Shikoni Postime te vecuara
  #1  
Te vjeter 11-03-2007, 21:54
Minifotoja e anetarit AlbanianMail
AlbanianMail AlbanianMail eshte Jashte Linje
Albanian Mail Editor
 
Reg: 28-06-06
Lokalizimi: London
Postime: 18
Nervozizmi serb dhe kompromisi shqiptar

Nervozizmi serb dhe kompromisi shqiptar
Margarita KOLA

Nuk ėshtė aspak e habitshme dhe e rastit qė sot kur Athisar paraqet paketėn e propozimeve pėr tė ardhmen e Kosovės, tonet e deklaratave serbe shprehin nervozizėm tė fortė dhe tė hapur. Deri kėtu asgjė e re pėr shqiptarėt.
Ajo qė dua tė hulumtoj me tepėr ėshtė nėse komuniteti ndėrkombėtar e ka kuptuar ndonjėherė pėrmasėn e vėrtete tė kėsaj urrejtjeje qė ushqehet nga politika serbe mbi shqiptarėt. Qė nuk e ndiejnė kėtė urrejtje ashtu si shqiptarėt qė e kane vuajtur, ėshtė mė se normale. Por ėshtė shumė e rėndėsishme qė tė kuptohen mekanizmat dhe standardet qė e mbajnė gjallė dhe e “lulėzojnė” kėtė politike dhe regjim urrejtje pėr atė qė vetė politikanėt serbė na e quajtkan “zemra e Serbisė”. Nėse lexohen komentet qė i janė bėrė paketės sė Athisarit, del qartė se ajo ofron kompromise tė shumta qė duhet tė bėjė pala shqiptare; kompromise nė emėr tė asaj qė pėr shqiptarėt e Kosovės ėshtė shumė e shtrenjtė; Pavarėsia. Ēfarė kompromisi i propozohet Serbisė sipas kėsaj pakete? Nė kuptimin e plote tė fjalės: Asgjė. Ēfarė duhet tė bėjė Serbia ėshtė qė tė artikuloj dhe tė pranojė tė drejtėn e shqiptarėve qė tė vetėqeverisen. Ky nuk ėshtė kompromis, por njė e drejtė natyrore e paracaktuar pėr shqiptarėt dhe ēdo komb tjetėr kudo nė botė dhe qė atyre i ėshtė mohuar jo vetėm padrejtėsisht por edhe paturpshmėrisht. Deri kėtu balanca pėrsėri anon nga serbėt.

Le tė thellohemi me tepėr. Bėhet thirrje qė tė tėrhiqen ambasadat serbe nga tė gjitha ato vende tė cilat do tė njohin Kosovėn si shtet tė pavarur. Edhe kėtu, nacionalizmi i sėmurė serb gabon. Ėshtė pėrsėri e drejta e atij apo kėtij shteti tė njohė cilin shtet tė dojė. Kėshtu qė thirrje tė tilla nuk duhet dhe nuk kanė sesi tė kushtėzojnė marrėdhėniet diplomatike qė Serbia ka me kėto vende. Edhe nė kėtė rast, Serbia kėrkon qė kėto shtete tė bėjnė kompromis, me pak fjalė ose me Serbinė ose me Kosovėn.
Bėhet kėshtu e qarte qė shqiptarėt nė ēdo rast, sipas serbėve, duhet dhe janė objekt dhe subjekt i kompromisit. Nuk jam aspak kundėr qė pėr ēėshtje tė tilla madhore do tė bėjmė edhe kompromise nė tė mirėn e kombit tonė. Kur them kėshtu, mendoj se pėrfaqėsoj njė pjese dėrrmuese tė opinionit shqiptar kudoqoftė ai.

Por ēėshtja shtrohet: A duhet qė komuniteti ndėrkombėtar tė mbėshtes mekanizma dhe standarde tė tilla tė njėanshme? A duhet qė gjithmonė, kur vjen puna qė shqiptarėt tė fitojnė tė drejtat e tyre, duhet patjetėr tė lejojnė kompromise sepse pėrndryshe nuk mund ta fitojnė tė drejtėn e tyre pastėrtish dhe plotėsisht? Pėrse po shpenzohet kaq shumė kohė dhe kujdes i madh qė pala serbe tė mos “mėrzitet” nga vendimet qė do tė merren pėr statusin e Kosovės? A ėshtė e drejta pėr vetėvendosje universale dhe e aplikueshme njėlloj si pėr shqiptarėt dhe serbėt? Dikush mund tė thotė: “Ēfarė kėrkon moj zonjė mė tepėr? Bota po bėnė shumė pėr shqiptarėt e Kosovės”. Shumė e thjeshtė. Kėrkoj vetėm qė tė jetė nė vėmendjen e gjithė shqiptarėve qė tė reagojmė dhe tė faturohemi nė mėnyrė tė tillė qė tė futemi nė marrėveshje me statusin e partnerit dhe jo tė palės qė patjetėr duhet tė tolerojė edhe kur nuk duhet. Besoj se ngacmimi i ēėshtjeve tė mėsipėrme e bėn tė kuptueshme sesi kuptohet dhe interpretohet nervozizmi serb nga komuniteti ndėrkombėtar. Mendoj se megjithė pėrpjekjet dashamirėse, nervozizmi serb nuk kuptohet nė dialektikėn e tij. Kuptohet qė ka njė nervozizėm serb dhe shqiptar, por nuk bėhet dallimi se baza e nervozizmit serb nuk ėshtė aspak e njėjtė me atė tė shqiptarėve. Ndėrsa serbėt e kanė ushqyer dhe ngritur urrejtjen e tyre mbi shqiptarėt nė politikė dhe kjo shpesh e “pėrkėdhelur” edhe nga njė pjesė e komunitetit ndėrkombėtar, shqiptarėt kanė pasiguri sepse janė vrarė dhe ndjerė tė mohuar nė ēdo moment nė shoqėrinė serbe.

Ndėrsa serbėt s’janė mėsuar asnjėherė tė bėjnė kompromise, shqiptarėt kanė qenė tė detyruar tė bėjnė mė shumė se ē’duhet. Ndėrsa komuniteti ndėrkombėtar ka qenė mjaft “zemėrgjerė” me Serbinė, shqiptarėt e kanė ndjerė reagimin e tij vetėm kur gjenocidi mbi ta bėhej i pafalshėm. Nė kėtė terren dhe shtrat janė kultivuar qėndrimet e njėanshme. Sot jemi pėrpara faktit qė pėrballen nervozizmi nacionalist serb dhe kompromisi shqiptar dhe pėrsėri vendoset si njė nga kushtet qė ofron paketa e Athisarit. Le tė shėrbejė pėrsėri kompromisi ynė pėr t`i treguar komunitetit ndėrkombėtar se ėshtė Kosova qė po kontribuon pėr stabilitetin nė Ballkan dhe jo ish-Jugosllavia ose Serbia sė bashku mė Kosovėn.

Ėshtė mekanizmi i pavarėsisė qė hap rrugė pėr qėndrueshmėri nė Ballkan dhe jo standardi i njėanshmėrisė dhe zgjidhjeve gjysmake pėr hatėr tė “ekuilibrave” ndėrkombėtare. Tashmė, ky duhet tė ishte standardi referues pėr bashkėsinė ndėrkombėtare dhe shqiptarinė nė tė njėjtėn kohė. Ndoshta do tė duhet edhe pak kohė qė edhe shqiptarėt nė Ballkan tė konsiderohen tė barabartė dhe tė devotshėm pėr tė fituar tė drejtat e tyre nė tė njėjtėn mėnyrė, si gjithė kombet e tjera.
Pergjigjuni me Citim