Kosta Raka mrekullon me karbon Athinėn
Ben Andoni
Nė galerinė IL STUDIO nė Athinė ėshtė ankoruar suksesi i fundit i grafistit tė njohur shqiptar Kosta Raka. Pasi ka marrė vlerėsimin e Tiranės, pėrgjatė pesė ditėve tė fundit, ekspozita e Rakės, konceptuar nė dy pavione Qytetėrim Ballkanik dhe Retrospektivė, ėshtė mbartur drejt vendit fqinj me100 punime, ndėr tė cilat 50 kanė qenė grafika (pamje), si dhe 50 karikatura. Ekspozita Qytetėrim Ballkanik ėshtė emėrtuar kėshtu nga vetė karakteri i saj, pasi ka pėrshfaqur para shikuesve, njė pjesė mjaft domethėnėse tė historisė e kulturės sonė, si edhe asaj tė qytetėrimit tė lashtė grek. Punimet e dy ekspozitave kanė qenė me teknikėn e tushit (bardh e zi), njė teknikė shumė klasike, por edhe tepėr e afrueshme me shijen e publikut fqinj.
Organizatori i kėsaj ekspozite ka qenė Shoqata Misionari, qė ėshtė pėrfaqėsuar me kryetarin e saj, Stefan Prifti. Duhet sqaruar se nė ekspozitėn e fundit, qė ka ēelur nė Athinė, Raka i ka kaluar dhe parashikimet e tij mė optimiste me nivelin e lartė qė ka prezantuar. Grafisti i njohur shqiptar, qė njihet dhe me nickname Hithra, ka marrė ftesa edhe pėr ekspozita tė tjera.
Duhet sqaruar se mesazhi i punėve tė Kosta Rakės i ka kaluar caqet e njė vendi tė vogėl si Shqipėria. Ai jep mesazh ballkanik dhe ėshtė tepėr i plotė pėr ato qė pėrcjell. Jo mė kot, ka pasur vlerėsime nga artdashės, por edhe nga profesionistė. Pėr, pavionin e karikaturės, z. Takis Koufalis Kėshilltar i Lidhjes S.O.F.I.A, u shpreh se grafisti Kosta Raka, nė karikaturat e tij, evidenton njė menēuri sofokliane.
Kurse, kritiku i shquar i artit shqiptar me banim nė Athinė, z. Miho Gjini, i cili ėshtė dhe Kryetar i Lidhjes sė Shkrimtarėve shqiptar me banim nė Greqi, u shpreh se asnjėherė deri mė tani njė aktivitet i tillė nuk kishte bashkuar nė njė sallė kaq intelektualė shqiptarė e grekė bashkė.
Qytetėrimi Ballkanik ėshtė vetėm fillimi i njė pune mjaft tė madhe tė piktorit Kosta Raka, i cili po punon pėr tė realizuar njė ekspozitė me disa nga vlerat mė tė spikatura historike, kulturore e tradicionale tė popujve tė rajonit ballkanik. Autori, nėpėrmjet njė virtuoziteti mjeshtėror grafik, ka sjellė nė kėtė ekspozitė punime nga tė gjitha trevat e Shqipėrisė, qė nga veriu e deri nė jug. Ndėrsa nga Greqia, ka punime jo vetėm nga Athina, por dhe nga Rodosi, Janina, Korfuzi, Navplio, Halikarnasi etj.
Nė karikaturat e ekspozitės Retrospektivė trajtohen probleme tė fushave ekonomike, sociale, psikologjike etj, qė kanė bėrė njė udhė shumė tė qartė dhe pėrmes editorit shqiptar. Tema tė tilla si: Droga, SIDA, krimi, papunėsia, problemet e pacientėve me mjediset spitalore dhe shėrbimet mjekėsore, ndotja e mjedisit, pasiguria e jetės sė individit, pamundėsia financiare e njerėzve pėr strehim, mbingopja e rrugėve me makina tė cilat sjellin kaos nė qarkullim dhe ndotje tė atmosferės, ngrohja globale, shfrytėzimi i pamėshirshėm i krahut tė punės, indiferenca ndaj problemeve individuale, etj, janė mjaft tė njohura pėr amatorėt e grafikės sė medias.
Pėrpos, 90% e kėtyre punimeve janė ekspozuar nė sallonet dhe konkurset mė tė mėdha botėrore tė karikaturės si nė: SHBA, Kanada, Brazil, Francė, Gjermani, Austri, Itali, Greqi, Hollandė, Turqi, Bullgari, Ukrainė, Japoni, Iran etj. dhe janė vlerėsuar me 28 Ēmime kombėtare dhe 4 Ēmime botėrore.
Nė inagurim merrnin pjesė afro 150 vetė: pėrfaqėsues nga Ambasada shqiptare nė Athinė, Ministria e Kulturės sė Greqisė, Ministria e Jashtme e Greqisė, Shoqėria Xteco, Bashkia e Kalithes, Bashkia e Niqeas, Bashkia e Tavros, Bashkia e Moskatut, Bashkia e Nea Smirnis, pėrfaqėsues nga kompani biznesi, profesorė, studiues, artistė, shoqatat artistike shqiptare nė Athinė, qytetarė e dashamirės tė kulturės shqiptare etj.