Pershendetje.
Meqenese kjo teme eshte hapur tek Kurani dhe jeta, normalisht qe ai qe e ka bere pyetjen ka dashur te dije se cfare thote feja Islame per kete, e ne kete kuader po tregoj ate cfare di une mbi kete ceshtje. NUk ka argument te drejteperdrejte nga Kurani dhe hadithet e Profetit alejhi selam mbi jeten ne planetet tjera, disa dijetare kane komentuar disa ajete Kuranore dhe kane then se mund te kete, psh kur permenden "banoret e qiejve dhe tokes", mirepo dijetare tjere kane thene se behet fjale per meleket dhe krijesat e tjera te Allahut.
Gjithesesi ajo cka eshte e sigurte eshte se nqs egzistojne, ata nuk dalin jashta krijimit te Allahut, dhe si egzistenca apo mosegzistenca e tyre tek ne nuk ndikon asgje. Njerezit jane krijuar qe te jetojne jeten e tyre dhe te japin llogari se a i jane bindur Zotit te tyre
Ndersa per ate pjese ku flet Blu-ja, eshte shume e lehte per Allahun qe gjithe universin ta krijoje vetem per njerezimin, dhe ne te gjithe planetet e tjera te mos krijoje krijesa.
Allahu e di me se miri.
__________________ Sikur tė ishte deti ngjyrė pėr t'i shkruar fjalėt e Zotit tim, deti (uji i tij) do tė shterrej para se tė pėrfundojnė fjalėt e Zotit tim. |