GJINIA E EMRAVE...
1- Gjinia e emrave nė shumicėn e rasteve mund tė dallohet morfologjikisht nga mbaresat qė marrin ata nė trajtėn e shquar tė rasės emėrore tė njėjėsit :
Emrat mashkullorė marrin mbaresėn -i ose -u : plep-i , mendim-i , vėlla-i , burr-i ( burrė ) , gjum-i ( gjumė ) ,
zog-u, dhe-u etj . ;
Emrat femėrorė marrin mbar4esėn -a ose -ja ( kėtu ėshtė fjala pėr nė radhė tė parė pėr emrat e pėrgjithshėm . Gjinia gramatikore e emrave tė pėrveēėm tė njerėzve pėr4caktohen nga seksi i personit pėrkatės , p.sh. Lekė - Leka , Dedė - Deda , Kolė - Kola , Koēo - Koēoja janė emra mashkullorė , megjithėse shkojne sipas lakimit tė emrave femėrorė , nga ana tjetėr , emra si Nermin-i , antigoni etj ., janė emra femėrorė , megjithėse shkojnė pas lakimit tė emrave mashkullorė . po kėshtu disa emra si axhė - axha , dajė - daja , gegė - gega , toskė - toska , qė shėnojnė frymorė tė seksit mashkullor , megjithėse shkojnė pas lakimit tė emrave femėrorė , i pėrkasin gjinisė mashkullore , janė emra mashkullorė tė lakimit tė tretė ) .
Gjinia gramatikore e emrave tė mėsipėrm , tė pėrveēėm e tė pėrgjithshėm , shprehet sintaktikisht : Fjalėt pėrcaktuese edhe fjalėt e tjera qė pėrshtaten me kėta emra , vihen nė trajtėn e gjinisė mashkullore p.sh. : Leka i Madh ; Kola ėshtė punėtor i dalluar ; Nermini ėshtė punėtore e dalluar ; axha im ; daja i vogėl etj .
2- ka njė numėr emrash , tė cilėt dikur pėrdoreshin nė tėrė gjuhėn si asnjėanės dhe e formonin trajtėn e shquar tė emėrores me mbaresėn -t , p.sh, : drithė-t , gjalpė-t etj . Kjo formė dėgjohet ende sot nėpėr dialektet e nė tė folurit tė brezit tė vjetėr . Nė gjuhėn letrare tė sotme kėta emra pėrdoren si mashkullorė , d.m.th. e formojnė trajtėn e shquar tė emėrores sė njėjėsit me mbaresėn -j dhe formojnė trajtėn e shquar tė emėrores me mbaresėn -in . Emrat nė fjalė janė :
ballė - balli - ballin
brumė - brumi - brumin
djathė - djathi - djathin
drithė - drithi - drithin
dyllė - dylli - dyllin
dhallė - dhalli - dhallin
dhjamė - dhjami - dhjamin
grurė - gruri - grurin
gjalpė - gjalpi - gjalpin
lesh - leshi - leshin
miell - mielli - miellin
mish - mishi - mishin
mjaltė - mjalti - mjaltin
ujė - uji - ujin
vaj - vaji - vajin
trajtat asnjėanėse tė kėtyre emrave mund tė pėrdoren nė vepra letrare pėr tė individualizuar ndonjė personazh me anė tė gjuhės ose pėr tė karakterizuar gjuhėn e njė epoke tė kaluar . Ato mund tė pėrdoren gjithashtu edhe nė shprehje frazeologjike , p.sh, : m'u ngjeth mishtė , ose kur kanė marrė njė kuptim tė veēantė , p.sh. : ujėt ( nė kuptimin " ujėt e hollė ) , dhjamėt ( nė mjeksi , p.sh. : operoi dhjamėt ) .
Emri krye , kur pėrdoret me kuptimin " kokė , nė rasėn emėrore ose kallzore , ėshtė kurdoherė asnjėanės dhe formon trajtėn e shquar me mbaresėn -t , p.sh. : mė dhemb kryet , ndėrsa , kur pėrdoret me kuptimin " kryetar , i parė ose " kapitull ( libri ) ėshtė kurdoherė mashkullor dhe e formon trajtėn e shquar me mbaresėn -u , p.sh. : kreu i vendit , kreu i tretė etj .
3- Njė numėr emrash , tė cilėt janė pėrdorur mė parė edhe si mashkullorė , edhe si femėrorė ose pėrdoren ende keshtu nėpėr tė folme tė ndryshme , kanė kaluar sot pėrfundimisht nė gjininė mashkullore , p.sh. :
borxh-i , djep-i , kryq-i , ligj-i , lot-i , nder-i ( pėr kėtė arsye duhet thėnė faleminderit , falemnderit dhe jo faleminderės , falemnderės) , pyll-i , qiell-i , shėndet-i , turp-i etj . ; Po kėshtu edhe : problem-i , program-i , komunizm-i , marksizm-i , organizm-i , reumatizm-i , sarkazm-i , etj .
Trajtat femėrore tė tyre , si borxha , djepja , ligja , lodja , ndera , problema , komunizma , reumatizma , sarkazma etj , kanė dalė jashtė normės sė sotme letrare dhe nuk duhen pėrdorur . Emri furrė ėshtė i gjinisė femėrore : furra ( dje jo furri ) .
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |