Shikoni Postime te vecuara
  #5  
Te vjeter 10-01-2007, 19:44
Minifotoja e anetarit Pali
Pali Pali eshte Jashte Linje
Veteran/e
 
Reg: 29-10-06
Postime: 74
Kryesore Dashurija në shikim të parë

Një shikim me plot dashuri nuk kushton asgjë,
Ai i pasuron ata që e marrin,
Duke mos i varfëruar ata që e japin,
Ai nuk zgjat vetëm një çast,
Por kujtimi i tij nganjëherë është i përjetshëm,
Nuk duhet të jesh i pasur që ta përjetojsh,
Edhe i varfëri i botës e meriton,
Ai krijon gëzimin në vatër,
është një shenjë e ndijshme e miqësisë,
Një shikim jep çlodhjen duke qenë i lodhur,
Jep guximin të dëshpruarëve,
Ai nuk mund të blihet e as të huazohet dhe as të vidhet,
Sepse është një gjë që ka vlerë,
Duke filluar prej çastit kur ofrohet,
Dhe nëse takoni një njeri,
Që nuk di se ç'është shikimi me plot dashuri,
Bëhuni bujar, bujare, dhe jepni ju një shikim,
Se asgjë më të nevojëshme për zemër se një shikim,
Nuk ka më të shtrenjtë se sa t'u japim të tjerëve.
Pergjigjuni me Citim