Shikoni Postime te vecuara
  #1  
Te vjeter 27-12-2006, 17:30
Minifotoja e anetarit Administratori
Administratori Administratori eshte Jashte Linje
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,031
Faqe ne Ditar: 2
Sinan Hoxha - Soni mikja ime me e mire

Sinan Hoxha: Soni mikja ime mė e mirė
Mentor HOXHA

Pas albumit tė fundit “Ekzistoj”, pėr kėngėtarin tashmė tė mirėnjohur, Sinan Hoxha, periudha nga shtatori deri nė dhjetor, do tė jetė njė periudhė shumė e ngjeshur, pėrsa u pėrket aktiviteve tė tij muzikore. Nė kėtė hark kohor, ai do tė japė disa koncerte recitale brenda dhe jashtė Shqipėrisė. Koncertin e parė recital pėr kėtė vit, do ta fillojė nė qytetin e Shkodrės mė 28 shtator, qė do tė zgjasė tre ditė. Mė pas do tė japė njė tjetėr koncert nė Durrės. Ndėrsa nga mesi i tetorit do tė kėndojė nė Pallatin e Kongreseve nė Tiranė. Pėrsa u pėrket koncerteve jashtė Shqipėrisė, mė 28 dhe 29 nėntor, ai do tė kėndojė nė Londėr, mė pas nė Greqi, ndėrsa pėr festėn e Vitit tė Ri do tė japė njė koncert nė Amerikė.Pas gjithė kėtyre sukseseve, Sinan Hoxha, tashmė nuk ėshtė mė ai kėngėtari, qė skeptikėt e muzikės e cilėsonin si njė kėngėtar, qė do tė dėshtonte shpejt, pėr shkak tė muzikės greke dhe turke, qė pėrdori nė dy albumet e tij tė para. Qė nga ajo kohė, ai ka dhėnė 150 koncerte dhe ka kėnduar pothuajse nė tė gjithė Shqipėrinė dhe vendet e botės.

I njohur shumė nė vendin e tij dhe nė vendet, ku ka shqiptarė, ky kėngėtar aktualisht ėshtė i njohur, edhe nė Kurdistanin e largėt, ku adhuruesit e muzikės tė kėtij vendi nė kasetat e makinave tė tyre mbajnė edhe kėngėtarin nga Shqipėria. Pėr vetė moshėn shumė tė re, Sinan Hoxha ėshtė kėngėtari rekordmen, sepse gjatė njė periudhe tejet tė shkurtėr, ka dhėnė 150 koncerte. Tre koncerte recitale i ka organizuar nė bashkėpunim me Radio-Televizionin Publik Shqiptar, si dhe shumė tė tjera i ka dhėnė gjatė turneve, qė ka zhvilluar nė Shqipėri dhe Kosovė, si dhe nėpėr botė. Ai ka kėnduar nė Greqi, Maqedoni, Itali, Amerikė, Gjermani, Angli, etj. Kėngėn e tij tė parė e ka kėnduar, kur ishte nė klasė tė shtatė. Ajo titullohet, “Vdesin trimat partizanė, o pėr liri”. Ka nxjerrė gjashtė albume, tė cilat janė pritur shumė mirė nga publiku shqiptar. Kompozitori dhe orkestruesi i kėngėve tė tij ėshtė, Alban Furtuna. Stafi i tij ėshtė njė staf shumė i madh. Ka dhe njė trup baleti personal, tė pėrbėrė nga 10 balerinė, tė cilin e drejton koreografia Eriselda, ndėrsa orkestrėn e drejton Ilir Balla. Ėshtė kėngėtari i parė, qė ka pėrgatitur njė videoklip me femra, nė kohėn qė kėto videoklipe nė vendin tonė nuk ishin nė traditė. Meqėnėse ka jetuar pėr gjashtė vjet nė Greqi, dy albumet e para tė tij kanė shumė kėngė greke, ndėrsa nė katėr albumet e tjera, ka kryesisht kėngė tė Shqipėrisė sė Mesme, kompozime tė reja, si dhe njė kėngė tė muzikės sė lehtė. Nga tė dhėnat, del se ai ėshtė mė i preferuar nga publiku i Shkodrės, por pa harruar edhe publikun e kryeqytetit, i cili ka mbushur plot e pėrplot Pallatin e Kongreseve, sa herė qė ai ka dhėnė koncert kėtu.

Bashkėpunimi i tij me kėngėtaren e muzikės sė lehtė Soni, ka bėrė qė tė shpėrthejnė menjėherė thashethemet, pėr njė dashuri mes tyre, por qė nė fakt, sipas tij kjo dashuri nuk ekziston. Aktualisht ėshtė i padashuruar…
Si ju duket bashkėpunimi juaj i parė me kėngėtaren tashmė tė mirėnjohur Soni?
Ky nuk ėshtė bashkėpunimi im i parė. Unė kam bashkėpunuar edhe herė tė tjera. Bashkėpunimi im i parė ka qenė me njė nga kėngėtarėt tona mė tė mira tė muzikės sonė popullore. Ky ėshtė bashkėpunimi im i dytė me njė kėngėtare tjetėr shqiptare, ku ndryshe nga bashkėpunimi i parė me kėngėtaren popullore, kėtė herė gėrshetimi i kėngėtares popullore me muzikėn e lehtė ėshtė ndėrthurur mjaft bukur ndaj meje dhe Sonit.
Aktualisht po pėrpiqeni pėr njė bashkėpunim tjetėr?
Tani po merrem me turneun, qė do tė nisė nė Shqipėri dhe jashtė saj. Mė vonė ndoshta mund tė kem edhe ndonjė duet tjetėr.

Sėrish me Sonin?
Varet.
Nė pėrgjithėsi tematika e kėngėve tė tua ėshtė pėr dashurinė, nė fakt, ju po digjeni nė prushin e kėsaj ndjenje tė zjarrtė?
Aktualisht unė jam vetėm, nuk bashkėjetoj me asnjė vajzė.
Mos ndoshta kėtė ju e thoni pėr t’u fshehur nga fanset femra?
Absolutisht jo. Unė nuk dua tė fsheh asgjė. Unė jam si tė gjitha ēunat e tjerė, qė ka Tirana. Ndoshta dhe me ndonjė histori tė shkurtėr erotike, por kjo nuk do tė thotė, qė unė jam dashuruar marrėzisht me dikė.
Domethėnė, nė momentin qė po flasim, ju jeni i dashuruar vetėm me kėngėn?
Unė jam dashuruar me ēdo gjė tė bukur nė kėtė jetė.
Duke parė bashkėpunimin e kėngėtarit Sabian me njė kėngėtare tė huaj dhe suksesin, qė arriti ai pas kėtij bashkėpunimi, mos vallė edhe ju keni ndėrmend tė bashkėpunoni me njė kėngėtare tė njohur nga ndonjė vend i huaj?
Tani pėr tani nuk jam duke menduar pėr njė bashkėpunim tė tillė. Pėrsa i pėrket tė ardhmes, nuk i dihet. Nė lidhje me bashkėpunimin e Sabianit, mendoj qė kjo ka qenė njė ide e Sabianit, e cila i ėshtė dukur interesante atij. Mua kjo ide nuk mė duket interesante, ndaj nuk mendoj tė bashkėpunoj me njė kėngėtare tė huaj. Duke qenė se unė kam jetuar prej gjashtė vitesh nė Greqi dhe tashmė njoh dhe disa kėngėtarė tė sukseshėm nga ky vend nuk mė duket ndonjė ēudi e madhe mundėsia e njė bashkėpunimi. Dy bashkėpunimet, qė unė kam pasur deri tani me kėngėtare shqiptare, mendoj qė kanė qenė bashkėpunime shumė tė mira dhe frytdhėnėse, ndaj nuk kam pėrse tė kėrkojė bashkėpunime mė kėngėtare tė huaja.

Meqė thatė qė keni jetuar pėr shumė kohė nė Greqi, tani qė jeni bėrė person publik, a keni kėrkuar tė bashkėpunoni me ndonjė kėngėtare tė njohur nga shteti helen?
Jo. Unė kam qenė nė dy koncerte nė Pallatin e Kongreseve nė Tiranė, ku kanė dhėnė koncert kėngėtarėt grekė. Nė tė dy koncerte kam kėnduar edhe unė. Nė koncertin e parė kam kėnduar duet me kėngėtaren e mirėnjohur greke, Sabinėn. Sinan Hoxha tashmė ėshtė njė person publik dhe dihet, qė pėr artistėt ka shumė thashetheme, ke dėgjuar ndonjė thashethem nė adresėn tuaj?
Thashetheme kam dėgjuar pafundėsisht. Thashethemet pėr mua nuk kanė tė sosur. Dihet qė pėr tė gjithė artistėt e botės ka thashetheme. Por, kėtu nė Shqipėri thashethemet e kalojnė cakun e tė qenit thashethem, sepse ekzagjerohen shumė, duke prekur dinjitetin dhe personalitetin e personit.
Thashethemet tė shqetėsojnė shumė, apo tashmė tė janė bėrė si buka qė hani?
Nė fillim mė shqetėsonin shumė, por tashmė jam mėsuar me to. Meqėnėse tani mė ėshtė bėrė faqja shollė nuk mė shqetėsojnė dhe nuk mė bėjnė fare pėrshtypje. U regjėm me kėto gjėra, por megjithatė do doja qė njerėzit tė mos merreshin me thashetheme.

Po nė lidhje me bashkėpunimin tuaj me bukuroshen Soni, ka qarkulluar ndonjė thashethem, qė tė ka vėnė nė pozitė tė vėshtirė ty dhe atė?
(Qesh) E po ky ėshtė edhe thashethemi mė i fundit nė adresėn time. Kam dėgjuar, qė tė thonė, qė unė dhe Soni jemi tė dashur, madje shumė tė dashuruar.
Nė fakt, ky thashethem nuk ka asnjė bazė reale, apo ėshtė njė dashuri e fshehtė mes jush, tė cilėn nuk dėshironi ta bėni publike?
Ėshtė krejt i pavėrtetė. Nuk ka asnjė bazė reale. Po tė isha i dashuruar me tė, do ta thoja. Unė dhe Soni jemi tė dashuruar vetėm me kėngėn. Sa pėr dashuritė e tjera, Soni ėshtė thjesht njė mikeshė e imja. Ne kemi lidhje familjare. Kemi marrėdhėnie shumė tė mira prej shumė vitesh. Ndaj nuk mė pėlqen tė pėrgojohet njė femėr si ajo, sepse ajo ka jetėn e saj personale dhe gjithashtu edhe unė kam jetėn time private.
Keni dhėnė shumė koncerte brenda dhe jashtė Shqipėrisė, nė cilin nga aktivitetet jeni ndjerė mė i emocionuar?
Profesioni qė kam mė ka bėrė tė jap koncerte, pothuajse nė tė gjitha vendet e botės. Po t’i llogaritėsh, unė kam dhėnė mbi 150 koncerte brenda dhe jashtė Shqipėrisė. Por, nga tė gjitha kėto kocerte, mė mbresėlėnės kanė qenė koncertet nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Kjo pėr faktin qė, emigrantėt e Amerikės, i kanė paksa tė vėshtira lidhjet me Shqipėrinė. Vijnė ndoshta mė rrallė se emigrantėt e Evropės dhe ky mall pėr Shqipėrinė ėshtė mė i madh. Nisur nga kjo, ne me muzikėn tonė ju dėrgojmė njė pjesė tė Shqipėrisė atje. Kėto koncerte pėr mua nuk do tė harrohen kurrė dhe do jenė arshivuar nė shiprtin tim, si koncertet mė interesante.

E keni pėrcaktuar kohėn e martesės?
Martesa nuk ėshtė me moshė, me kushte, apo me orė. Ėshtė sikur ta ketė shkruar fati. Kur tė jetė shkruar, atėherė do tė bėhet, ndonėse unė e kam konsideruar gjithmonė, si njė e keqe e domosdoshme.
Bashkėshorten do ta zgjidhni nga fusha juaj e artit?
Kjo nuk ka asnjė lidhje. Nuk kam idenė se, nga cila fushė do tė jetė bashkėshortja ime, pasi nuk e di se cila femėr do tė futet nė shpirtin tim. Por deklaroj se, nėse unė do tė ndjeja vėrtetė qė unė jam dashuruar marrėzish me njė vajzė, do tė pranoja martesėn, qė nė atė moment, pa pyetur fare pėr profesionin e saj.
E mbani mend kėngėn e parė dhe, a jeni nė gjendje ta kėndoni?
Patjetėr qė e mbaj mend, po tė isha nė radio, apo nė televizor do ta kėndoja live. Kam qenė nė klasė tė shtatė, kur jam ngjitur pėr herė tė parė nė skenė.

Veē kėngės, ēfarė pasioni tjetėr ka Sinan Hoxha?
Pas kėngės adhuroj shumė hipizmin. Ndoshta ky pasion ka tė bėjė edhe me origjinėn time fshatare. Mė pėlqen tė kalėroj. Kafshėt i dua shumė. Ndonėse nė shtėpinė time nuk kam asnjė lloj kafshe. Mallin e kafshėve e heq, duke shkuar tek njerėzit e mi, qė kam nė fshat.
Meqė pėrmendėt fshatin, a tė pėlqen jeta e fshatit?
Mė pėlqen shumė. Nė tė gjitha intervistat e mia nė media dhe nė revista unė kam deklaruar, qė origjinėn e kam nga fshati. Mendoj qė jam ndėr tė vetmit kėngėtarė, qė e pranoj me shumė fanatizėm njė fakt tė tillė.
Keni shumė fansa, ku shumica janė femra. Si janė marrėdhėniet e tua me femrat?
Janė shumė tė mira. Kjo ndodh pėr vetė moshėn, qė unė kam. Kėndoj kėngė dashurie dhe normalisht, qė njė mashkull do tė ketė mė shumė fanse femra, ashtu siē mund tė ketė njė kėngėtare femėr, mė shumė fansa meshkuj. Normalisht qė marrėdhėniet e mia me femrat janė tė shkėlqyera. Pasi, janė ato qė mė mbėshtesin dhe mė nxitin pėr albume akoma mė tė mira.

Kam dėgjuar qė shkodranėt janė adhuruesit tuaj mė tė zjarrtė, mos kjo ju ka nxitur, qė koncertin tuaj tė parė recital pėr kėtė vit ta filloni pikėrisht nė skenėn e Teatrit tė Shkodrės?
Nga statistikat e Shtėpisė Diskografike, qė menaxhon albumin tim, del qė qyteti i Shkodrės ėshtė konsumatori mė i madh i muzikės, qė bėj unė. Por, nuk mund tė harroj edhe qytetet e tjera, por e kisha si obligim, qė ta filloja nė Shkodėr koncertin tim tė parė.
Kam dėgjuar nga disa kurdė, qė jetojnė nė Angli, qė albumet tuaja janė shumė tė shitura, edhe nė Kurdistanin e largėt, sa e vėrtetė ėshtė kjo?
Nuk mund tė pretendoj se albumet e mia kanė vajtur deri nė Kurdistan. Por mendoj se, kjo vjen meqė emigrantėt shqiptarė, qė jetojnė nė Londėr, pėrdorin albumet e mia nė kasetofonėt e makinave tė tyre. Kurdėt, qė jetojnė nė Angli kanė dėgjuar kėngėt e mia dhe, duke qenė se muzika e Kurdistanit ngjason me muzikėn e ballkanase, shpresoj qė edhe atyre t’u kem pėlqyer, por jo tė pretendoj qė albumet e mia kanė vajtur deri atje.

Cili ėshtė komplimeti mė i keq, qė ke marrė nga njė femėr?
(Qesh) Pyetje interesante. Nuk ma ka bėrė ndonjė gazetar tjetėr. Komplimenti mė i keq ėshtė, “je kot fare”.
Ti ndihesh mirė, kur merr komplimente?
Patjetėr ndihem shumė mirė, por mė pėlqejnė mė shumė komplimentet, qė marr nga pleqtė, pasi mė duket se ata e kanė seriozisht.
Gėzimin e njė suksesi tė pėlqen ta shijosh nė njė shoqėri me femra?
Unė nuk jam njė Don Zhuan. Mė pėlqen ta kaloj me shoqėrinė time tė ngushtė. Normalisht shoqėria ime ėshtė njė shoqėri e vogėl, ku brenda futen edhe vajza, edhe djem.

Kam parė se ju kujdeseni shumė pėr lukun, kur dilni nė skenė, pėrse?
Mendoj se luku ėshtė pjesa kryesore e njė artisti.
Si do t’u pėrgjigjeshit njerėzve, qė deklarojnė se, Sinan Hoxha ka shumė kėngė tė vjedhura?
Mendoj se ėshtė abuzuar shumė me fjalėn vjedhje. Ne jemi njė vend i varfėr dhe njė vend shumė i vogėl me tre milion banorė. Por, mendoj se fenomeni qė po ndodh nė muzikėn shqiptare ėshtė njė fenomen, qė po ndodh nė tė gjitha vendet e mėdha tė Ballkanit. Pėr ta konkretizuar kėtė, unė po them qė, kėngėn greke mund ta dėgjosh nė pesė gjuhė tė ndryshme tė Ballkanit. Pėr mua kjo nuk ėshtė ndonjė problem i madh pėr t’u ngacmuar nga vetė media dhe, jo nga kritikėt e artit. Nisur nga kjo, unė mendoj se kritikat nė kėtė drejtim bėhen nga xhelozia dhe jo nga profesionalizmi. Unė kurrsesi nuk do dėshiroja, qė tė harrohet muzika jonė shumė e bukur. Por, mendoj se muzika jonė tradicionale nuk duhet prekur nė njė festival tė muzikės sė lehtė, qė nė fakt edhe kėtu janė futur rryma tė huaja. Me kėto tė merret kritika, sepse aty ka kėngė tė vjedhura. Vjedhje quhet kur thuhet, qė ėshtė muzika jonė, por nė fakt ėshtė muzikė e huaj. Kurse unė nė dy albumet e mia qė kanė qenė turqisht dhe greqisht, kam thėnė qė janė kėngė greke dhe turke. Qė nė momentin qė ėshtė thėnė kjo, nuk quhet mė vjedhje, pasi ėshtė zbuluar autorėsia.

Keni ndonjė projekt tjetėr artistik qė mendoni ta konkretizoi kėtė muaj?
Periudha nga shtatori dhe deri nė dhjetor do tė jetė njė periudhė shumė e ngjeshur pėrsa u pėrket aktiviteve tė miua artistike. Nė kėtė hark kohor unė do tė jap disa koncerte recitale Brenda dhe jashtė Shqipėrisė. Koncertin tim tė parė recital do ta filloj nė qytetin e Shkodrės mė 28 shtator, i cili do tė zgjas tre ditė. Mė pas do tė jap njė tjetėr koncert nė Durrės. Ndėrsa nga mesi I tetorit koncerti im recital do tė zhvillohet nė Pallatin e Kongresev nė Tiranė.

Pėrsa u pėrket koncerteve tė mia jashtė Shqipėrisė mė 28 dhe 29 nėntor do tė kėndoj nė Londėr, do tė vahdoj mė pas nė Greqi, ndėrsa pėr Vitin e Ri do tė nė njė koncert nė Amerikė. Nė kėto turne unė do tė kėndoj me orkestrėn time dhe nėn shoqėrinė e trupės sime private tė baletit, e cila ėshtė pjesė e stafit tim.
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Pergjigjuni me Citim