Kodi da Vinci, mashtrim mjeshtror
Robert Jakaj
Tani nė sallat e kinemasė tė gjithė botės, ka arritur filmi i ri, i shoqėruar me parrullėn E vėrteta do tė zbulohet. Jemi para njė fraze me dy kuptime, qė nuk mund tė konsiderohet e padėmshme. Ndėrkohė novela ėshtė pėrkthyer prej kohe nė gjuhėn shqipe, duke shkaktuar jo pak diskutime, krejtėsisht tė pabazuara natyrisht. Nuk ka dyshim se modeli i madh i Dan Brown-it ėshtė paraletrar e parahistorik. Dan Brown shkruan kundėr Opus Dei, atė qė, duke nisur nga shekulli XVIII, ėshtė bėrė kundėr Shoqėrisė sė Jezuitėve: i shikon rregulltarėt e Opus Deit si fanatikė tė devotshėm, qė punojnė verbėrisht nė shėrbim tė Kishės e nuk ndalen para asgjėje, kur bėhet fjalė pėr tė mbrojtur pushtetin e tyre. Shoqėria e Jezuitėve gjatė shekujve ka qenė krejt ndryshe nga ēe kanė paraqitur kundėrshtarėt e, megjithatė, duke nisur nga vitet shtatėqind, tradita, nė fillim protestante, pastaj antiklerikale, e paraqiti ashtu si i interesonte. Kyēi i leximit pėr tė kuptuar atė qė shkruan Dan Brown pėr Opus Dei-n, duhet kėrkuar nė faktin se shkrimtari, nė sa merr pendėn nė dorė, ndjehet i sigurtė se do tė ketė sukses. Dhe ėshtė pikėrisht kjo qė ka rėndėsi pėr tė, pra thjesht komercializmi i librit tė tij.
Pra libri ėshtė Novele, (fiction, sic i thone nė anglisht) bile dhe ne librari shitet ne seksionin e novelave. Kur e lexova ne fillim si libėr, u habita me disa gjėra, "fakte" tė cilat nuk janė tė argumentuara shkencėrisht dhe historikisht. Dhe nuk po hyjmė shumė nė detaje.
Personalisht librin e konsideroj thjesht fiction dhe i kėndshėm pėr tu lexuar pėr intrigat dhe rrjedhėn e ngjarjeve, dhe ėshtė hartuar me shumė mjeshtri nga autori. Dhe sbesoj se ka ndonjė tė marrė tė barazojė Kodin e Da Vincit me njė vepėr historike, prandaj sa i pėrket anės historike nuk vlen njė lek.
Nuk ėshtė as i besueshėm dhe as i aftė si historian, me kėto fjalė, mė 7 prillin e kaluar, gjykatėsi Peter Smith e shpalli tė pafajshėm romancierin Dan Brown qė ishte akuzuar pėr kopjim tė veprės Graali i shenjtė, botuar nė vitin 1982, bazuar mbi dokumente tė rreme.
Nė tė vėrtetė nė novelė nuk ekziston kurrfarė dokumentimi: gjithēka ėshtė fryt i pėrhapjes banale tė lajmeve tė rreme, komerciale, tė marra aty-kėtu, ndėrtuar nė formė batutash qė nuk kanė kurrfarė themeli historik. Mund tė themi shkurt se serioziteti shkencor mungon krejtėsisht. Atėherė, pse njerėzia e blejnė kėtė libėr? Pse e lexojnė? Sepse jemi nė shekullin e bindjeve tė fshehta , tė propagandės, dmth nė njė shekull, nė tė cilin shumė shpesh suksesi i njė vepre nė treg nuk tregon absolutisht se ajo vepėr ka edhe vlerė artistike. Nuk besoj se njė vepėr e tillė mund tė ndikojė mbi jetėn e ndokujt. Nėse ndokush do ta braktiste fenė sepse ka lexuar Kodin da Vinēi , mė duket se nuk do tė dėshmonte tjetėr, veēse nuk ka pasur kurrfarė feje, se ka besuar thjeshtė pėr forcė zakoni ose se nuk i ka bėrė kurrė vetes pyetje serioze pėr Jezusin, pėr tė pasur edhe pėrgjigje po aq serioze, duke fituar pjekurinė nė fe.
Ndėrsa frymėn e fortė feministe Dan Brown e ka marrė nė nivelin mė tė ultė, sepse ky ėshtė niveli nga i cili arrihet suksesi mass-medial. Ripėrsėrit kėshtu njė traditė tė vjetėruar, qė nis me Margaret Murrai, shkrimtare e shekullit tė kaluar, autore e romanit Zoti i shtrigave, pėr tė ricikluar historinė, pa kurrfarė baze antropologjike, tė Zotit me origjinė femėrore, fekondues, i mirė paqėsor, i cili mė pas zevendėsohet me Zotin e ushtrive, Hyjin e priftėrinjve e tė luftėtarėve. E ky na qenka Zoti i vetėm i Abrahamit, Zot i egėr, shtypės, mizor
Po ashtu krijohet menjėherė ideja se libri apo filmi ėshtė ngritur mbi njė supozim antikatolik. E kujdes, po e theksoj, antikatolike. Kjo natyrisht e bėn gjithēka mė tė dyshimtė. Ēdo tė thotė tė heqėsh dorė nga ēka beson, pėr tė shijuar shfaqjen e njė filmi? A mund tė shijohet, pastaj, njė film, nėse nė njė farė pike tė tij, besimtari e ndjen veten tė fyer nė elemenetet mė intime qė pėrbėjnė fenė e tij? Sigurisht jo! Ky nuk ėshtė film i padėmshėm, i parrezikshėm e prandaj nuk mund tė konsiderohet as si fryt i pastėr i fantazisė, edhe pse fantazia mund tė pėrdoret qetėsisht nė punė duke shfrytėzuar objekte tė tjera, qė nuk fyejnė askėnd nė ndjenjat mė tė thella.
Nuk mund tė mos lind pyetja: a do tė ishte e gatshme pėr shėmbull qė shoqėria civile, edhe ajo laike, tė pranonte njė film qė fyen rėndė ndjenjat fetare tė hebrenjve, tė myslimanėve e tė budistėve? Do tė ngrihej, sigurisht, njė kor i rebeluar zėrash, edhe nga ana e laikėve, pėrballė njė fyerjeje tė tillė tė ndjenjave fetare tė besimtarėve e kėshtu me radhė
Tashti vijoj tė pyes: pse kundėr katolikėve mund tė bėhen gjėra, qė asnjė nga ne nuk mund as ti mendojė se mund tė bėhen kundra hebrenjve, myslimanėve ose besimtarėve tė feve tė tjera? Ose a do tė ishte e mundur tė bėhej njė film qė tė tallej, bie fjala, me shfarosjen e hebrenjve nga nazistėt e, si fryt i fantazisė, tė krijonte njė Hitler ose njė Stalin pozitiv, simpatik, pėrballė demokracive tė mėdha negative, antipatike tė Perėndimit. Pa dyshim qė nuk do ta pranonim!
Gjithashtu njė shpikje e papranueshme ėshtė edhe historia e pasardhėsve tė Merovingėve, masakrat e bėra nga Kisha Katolike e mė pas nga Opus Dei pėr tė mbajtur nėn sekret lajmin, etj. Ama tė gjitha kėto shpifje tė vetėdijshme kanė si resultat ēkreditimin e Kishės sepse libri ėshtė i shkruar nė atė mėnyrė qė njerėzit ti besojnė. Ėshtė saktėsisht aq sa bėn edhe Protokollet e Dijetarėve tė Sionit, njė tekst i shpikur nga antisemitėt, nė tė cilin u atribohet krerėve tė hebrenjėve plani i pushtimit tė botės dhe qė ky plan ka qenė i pėrdorur nga Hitleri pėr tė justifikuar persekutimin e tyre.
Sipas Dan Brown, ka qenė Konstantini ai qė ka imponuar tė lihen vetėm katėr Ungjij. Nė tė vėrtetė, nė fillimet e shek. IV gjindeshin tė paktėn 80 (tetėdhjetė!) ungjij e tė gjithė tė njėjtit nivel. E mirė pra, ky argumentim tregon njė humnerė injorance.
Tani, Dan Brown, sado injorant qė tė jetė, nuk mund tė mos e dinte se hyjnia e Krishtit ėshtė e pohuar qė nė Letrat e Shėn Palit tė shkruara rreth vitit 60, ose nė Ungjillin e Gjonit, gjithsesi qė nė shekullin e parė. Ndėrsa Dan Brown thotė se hyjnia e Jezu Krishtit ka qenė shpallur nė Koncilin e Nicesė nė shek. IV. Absurde!
Ndėrsa historia e vėrtetė na thotė se nė shek. II, pra dy shekuj para Konstantinit, shėn Ireneu dhe tė tjerė tregojnė nė mėnyrė tė qartė se ekzistonin katėr Ungjij. Katėr Ungjijtė qė ne njohim si kanonikė janė tė shkruar para ungjijve gnostikė.
Me njė fjalė Kodi i Da Vincit ska asnjė vlerė shkencore si libėr. Ky libėr jo vetėm qė ka gabime trashanike nė faktet qė pėrmend, por edhe i ngatėrron ato realet. Ka pėrzierė nė faktet historike dhe duke prekur perciptazi faktet e tjera i le ato pezull dhe akoma mė tė paqarta.
Prandaj ky libėr e tashti edhe film ėshtė apostafat pėr "masat popullore" e materialiste qė fitojnė (nė fakt e blejnė) "kulturėn" prej librave fiction, pa kurrfarė prove historike qė asnjė historian profesionist nuk i ka marrė seriozisht. Gjithashtu duhet kujtuar qė libri i Dan Brown ka qenė i suksesshėm pasi qė ka patur pak konkurrencė nė tregun e librit. Disa vite mė parė ishte nė famė Zotėria i unazave (The Lord of the rings) dhe pastaj fenomeni i Harry Potter. Pra ndoshta edhe fakti qė ekziston aktualisht edhe mangėsia e shkrimtarėve tė mėdhenjė si J.R.R. Tolkien apo C.S. Lewis. Kėshtu qė nuk gjindet asgjė e re nė librin e tij, perveē shpjegimi jashtėqendror I Darkės sė Mbrame tė Leonardos. Ėshtė fare i qartė edhe fakti se Dan Brown, nė disa pjesė tė librit, ngatėrron Leonardo da Vincin me Michelangelon. Dhe tė paktėn mos tė pretendohet tė bėhet debat shkencor apo historik me fanta-shkencėn dhe manipulimet e Dan Brown.
Ndėrsa sa pėr Kishėn Katolike, atė qė beson kjo kishė pėr personin e Jezu Krishtit e besojnė tė gjithė tė krishterėt (pėrfshirė ortodoksė dhe protestantė), por autori e veēon Kishėn Katolike me qėllim pėr tė krijuar tymin e komplotit tė madh...
Dhe shumė njerėz do tė shkojnė nė kinema pėr tė parė filmin sa pėr kurreshtje, kjo pėr vetė faktin se luan Tom Hanks, dhe thjesht duan te shohin se si ėshtė realizuar si film.
Dan Brown po jua servir kėtė fabul e cila i pėlqen shumė fėmijeve tė rritur perėndimor. Ai bėri ca para dhe Amerika u bė akoma mė e hutuar nė bindjet e saj. Prandaj sa mė shumė flitet pėr kėtė libėr apo film, aq mė shumė reklamė i bėhet, aq mė shumė blihet, aq mė shumė do shkojnė ta shohin si film. Kinematografia, letėrsia fiktive, janė arte, dhe nuk mund tė merrėn si tė verteta. Pėr mė tepėr, nuk mund tė formosh kurrė njė opinion tė plotė pėr diēka pa lexuar apo parė dokumenta tė tjera historike apo jofiktive.
Secili ka tė drejtė tė vendos ta shikojė apo jo kėtė film, dhe ta gjykojė sipas mendimit tė vetė. Megjithatė duhet pasur parasysh qė ėshtė vepėr arti, dhe jo e vėrtetė absolute. Nė fund tė fundit edhe monedha ka dy anė.
* Robert Jakaj, eshte diplomuar ne shkencat teologjike ne Rome (Itali). Artikulli eshte botuar ne te perditshmet kosovare Koha Ditore, Kosova Sot e Iliria Post.