Parimisht Blu jam dakort me ty, praktikisht gjerat nuk jane kaq te lehta. 3 ore ne dite pa drita edhe shtyhen, 8 ore jan pak si shume, etj etj.
As une nuk do pranoja kurr ta ulja veten, ti linja njerezit te me poshteronin e te me nenvlefsonin thjesht sepse jam i huaj.
Sipas mendimit tim, dhe me aq sa njohe, ka dy shtete ne Europe ku shqiptaret nuk i kane ato probleme qe permenda me siper, keto jane Franca dhe Anglia.
Per mua Franca eshte vendi im i dyte e qe me ka ofruar gjitheshka qe nuk ma ofronte dot vendi im. Eshte vendi qe me ka vlersuar me shume sec me ka vlersuar vendi im, qe me ka mesuar te vleresoj veten, dhe vendi qe ndjehem si ne shtepine time.
Mendoj sesi une ka dhe shume te tjere. Ka edhe me shume te tjere akoma te cilet i nenshtrohen kushteve te jetes, mesohen me perbuzjen, me veshtiresit e jetes ne vend te huaj vetem e vetem qe te shmangin veshtiresit e vendit te tyre. Sipas mendimit tim keta njerez e kane gabim.
Ka dhe nga ata qe kthehen per arsye dokumentash, ose sepse nuk ambjentohen dot me jeten jasht. |