Dy francezė, nė kėrkim tė Shqipėrisė sė harrueme nė foto
Belina Budini
Loic Chauvin & Christian Raby
Duhet tė jesh qėmtues "subtil" si njė francez, pėr tė kėrkuar gjėra tė tilla tė holla, si shikimin plot vetėbesim tė njė plake shqiptare tė fillimit tė shekullit tė kaluar, elegancėn e njė prostitute shqiptare tė viteve '30, mbishkrimet "liri a vdekje" nė qeleshet e ca ēiliminjve tė armatosur deri nė dhėmbė, pėr tė pozuar me ushtarėt e vėrtetė tė lirisė a vdekjes... Gjėra kaq tė holla, ka kohė qė nuk i interesojnė mė shtypit tė huaj dhe kishim menduar se udhėtarė tė tillė romantikė ishin njė specie e zhdukur. Udhėtarėt modernė tė tabloidėve, si "famėkeqi" A. A.Gill, do tė shqyheshin sė qeshuri me fotografėt francezė, qė kėrkojnė historinė nė njė vend si Shqipėria.
Dhe jo ndonjė histori me njerėz tė harruar nga koha, por histori arti. Histori tė vėrtetė arti, qė lind nė tė njėjtėn kohė me historinė botėrore tė kėtij arti: Fotografinė. Shqipėrisė i ėshtė mohuar me pa tė drejtė njė vend nė Historinė Botėrore tė Fotografisė, sipas Loic Chauvin, "Web-master" nė tė pėrditshmen franceze "Liberation" dhe i pasionuar pas fotografisė dhe Christian Raby, profesor i Filozofisė dhe Fotografisė nė degėn partizane tė "Universitetit tė Ēikagos".
Ata qė kanė rrėmuar nė arkivat e harruara nga vetė shqiptarėt tė fotografive dhe kanė shndėrruar nė vepra arti, imazhet e leckosura tė ruajtura nė sėnduqet e mykura, duken tė bindur nė konstatimin e tyre, ndryshe, nuk do tė kishin pse tė shpenzonin vite kohė me kėrkime tė tilla. Pėr albumin e parė, Loic Chauvin i janė dashur pesė vjet punė dhe kėrkime nė Shqipėri, duke nisur qė nga vitit 1989, kur ka zbuluar pėr herė tė parė vendin tonė dhe bashkė me tė, edhe dinastinė e fotografėve Marubi.
"Ishte njė zbulim i rastėsishėm, qė nuk do tė kishte ndodhur po tė mos kishim humbur avionin e kthimit pėr nė Paris, atė vjeshtė tė 1989. Na u desh tė qėndronim disa ditė mė gjatė nė Shqipėri dhe nė Shkodėr zbulova dinastinė dhe historinė e mrekullueshme tė Marubėve",- tregon Loic. Pesė vjet mė vonė, nė 1994, albumi i parė me fotografi nga Shqipėria, tė gjitha tė Marubit, botohet nė Paris, me njė parathėnie tė Ismail Kadaresė. Qė nga ky botim, shumė ujėra kanė rrjedhur nė Shqipėri, por ajo qė vazhdon ta tėrheqė drejt vendin tonė Loic Chauvin, ėshtė ende fotografia e vjetėr.
Koleksionisti dhe i pasionuari pas fotografisė, kalon orė tė tėra nė Arkivėn e Shtetit, duke rrėmuar nė filmat e vjetėr, shpesh i humbur nė to, pėr shkak se janė tė organizuar sipas temave dhe jo emrave tė fotografėve. Ditė tė tjera i kalon me pinjollėt e fotografėve, qė ruajnė punėt e mjeshtrave tė fotografisė sė hershme shqiptare, duke kėrkuar atė histori fotografie, qė ai ėshtė i bindur se ekziston nė Shqipėri dhe tė cilėn nuk e kanė shkruar ende as vetė shqiptarėt.
I fundit qė kishte nisur ta bėnte njė gjė tė tillė, fotografi Pirro Naēe, u nda nga jeta vetėm pak kohė mė parė, pa e pėrfunduar dot misionin e tij, ndėrsa Loic Chauvin, tregon se Naēe ishte nė fakt njeriu qė ia zbuloi magjinė e Marubit, nė fund tė viteve '80, kur erdhi pėr herė tė parė nė Shqipėri, me njė delegacion zyrtar. Por ka zbuluar gjithashtu, se ata nuk ishin as tė vetmit dhe as tė fundit dhe madje, tani ka filluar tė ketė autorė tė tjerė tė preferuar nė vend tė tyre, nga fotografėt shqiptarė. I fundit, ėshtė njė fotograf qė ka zbuluar nė Berat, Xhimitiku, por edhe fotografi i njohur, Kristaq Sotiri apo Shan Pici, ashtu si edhe Jani Ristani, Kol Idromeno, Vani Burda dhe madje edhe Vangjush Mio, nė cilėsinė e fotografit dhe jo vetėm tė piktorit. Shumė fotografi tė tyre, i ka bėrė gati pėr ekspozitėn qė po planifikojnė nė Galerinė Kombėtare tė Arteve, por edhe pėr njė sėrė ekspozitash tė tjera nga Parisi, nė Zyrih dhe Strasburg. Janė ende nė bisedime me autoritetet pėr tė gjitha kėto, por vazhdojnė njėkohėsisht edhe kėrkimin nė familjet shqiptare qė ruajnė apo trashėgojnė fotografi, pėr tė zbuluar gjėra tė reja, ndėrsa nuk e ndėrpresin mė kėrkimin nė Arkivėn e Shtetit, aty ku kanė gjetur "thesare tė harruara", siē shprehen edhe vetė.
"Ideja e gjithė kėtij kėrkimi, ėshtė qė tė tregojmė njė histori tė fotografisė shqiptare, sepse ajo ėshtė njėkohėsisht edhe njė tregim pėr Historinė e Fotografisė Botėrore dhe duket se Shqipėrisė i ėshtė mohuar vendi qė i takon nė kėtė histori. Ne mendojmė se Shqipėria ka njė histori shumė tė pasur fotografie, si pėr nga cilėsia, ashtu edhe pėr nga sasia. Dua tė theksoj, se interesimi ynė nuk ėshtė thjeshtė kureshtje ekzotike, por edhe njė interesim pėr cilėsinė e vėrtetė. Ne zgjedhim fotot vėrtet cilėsore dhe jo vetėm ato qė mund tė kenė njė interes historik",- tregon Loiku, duke shtuar se nė kėtė mėnyrė do tė kenė mundėsi edhe tė tregojnė diēka tjetėr nga Shqipėria, njė imazh pozitiv, qė flet pėr njė tė shkuar kulturore tė pasur tė shprehur me mjete moderne, para mė shumė se njė shekulli. Megjithėse inventarėt specifikė mungojnė, mund tė flitet pėr qindra-mijėra fotografi tė realizuara nė vitet e para tė fotografisė, afro 150 mijė tė Marubit, 50 mijė tė Shan Picit, 70 mijė tė Ded Gjakovės, 14 mijė tė Kristaq Sotirit, etj.
"Ėshtė e pamundur t'i shohėsh tė gjitha dhe nga Marubi, me fotot e tė cilėve jemi marrė mė gjatė, kam arritur tė shoh deri nė 10-15 mijė, pra vetėm 10% tė totalit. Nė kėtė aspekt, puna jonė nuk mund tė jemi veēse tė pjesshėm nė kėrkimin tonė dhe u takon shqiptarėve tė bėjnė punėn tjetėr",- pėrfundon Chauvin.
Komentet
Nga fotot e njė prostitute shqiptare tė viteve '30, deri tek luftėtarėt e rreptė dhe ceremonitė mortore, e shpimet e bektashinjve
Shqipėria e viteve '20-'30
Janė rreth 30 foto, tė bėra gati pėr ekspozitėn qė kanė planifikuar nė muajin mars nė Tiranė dhe nė tetor, nė Paris. Tė gjitha tė zgjedhura me kujdes dhe tė punuara po me kaq kujdes, pėr t'i mėshuar pastėrtisė dhe dendėsisė, por edhe pėr tė ruajtur ekuilibrin e ngjyrave dhe sigurisht, aspektin e tyre origjinal, duke mos retushuar asgjė, deri as tė grisurat pėrfund fotove. E nisim duke i komentuar me njė fotografi tė njė lypėsi, vėllai i tė cilit ėshtė fotografuar gjithashtu nė vitet '20 nė Korēė dhe ishte profesor. Nga fotot e Kristaq Sotirit, njė foto qė mbrohet me fanatizėm nga pjesėtarėt e familjes sė fotografit, duket e rrallė ajo e njė prostitute shqiptare, shtrirė nė njė krevat vetėm me tė linjta dhe me njė shami tė zezė tė lidhur nė kokė.
Seksi dhe elegante, qė po tė mos kishte informacion nga vetė familja e fotografit, qė bėhet fjalė pėr njė prostitutė, do ta merrje pėr njė damė borgjeze... Njė seri fotosh tė ēuditshme, qė supozohet tė jenė makabre, por qė nuk shfaqen tė tilla, paraqesin ceremoni mortore ortodokse dhe myslimane dhe vajza, ose fėmijė tė fotografuar nė arkivol. Vėshtrimet e njerėzve qė u rrinė pranė trupave tė vdekur, janė detajet mė shpresė tė kėtyre fotove, sipas francezėve.
Nuk mund tė mungonin fotografitė me armė, shumė tė preferuara nga tė gjithė fotografėt, por nė rastin e luftėtarėve tė Jugut, qė mund tė jetė njė foto e Marubit, me armėt nė shpatulla, Loic Chauvin tregon se edhe detaji i mbishkrimit "Liri a vdekje" nė qeleshet qė mbajnė fėmijėt, ėshtė njė magji mė vete. Bektashinj qė shpojnė faqet me shufra hekuri, sipas njė riti tė lashtė dhe misterioz, shfaqen nė njė fotografi tjetėr, tė cilėt fotografėt francezė e kanė gjetur nė Arkivėn e Shtetit, por tė cilėn nuk kanė mundur ta identifikojnė dot. Njė nga mė tė preferuarat e francezėve, ėshtė portreti i njė plake shqiptare, pėr vėshtrimin e sigurt dhe ngjyrat "sobres" (tepėr tė kursyera).
Vangjush Mio, edhe fotograf
Bėnte fotografi pėr t'i shndėrruar mė pas nė piktura, por ky dimension i Vangjush Mios si fotograf, zbulohet pėr herė tė parė nga tė pasionuarit francezė pas fotografisė, tė cilėt fotot e mjeshtrit i kanė bėrė pjesė tė arkivės sė tyre, qė do tė shėrbejė pėr ekspozitat nė Tiranė dhe Paris, por edhe nė Strasburg, nė selinė e Kėshillit tė Evropės.