mos e shpenzuar nė rrugėn e All-llahut.
10) Tė kujdesemi pėr familjet tona qoftė nė aspektin fizik apo atė psikik, tė kujdesemi pėr moralin dhe besimin e tyre. T’i mbrojmė nga ēdo send qė ua shkatėrron shpirtin apo mendjen.
Kjo ishte rruga pėr nė xhennet, o ju kėrkues tė xhennetit, tė jemi pra tė pėrgatitur qė t’i zbatojmė kėto pika nė jetėn tonė duke u armatosur me dituri tė vėrtetė nga Libri i All-llahut Tė Madhėruar dhe nga Sunneti i tė Dėrguarit tė Tij Muhammedit ?.
Kjo ishte e tėrė ajo qė shkurtimisht kam pėrmbledhur pėr begatitė e xhennetit dhe pėr sqarimin e rrugės deri tek ai, ashtu siē na e ka sqaruar All-llahu xh.sh. nė Librin e Tij dhe i Dėrguari i Tij nė hadithet e vėrteta. All-llahun xh.sh. e lus qė ta bėjė punėn time tė sinqertė pėr hir tė Fytyrės sė Tij. T’ia falė mėkatet autorit, prindėrve tė tij, hoxhallarėve tė tij, tė afėrmve tė tij dhe qė t’i bėjė kėta prej banorėve tė xhennetit. Gjithashtu e lus qė t’ia falė mėkatet lexuesve tė kėtij libri dhe qė t’u bėjė dobi me kėtė broshurė. Vėrtetė Ai ėshtė Ndihmuesi mė i mirė dhe Ai u mjafton besimtarėve qė i mbėshteten.
Lutja jonė e fundit ėshtė: Falėnderimi i takon All-llahut, Zotit tė botėrave!
Shkėputur nga: XHENNETI - BEGATITE E TIJ DHE RRUGA PER NE TE
__________________ Sikur tė ishte deti ngjyrė pėr t'i shkruar fjalėt e Zotit tim, deti (uji i tij) do tė shterrej para se tė pėrfundojnė fjalėt e Zotit tim. |