Spitalet, rreth 4 mijė shtretėr mė pak se nė '92
Eglantina Bardhi
Jo vetėm pakėsim i numrit tė shtretėrve spitalore, por edhe ulje e cilėsisė sė shėrbimeve shėndetėsore. Madje nė vendin tonė numri i shtretėrve spitalorė pėr banorė, ėshtė mė i vogėl se nė tė gjitha vendet e tjera tė Evropės Lindore dhe Qendrore. Ky ėshtė fenomeni qė ka shoqėruar shėrbimet spitalore, vit pas viti, duke u bėrė njė krasitje drastike jo vetėm numrit tė spitaleve, por edhe shtretėrve. Doktori pranė Departamentit tė Shėndetit Publik nė Fakultetin e Mjekėsisė, Ardian Hoxha, pohon se aktualisht kemi rreth 118 spitale mė pak se nė vitin 1992, e si pasojė edhe numri i shtretėrve ėshtė pakėsuar me mijėra. Megjithatė, sipas tij, akoma mė problematike ėshtė fakti se cilėsia e shėrbimeve shėndetėsore lė shumė pėr tė dėshiruar, saqė edhe pacientėt hezitojnė tė shtrohen nė spitalet tona.
Mė pak spitale
Nėse dikur kishte spitale edhe nė zonat rurale dhe larg qendrave kryesore tė banuara, ato tashmė nuk ekzistojnė. Kėshtu, shumė banorėve iu duhet tė rrugėtojnė me orė tė tėra nė kėrkim tė njė spitali dhe alarmante bėhet situata kur gjendja e tyre shėndetėsore ėshtė kritike, duke iu rrezikuar jeta seriozisht. Sipas Ardian Hoxhės, tani numėrohen vetėm 42 spitale nė gjithė vendin, nga 160 qė kishte nė vitin 1992. Por problemi nuk mbaron kėtu, pasi paralelisht me uljen drastike tė numrit tė spitaleve, ka ardhur edhe tkurrja nė maksimum e numrit tė shtretėrve. Kėshtu, nė vitin 1992 numėroheshin rreth 14000 shtretėr, ndėrsa nė ditėt e sotme, sipas statistikave, ka rreth 10200 tė tilla. "Numri i shtretėrve spitalorė pėr banorė, ėshtė mė i vogėl se nė tė gjitha vendet e tjera tė Evropės Lindore dhe Qendrore, duke pėrfshirė edhe vendet e ish-Bashkimit Sovjetik",- pohon Ardian Hoxha. Sipas tij, mbyllja e spitaleve nė zonat rurale, erdhi pėr faktin se ato ishin tė vegjėl, tė pajisura keq dhe me njė cilėsi jo tė mirė shėrbimi shėndetėsor.
Mė pak shtrime
Nuk jemi vendi qė kemi mė pak shtretėr spitalorė pėr banorė, por edhe numri i shtrimeve ėshtė nė shifra shumė tė vogla, krahasuar me vendet e tjera. Nėse nė Austri ka 27,2 shtrime pėr 100 mijė banorė, nė vendin tonė numri i shtrimeve ėshtė afėrsisht 8.0 shtrime pėr 100 mijė banorė. "Pavarėsisht nga numri i vogėl i shtretėrve spitalorė, vendi ynė ka njė pėrqindje tė ulėt tė pranimeve nė spital pėr banorė; rreth 8.0 shtrime pėr 100 mijė banorė, qė u deklarua nė vitin 1999",- thotė Hoxha, duke shtuar se njė shifėr e tillė ėshtė shuam herė mė e vogėl se vende tė tilla, si Franca, Gjermania, Anglia apo Danimarka, qė e kanė numrin e shtrimeve mbi 20 pėr 100 mijė banorė. Madje, edhe tė dhėnat e shfrytėzimit tė shtretėrve dhe tė ditė-qėndrimeve nė spitale, flasin pėr tregues jo tė pėrshtatshėm krahasuar me vendet e tjera tė Evropės Perėndimore. Madje ditė-qėndrimi i shkurtėr nė spital nga pacientėt, ka ardhur gjithnjė nė ulje, pasi mesatarisht ėshtė 7.1 ditė nga 12.7 ditė qė ishte nė vitin '91. Gjithashtu, tė dhėnat flasin pėr tė njėjtin fenomen edhe pėr shfrytėzimin e shtretėrve, pasi tani ėshtė rreth 51 pėr qind, nga 41 pėr qind qė ishte nė vitin '91.
118 spitale mė pak, ka aktualisht nė vendin tonė krahasuar me vitin 1992
42 spitale numėroheshin nė gjithė vendin tonė, nė vitin 2006
14000 shtretėr kishte nė spitalet e vendit tonė, nė vitin 1992
10200 shtretėr kishte nė vendin tonė, nė vitin 2000