Shikoni Postime te vecuara
  #13  
Te vjeter 05-01-2007, 14:46
Minifotoja e anetarit zemraime
zemraime zemraime eshte Jashte Linje
Anetar/e
 
Reg: 27-02-05
Lokalizimi: ...............
Postime: 25
Kryesore

Citim:
Origjinali i Postuar nga Skifteri Shikoni Postimin
pershendetje zemraime....
me vjen shume mire qe je perseri midis nesh, na ke munguar shume...gjithashtu me vjen shume keq qe do ndahem nga "parajsa"nuk do te jem me aktiv ne kete forum mjaft te kendshem..do me mungoni te gjithe...ju premtoj qe here pas here do te futem dhe do ju pershendes..

si gjithmone, poezi te bukura zemraime ...urime
Te falenderoj Skifter!

Citim:
Origjinali i Postuar nga wirus_men Shikoni Postimin
the best of best po poete e vertet zemraime te lumt e gjen njeriu veten ne shum poezi te tua ke inspirim shumte mire vazhdo te na shkruajsh se na knaqe jepi perserij...
Wirus_men, te falenderoj! Ndihem mire qe te pelqejne poezite e mia.

Citim:
Origjinali i Postuar nga kuriozi555 Shikoni Postimin
Pershendetje stafi dhe njekohesisht ti ZEMRAIME qe ke hapur kete teme kaq pasionuese me poezite e tua. Nuk jam une i pari qe po te bej nje kompliment mesa shoh... por kjo eshte diēka shume e bukur dhe bindese me te cilen ti shkruan per kohet qe kane ardhur. Vetem nje gje desha te nenvizoja mes poezise qe ti krijon kaq bukur: mos i kthej te gjitha poezite ose krijimet e tua ne nje pezimizem por ktheji ne nje pamje pozitive, dmth diēka reale qe jeton ne kohe te veshtire por qe nje dite do te vije dhe cdo gje do te regullohet.
Ky eshte nje mendimi im nje ide qe e kam marre nga filozofe te vjeter, mund te te keshilloj "Le Cid" i Corneil, veper kjo ku nje histori dashurie dhe gjakmarrje perfundon mire, ose "Phčdre" i Racine, ku nje grua dashuron djalin e burrit ( eshte djali gruas se pare, pasi gruaja e pare i vdiq ) dhe ne fund ngjarja perfundon ne tragjedi.
Nejse nqs leximi nuk te krijon bezdi mund te keshillosh keto vepra. Te uroj nje pasion sa me te kendeshen mbi punen qe ti ben dhe kurajo.
Diten e mire......
Kuriozi555, jane te mirepritura kritikat prej meje, ashtu si edhe vleresimet. Te falenderoj!

Poezite qe kam publikuar deri tani, jane shkeputur prej librit tim "E bardha eshte pak".
Pas pak ditesh, del ne tregun e librit prej Shtepise Botuese "Toena", lbri i dyte:
"Imazhet kane ftohte". Pershendes te gjithe ata qe do lexojne ketu me dy poezi:


CRAZY…


Si nepėrkė e etur pėr ujė dhe zjarr,
Tė jam lidhur e tėra pas trupit, nė njė pėrqafim vdekjeprurės…!
Duke lėpirė ethshėm tė djeshmen,
Rrėshqas ēmendurisht kilometrave epshndjellėse tė lėkurės…
Shaloji kuajt e pshehrėtimave,
Lėshoji tė rendin mbi mua…!
Mė ler tė tė djeg me vullkane vibrimesh…!

Ringrihu prej hirit, pėr tė rishkruar legjendėn tonė tė re,
Nė pergamenė pėrqafimesh …




JAM SHEKUJ LARG…ME PRIT



Po fluturoj drejt teje,
Mė prit.
Rrugėn, nuk e di por ji i duruar.
Hijen tėnde, e shoh gjithandej…
Sytė, dritė, miliona kilometrash kanė lėshuar.
Nuk e dije?
Unė, pėr ty jam nė jetė.
Qė pa lindur,
Nisa rrugėtimin nė mijra forma shndėrruar…
U bėra Evė pėr tė lindur mė parė njerėzimin,
E mė pas,
pėr tė tė kėrkuar…
Nuk e dije?
Plagėt e kėmbėve mi lepijnė gjarpėrinjtė.
Krahėt,
thyer dritareve tė mbyllura, pikojnė…
Derė s’ka.
Unė rend pėrtej kohės.
Hapėsirat kam sfiduar,
Motėr-zanat mė pėrcmojnė…
Zeusi, volli vullkane.
Pandora e hapi tė mallkuarėn kuti.
E fshehta ime pikon, pikon…
Gjithkush e di.
Imazhe tė gėnjeshtėrta mė verbojnė.
Mijra diej, mė shfaqen si sy.
Unė dua tė tutė…
Po vij.
Sa pak,
fare pak,
Njė copėz jete kėrkoj.
Nėse derėn nuk do tė ma hapėsh,
Njė vend tek pragu, s’meritoj?
E sheh?
Mbėrrita.
Edhe pse e verbėr, shoh dritė…
Hape derėn!
Jam shekuj larg.
Do vij patjetėr,
Mė prit.
Mė prit…!

JAM KLITHMA E QIEJVE TЁ TU…


E shkruaj dashurinė mbi lėkurėn time.
E nis udhės sė gjatė…
Shtriqet kilometrash tė ndezura amėshimesh,
E lagėsht,
e pluhurosur,
e ngratė…
Zogjtė e malit cukisin simbole,
Metaforat, ftillohen deteve me shkumė,
Tkurren vargjet, shkretėtirave tė heshtjes,
Jam unė...
Tė mbeshtjell me rima dhe asosiacione.
Tretem
e detit shkumė,
e qiellit, re…
Ashtu e pėrgjakur, nderem mbi lekurėn tėnde,
Dhe duke pėshpėritur: “ Je imi Diell…”
Fle…

JAM KLITHMA E QIEJVE TЁ TU…


E shkruaj dashurinė mbi lėkurėn time.
E nis udhės sė gjatė…
Shtriqet kilometrash tė ndezura amėshimesh,
E lagėsht,
e pluhurosur,
e ngratė…
Zogjtė e malit cukisin simbole,
Metaforat, ftillohen deteve me shkumė,
Tkurren vargjet, shkretėtirave tė heshtjes,
Jam unė...
Tė mbeshtjell me rima dhe asosiacione.
Tretem
e detit shkumė,
e qiellit, re…
Ashtu e pėrgjakur, nderem mbi lekurėn tėnde,
Dhe duke pėshpėritur: “ Je imi Diell…”
Fle…
__________________
E bardha eshte pak...!!!
Pergjigjuni me Citim