Shikoni Postime te vecuara
  #1  
Te vjeter 15-02-2007, 16:19
Minifotoja e anetarit Administratori
Administratori Administratori eshte Jashte Linje
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,058
Faqe ne Ditar: 2
Punesimi, femrat, shume me pak te paguara se meshkujt

Punėsimi, femrat, shumė mė pak tė paguara se meshkujt
Bruna Prifti

Shumė pak shanse pėr punėsim dhe shumė mė pak tė paguara, krahasuar me meshkujt. Diferenca mes dy sekseve, mund tė konsiderohet pa frikė njė hendek i madh nė vendin tonė. Me gjithė pėrpjekjet dhe programet pafund pėr barazinė gjinore, shifrat flasin pėr njė pabarazi tė theksuar. Duke nisur qė nga punėsimi dhe deri nė vlerėsimin material pėr punėn e bėrė, nė mos mė mirė, sė paku njėsoj. "Pėr ēdo 100 meshkuj, vetėm 31 prej tyre janė inaktivė nė tregun e punės, ndėrsa pėr ēdo 100 femra, rreth 53 janė inaktive",- theksohet nė raportin e fundit "Femra dhe Meshkuj nė Shqipėri", ku jepet njė panoramė e situatės gjinore tė punėsimit. Mjerisht, gjithēka nė favor tė meshkujve. Sipas tė dhėnave tė Institutit tė Statistikave, analiza e punėsimit sipas gjinisė nė vite, tregon se duke filluar nga viti 1995, niveli i punėsimit tė femrave ka qenė dukshėm mė i ulėt se ai i meshkujve. Nė gjuhėn e shifrave, nė popullsinė ekonomikisht aktive, (e aftė pėr punė) numėrohen 430 mijė femra, ose 46.8%, ndėrsa meshkuj janė mė shumė se 68% e gjithė tė punėsuarve.

Diskriminimi nė pagė

Pėr punėn e bėrė, femrat shpėrblehen mė pak se meshkujt. Madje, edhe pėr tė njėjtėn punė. Sipas tė dhėnave tė studimit, paga e femrave ėshtė diēka mė shumė se gjysma e pagės qė marrin meshkujt. "Tė dhėnat tregojnė qė paga mesatare mujore neto e femrave, pėrbėn 65% tė pagės mesatare mujore neto tė meshkujve",- theksohet nė studim. Sipas tij, analiza mė e detajuar sipas degėve tė ekonomisė, tregon se paga mesatare mujore neto ėshtė dukshėm mė e lartė se e femrave nė tė gjitha degėt e ekonomisė dhe diferenca ėshtė mė e theksuar pėr tė punėsuarit me pagė nė sektorin privat jo-bujqėsor. I njėjti fenomen, sipas specialistėve tė punėsimit nė Ministrinė e Punės, rezulton pėr tė gjithė grupmoshat. Fakt, qė ėshtė vėnė nė dukje edhe nė raporte tė ndryshme tė organizatave tė huaja, qė janė marrė me kėtė fenomen nė vendin tonė.

Punėt e femrave


Arsimi dhe shėndetėsia. Kėta janė dy sektorėt qė mbeten mė tė dominuar nga femrat. Shumica e tė cilave, vazhdojnė tė punojnė nė sektorė ku tradicionalisht kanė qenė tė pėrqendruara femrat. Poste tė thjeshta nė sektorin shtetėror dhe fare pak nė rangun e drejtuesve tė lartė. "Nė grupin e arsimit, femrat zėnė 66.6%, kurse nė shėndetėsi zėnė 79%",- theksohet nė studim, sipas tė cilit pjesėmarrja e tyre bie ndjeshėm nė industri, hotele dhe restorante, ku meshkujt zėnė njė pėrqindje mė tė lartė. Ndėrkohė qė sektorėt ndėrtim, transport e komunikacion, dominohen nga meshkujt dhe femrat nė to janė nė minorancė, vetėm me 3 deri 9 pėr qind. Nuk janė mė shumė tė privilegjuara nė sektorin shtetėror, ku shifrat flasin pėr rreth 40% tė tė punėsuarve gjithsej. Nė grupin e ligjvėnėsve, nėpunėsve tė lartė dhe drejtuesve, femrat zėnė vetėm 26.8%, kurse nė grupet e specialisteve dhe nėpunėsve tė thjeshtė, pėrbėjnė 56.2% tė gjithė tė punėsuarve.

Femrat

Gjithė sa thuhet mė shifra, e mbėshtesin edhe vetė femrat, tė cilat kanė ndjerė se tregu i punės ėshtė shumė i ashpėr me `to. Jola Gjoni, ėshtė 29-vjeē dhe ka dy fėmijė. Ka mbaruar me mesatare tė mirė pėr Gjeologji-Miniera, por edhe vite pas diplomimit, nuk ka arritur tė sigurojė njė punė. "Sė paku pėr profesionin tim, ose diēka tė pėrafėrt",- thotė ajo, duke treguar se pėrgjithėsisht ėshtė marrė me rritjen e fėmijėve. Por, siē thotė vetė, edhe atėherė kur ka qenė e aftė tė punojė, nuk ka gjetur vend. "Kam punuar pėr njė periudhė kohe shitėse, me njė pagė qesharake dhe me orar tė zgjatur. Gjithė herėt qė jam interesuar nė administratė, kam lėnė dosje gjithandej, pa marrė pėrgjigje pozitive",- thotė ajo. Tani, e bindur t'i drejtohet Italisė, pėr t'iu bashkuar bashkėshortit.

Specialistėt: Femra tė papuna, ja pse

Njė sėrė arsyesh pėr situatėn problematike tė punėsimit tė femrave. Qė nė fjalėn e specialistėve, vjen nė pėrmirėsim sė fundi, por gjithsesi me shumė diferenca mes gjinive. Treguesit, sipas tyre, lidhen me situatėn e sotme tė tregut tė punės, ku punėsimi i femrave bie pėr shkaqe tė ndryshme. Sė pari, mbyllja e mjaft aktiviteteve industriale, nė tė cilat ka pasur numėr tė konsiderueshėm femrash tė punėsuara. Si arsye tė dytė, specialistėt rendisin zhvillimin e mjaft aktiviteteve tė orientuara mė shumė drejt punėsimit tė meshkujve. Konkretisht, tregtia, ndėrtimi apo edhe zhvillimi i hotelerisė e restoranteve, ku sundojnė tė punėsuarit meshkuj. Ndėrkohė, nė panoramėn pesimiste tė punėsimit tė femrave ndikon, sipas specialistėve, edhe lėvizja rurale-urbane, qė nuk u jep shumė mundėsi femrave tė ardhura nga zonat rurale, tė hyjnė nė tregun e punės. Nė grupin e tė papunėve tė regjistruar, femrat pėrbėjnė 48.4%. Kjo, sipas tyre, nuk shpreh nivelin e papunėsisė, por faktin qė femrat janė mė pak tė interesuara tė regjistrohen pėr tė kėrkuar punė, duke parė mundėsitė e pakta qė ato kanė nė tregun e punės.

46%

E femrave tė afta pėr punė rezultojnė tė punėsuara, tė tjerat nė kėrkim pune, ose tė pashpresa pėr njė vend

68%

E meshkujve tė aftė pėr punė janė tė punėsuar, madje krahasuar me femrat, marrin njė pagė shumė mė tė lartė

79%

E gjithė tė punėsuarve nė sektorin e shėndetėsisė e zėnė femrat, ndėrsa nė arsim, mbi 66% janė femra
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Pergjigjuni me Citim