Ekspozita, konkurse kombtare dhe monumente
Qė nga viti 1945, thuajse ēdo vit janė organizuar ekspozita tė arteve figurative. Mė tė rėndėsishme quheshin ato me rastin e pėrvjetorėve tė Clirimit dhe tė ngjarjeve te tjera kombtare. Janė organizuar gjithashtu edhe shumė konkurse kombtare. Konkursi i parė u shpall mė 1948 pėr krijimin e monumentit tė Skėnderbeut. Nga ky konkurs fitoi skulptori Janaq Paco (1914-1989) me bocetin e tij qė u realizua nė bronz pas 10 vjetėve dhe u vendos nė qytetin e Krujės (28 nėntor 1959).
Mbas clirimit mori zhvillim tė madh skulptura monumentale. Brenda pak viteve u ngritėn disa vepra. Nga krijimet mė tė rėndėsishme vlerėsohen monumenti ekuestėr i Skėnderbeut nė Tiranė (1968) me autorė O. Paskali, A. Mano, J. Paco; Monumenti i Pvarėsisė nė Vlorė (1972) mė autorė K. Rama, M. Dhrami, Sh. Hadėri si dhe disa statuja shtatore dhe monumente tė tjera nga Th. Thomai, P. Culi, H. Dule, F. Dushku, A. Mano etj.
Nė pikturė u krijuan njė numėr mė i madh veprash. Pėr herė tė parė morėn zhvillim thuajse tė gjitha zhanret e arteve vizive qė nga piktura e skulptura e kavaletit te grafika, skenografia, tekstili, qeramika, qelqi, e deri te mozaiket dhe afresket qė u aplikuan nė disa godina social kulturore. Nė gjithė kėtė mori veprash, ndonėse tė krijuara nėn njė censurė tė rrepte, u krijuan edhe vepra me vlera tė vecanta artistike. Nė artet figurative mungon njė figurė aq e shquar sa I. Kadare nė letėrsi, por gjithėsesi ashtu si dhe Kadare krijoi kryevepra gjatė periudhės sė realizmit socialist, po ashtu edhe mjaft piktorė tė talentuar, kanė realizuar tablo tė bukura, qė skanė asgjė tė pėrbashkėt me tė ashtuquajturėn metodė tė realizmit socialist.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |