Shikoni Postime te vecuara
  #8  
Te vjeter 10-10-2003, 18:53
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
AlbShkodra AlbShkodra eshte Jashte Linje
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

EMRI

SHUMĖSI I EMRAVE

4- Mjetet eformimit tė trajtės sė shumėsit te emrave nė gjuhėn e sotme letrare janė tė larmishme .
Nė pėrgjithsi , trajta e shumėsit formohet me anė mbaresash . Nga keto mė tė pėrdorshmet janė : -ė , -a , -e , p.sh.: anėtarė , grurė , lekė , shoferė , etj . ; dema , fusha , kodra , pėllumba , vegla etj . ; aksione , fise , kombe , shtete , etj .
Njė vend tė rendėsishėm ndėr mjetet e formimit tė shumėsit zėnė edhe mbaresat -nj e -ra , p.sh. : arinj , mullinj , penj , heronj , ftonj , etj . ; dhjamėra , fshatra , mallra , ujėra etj .
Njė numėr emrash e kanė trajtėn e shumėsit tė njėllojtė me trajtėn e njėjėsit , p.sh. : njė nxėnės - shumė nxėnės , njė mėsues - shumė mėsues , njė ditė - shumė ditė , njė kala - shumė kala , njė ide - shumė ide , njė shtėpi - shumė shtėpi , njė lagje - shumė lagje , nje depo - shumė depo etj .
Disa emra e formojnė trajtėn e shquar tė shumėsit duke pėsuar ndėrrime tingujsh nė temėn e tyre . Ndėrrimet kryesore janė : a > e , e >i , k >q , g > gj , ll > nj , r > j . Njė pjesė nga kėta emra marrin edhe njė mbaresė , p.sh. : breg - brigje , rrezik - rreziqe , kunat - kunetėr , etj ., kurse tė tjerėt nuk marrin mbaresė : dash - desh , mik - miq , plak - pleq , kungull - kunguj , bir - bij etj .
Pėr shkak tė ndikimit tė dialekteve ose tė varianteve letrare tė mėparshme , pėr disa tipa emrash nė gjuhėn e folur e nė gjuhėn e shkruar nganjėhėrė ndeshen ende dy ose mė shumė trajta shumėsi , p.sh. : oficera e oficerė , xhepa e xhepe , nxėnės ( trajtė pa mbaresė ) e nxėnėsa , dardhė , gjurmė ( trajta pa mbaresa ) e dardha , gjurma etj . Nė kėto raste zakonisht , vetėm njėra nga trajtat ėshtė nė pajtim me normėn e sotme letrare , ndėrsa trajta tjetėr nuk ėshtė normative dhe duhet mėnjanuar nga pėrdorimi letrar .
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Pergjigjuni me Citim