Pėrpjekje pėr liri krijuese
Fantazia krijuese e artistėve mė tė talentuar gjithėnjė ka qenė nė luftė me skematizmin e imponuar edhe nė artin shqiptar. Ndonėse tė izoluar nga krijimtaria bashkėkohore botėrore, artistėt shqiptarė herė pas here kanė bėrė pėrpjekje pėr mė shumė liri krijuese. Shembulli mė i dukshėm i viteve tė realizmit socialist, ka qenė ekspozita me titullin sinjifikativ: Pranvera-1972 qė u hap nė Tiranė. Pas disa pėrpjekjeve latente qė u dukėn nė ekspozitėn e njė viti mė parė (1971), nė kėtė tė dytėn u ndje njė frymėmarrje mė e gjėrė. Por goditja kundėr saj u bė e menjėherėshme dhe e fortė duke e ndrydhur mė shumė artin shqiptar nė vitet e mėpasėm. Nė ato vite u shfaqėn edhe desidentėt e parė nė pikturėn shqiptare si E. Gjergo, E. Hila, A. Oseku, M. Velo etj. Pėrpjekjet pėr mė shumė liri krijuese shfaqeshin herė pas here edhe nė mbrojtjet e diplomave tė artistėve tė rinj, por ato ndrydheshin mė lehtė. Megjithatė ato vazhdonin gjithnjė me guxim deri nga fundi i viteve 80-tė kur studenti E. Rama (l. 1966) me diplomėn e tij paralajmėronte pėr njė pikturė qė nuk do tė ndrydhej mė nė tė ardhmen.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |