Briegel: "I kenaqur edhe me humbje 1-3"
Hans-Peter Briegel eshte nga 1 janari i ketij viti, trajneri i kombetares se Shqiperise, duke zevendesuar ne kete detyre italianin Giuseppe Dossena. Lojtar shembullor, (nje karriere e shkelqyer), ai u zgjodh Futbollist i Vitit me 1985 dhe ka qene 72 here me kombetaren e Gjermanise, duke dale kampion i Europes me 1980, dhe kampion i Italise me 1984/85, me pelo Veronen (luajti 27 nga 30 ndeshjet e Serise A dhe shenoi 9 gola). Ne Bundeslige, luajti 240 ndeshje dhe shenoi 47 gola, arriti dy here ne podium ne 1979 e 1980, duke dale ne vend te trete me Kaiserslautern, klubi i tij i perhershem ne te cilin ishte edhe zv.president i Keshillit Administrator, duke luajtur dy here ne finalen e Kupes se Gjermanise (1976 e 1981).Modest ne karrieren e tij si trajner. Federata Shqiptare e Futbollit i ka mbeshtetur te gjitha shpresat te gjermani. Per te ndryshuar kursin e historise dhe per te bere te mundur ne keta dy vjet kontrate qe kombetarja shqiptare te arrije ne finalet e Boterorit 2006, pasi deshtoi per te arritur ne finalet e Euro 2004. Per ndeshjen e sotme, premton ekip te motivuar, por thote se do te ishte i kenaqur edhe me nje humbje 3-1. Duke thene se shenimi i golit ne Portugali do te jete nje arritje. Hans-Peter Briegel eshte 48 vjec e 9 dite. Ja nje interviste per gazeten portugeze, "A bola": -Me cfare motivi vini te luani ne Portugali. Si e prisni kete ndeshje? "Me kenaqesi. Jemi te lumtur qe do te mund te luajme ndaj Portugalise, nje kombetare qe ben pjese ne eliten e ngushte te fituesve te mundshem te Euro 2004. Lojtaret e Shqiperise mund te perfitojne shumet sepse pervoja nderkombetare eshte e domosdoshme per te gjithe lojtaret, ndersa per Shqiperine eshte edhe me shume e nevojshme". -Por shumica e lojtareve shqiptare luajne jashte vendit ... "Eshte e vertete, e di se ka nder ata qe luajne me ekipet e tyre ne Kupen UEFA dhe ne Ligen e Kampioneve. Ne Greqi, per shembull luajne ne ekipe te liges se pare, por edhe ne ata te liges se dyte. Te tjere luajne ne Itali, por jo te gjithe jane titullare. Tani jane 3 lojtare te Eintracht Frankfurt, por ekipi luan qe te mos bjere nga kategoria. Pak lojtare kane pervoje nderkombetare dhe kjo, eshte e qarte, qe eshte nje dizavantazh". -Fakti qe Shqiperia ka qene nje vend i izoluar nga bota per shume e shume vjet, a i krijon problem psikologjik futbollisteve tuaj? "Sot, jo. Sic e thashe, shumica e tyre luajne jashte dhe po mesohen me jeten jashte vendit. Por eshte e nevojshme pervoja dhe udhetimi jashte vendit per ata lojtare qe luajne ende ne Shqiperi. Jane vetem 3 ose 4 ne kete kombetare, por eshte e nevojshme qe te rrisim kete numer dhe t'i pergatisim per te luajtur jashte vendit. Jemi duke shtuar punen me kombetaren B, per kete qellim dhe lumturisht pas Portugalise do te luajme ne nje turne ne mes te shkurtit, ne Itali. Kjo pervoje nderkombetare do na vleje dhe nuk ka rendesi nese do humbim apo jo". -Kete te shtune, a do jene nervoze lojtaret tuaj dhe a do i kerkojne nje autograph Figos ... "(Briegel leshon nje te qeshur para se te jape pergjigje) Shpresoj qe jo. Do te flas me lojtaret e mi qe te luajne si duhet". -Cfare Shqiperie do jete perballe Portugalise sot? "Une po punoj me 16-17 lojtare, por nuk mund te them se cilet do te jene 11 lojtaret qe do te luajne. Kjo eshte ende nje problem. Nese dikush demtohet apo pezullohet, gjithnje eshte nje problem. Lala, per shembull qe luan ne Hannover, eshte shume i rendesishem per ne. Vlen ne mbulim te kundershtarit dhe ne organizimin e lojes, por eshte i demtuar... Eshte e veshtire ta zevendesoj, ndonese kemi disa lojtare ne dispozicion". -Cfare motivacioni kishit kur pranuat detyren e trajnerit te kombetares? Nuk ishit mire si zv.president i Keshillit Administrativ te Kaiserslautern? "Shqiperia ka pasur gjithnje emer te mire ne Gjermani. Shqiptaret gjithnje ia kane bere jeten te veshtire kombetares gjermane. Nje here dolem 0-0 (me 1967 dhe kjo quhet "Turpi i Tiranes") dhe nuk arritem te kualifikoheshim per ne finalet e Europianit. Ne ndeshjet e tjera kemi fituar me rezultat shume te ngushte, disa here me golin e fitores te shenuar ne minutat e fundit, tip 2-1, 4-3, 3-2. Hera e fundit qe kemi fituar me thelle ka qene 2-0. Ne anen tjeter, te stervitesh nje perfaqesuese kombetare eshte shume interesante dhe nje pervoje motivuese. Kam pranuar te zgjas kontraten deri ne vitin 2006". -A jane shqiptaret te kenaqur me punen tuaj? "Per Shqiperine kam punuar me kenaqesi. Me mua kombetarja luajti 6 ndeshje dhe fitoi 7 pike. Barazuam me Zvicren (1-1), mundem Rusine Rśsine (3-1) dhe Gjeorgjine (3-1). Ishte shume e rendesishme per shqiptaret qe fituan dy ndeshje dhe qe premton per me tej. Per kete jam i kenaqur dhe prandaj e kam zgjatur kontraten". -Futbolli ne Shqiperi eshte sic shkruante nje gazete gjermane, "nje mjet kunder halleve te perditshme dhe per te cilin flasin te medhenj e te vegjel". -Cdo fitore eshte nje gezim i madh. Barazimi ne shtepi me Irlanden u cilesua si shume eksitues! Eshte shume me rendesi te vazhdojme t'i motivojme keta lojtare, t'i bejme te besojne se mund te mposhtin edhe ekipet me te forte te kontinentit. Ky eshte mentaliteti". -Nje ceshtje motivimi ... "Dhe mentalitet i duhur. Eshte e veshtire te behet motivimi kur kundershtari eshte pak i forte. Eshte nje problem i shumices se lojtareve shqiptare qe ndjehen te motivuar vetem kur luajne perballe te medhenjve". -Pra, ndaj Portugalise, duhet te jene shume te motivuar ... "Motivimi eshte i madh, por jo aq sa duhet. Ka lojtare qe vazhdojne te mendojne per klubet ku luajne. 15 vjet me pare ishte ndryshe. Atehere shqiptaret luanin ndryshe. E di se do kem nje ekip te motivuar kete te shtune, por jam i qarte se do ta kemi jeten te veshtire. Nje rezultat i mire do te ishte edhe nje humbje 1-3, per shembull. Por t'i shenojme nje gol Portugalise do te jete shume e rendesishme. Do te jete nje sukses". ''KORRIERI''
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Modifikuar per here te fundit nga AlbShkodra : 11-10-2003 ne 01:17 |