pershendetje administrator, e lexova me vemendje studimin qe ke paraqitur ketu, deri diku eshte realiteti, por kuptohet nuk eshte aq i thelle... une mendoj se tregu i punes eshte lufte per ekzistence ne te gjithe boten. pa dashur te bej krahasime por le te flasin ata qe aktualisht jetojne jashte, kane mbaruar shkolla, dhe e kane shume te veshtire te gjejne nje pune ne profesionin qe kane mbaruar... imagjino si eshte ne shqiperi...por ketu ka shume probleme... duke qene se tregu i punes eshte ende nje monopol ndikojne shume miqesirat dhe njohjet dhe nuk merren shume per baze diploma me 10 etj... pastaj kur vjen puna per femrat, ato jane akoma me te diskriminuara dhe kjo nuk fillon tek puna, por qe ne shtepi, familje, ku babai nuk e lejon te punoje apo te shkollohet, me pas burri dhe ne fund femijet te cilet kane nevoje per te... kuptohet kjo nuk eshte shumica, por eshte e konsiderueshme... duke qene se 70%e shqiperise eshte nje "fshat" kuptohet edhe mentaliteti eshte i tille... ne shohim Tiranen, bllokun dhe nuk kalojme kurre nga fshatrat e shqiperise (sepse kuptohet nuk na lidh puna) dhe kemi raste te shumta kur babai e fejon vajzen qe 16 vjec ose e ka fejuar dhe ajo nuk di gje... atehere cfare emancipimi dhe cfare kerkesash do te kete kjo vajze per veten e saj. ajo nga autoriteti i babait kalon ne autoritetin e burrit dhe ketu mbyllet gjithcka...edhe nje gje tjeter qe dua te shtoj (kuptohet ka shume me shume se kaq) femra duke qene me e ngarkuara ne shtepi dhe kujdeset per gjithcka , asnje firme nuk ka interes ti marri ne pune perpara nje burri, se shume shpesh ajo do marri leje, nuk del dot naten, do kerkoje lejen e lindjes etj etj... kam kaq shume per te shkruar por nuk dua te behem e besdisshme... |