Futbollisti portugez flet pėr ndeshjen e sotme me Shqipėrinė Freshe: Tė mos gėnjehemi nga kundėrshtari
"Edhe pse kundėrshtari i sotėm i Portugalisė ėshtė modest, pėrqendrimi dhe motivimi pėr fitore duhet tė jetė i lartė." Kėshtu ėshtė shprehur njė nga futbollistėt e Portugalisė, Freshe, njė ditė para ndeshjes me Shqipėrinė. Futbollisti i Boavistės, gjatė njė interviste pėr shtypin portugez, ėshtė shprehur se ekipi i Portugalisė duhet tė mendojė seriozisht pėr ndeshjen dhe jo tė shohė emrin e kundėrshtarit dhe tė mos pėrkushtohet. "Shqipėria, me sa mė kanė thėnė, ėshtė njė ekip shumė i fortė, ndaj pėr tė arritur fitoren do tė jetė shumė e vėshtirė," - ėshtė shprehur portugezi. Por futbollisti i Boavistės ka zbuluar edhe njė sekret. Skolari, nė stėrvitjen e djeshme, u ka kėrkuar futbollistėve tė luajnė sa mė lirshėm dhe tė mos kenė mėshirė pėr Shqipėrinė sot nė Lisbonė.
Edhe pse Fresheja nuk ėshtė njė nga zgjedhjet e para tė Skolarit pėr ndeshjen e sotme, ai ėshtė i gatshėm tė zbatojė urdhrat e trajnerit. "Kundėrshtari ėshtė modest, ndėrsa ekipi ynė ėshtė nė momentin e tij mė tė mirė. Duke u bazuar te fjalėt e Skolarit, ndeshja e sotme duhet tė fitohet me ēdo kusht,"- ka vijuar mė tej Fresheja. Sipas kėtij tė fundit, kombėtarja e Shqipėrisė ėshtė ekipi ideal pėr tė treguar vlerat, edhe pse ndeshja duhet tė merret me seriozitet nga futbollistėt portugezė. Gjithsesi, sipas Freshesė, skuadra e tij, Portugalia, do ta ketė shumė tė lehtė tė fitojė kundėr Shqipėrisė sot nė mbrėmje nė "Stadio do Restelo".
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |