Shikoni Postime te vecuara
  #1  
Te vjeter 21-12-2006, 17:02
Minifotoja e anetarit Administratori
Administratori Administratori eshte Jashte Linje
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,058
Faqe ne Ditar: 2
Sajhe Poleshi - Kenga popullore rrezikon te degradohet nga amatoret

Kėnga popullore rrezikon te degradohet nga amatorėt

Sajhe Poleshi, kėngėtarja e njohur e muzikės popullore flet pėr karrierėn e saj. Kėngėtarja promovon albumin mė rė ri tė saj tė titulluar “Lauresha”, bashkėpunim me emra tė njohur tė muzikės shqiptare si ėshtė Edmond Zhulali apo edhe poetėt Gjok Beci dhe Agim Doēi. Sajhe Poleshi premton se do tė vij me njė album tjetėr me kėngė nga tė gjitha trevat e Shqipėrisė. Kėngėtarja e njohur ka qenė e pranishme nė Diasporėn shqiptare dhe do tė vazhdojė tė jetė prezente pėr publikun shqiptarė.

-Sajhe Poleshi shkėlqen nė festivalet e Gjirokastrės dhe fillimet e karrierės suaj...
Unė kam filluar nė 1978 nė Festivalin e Gjirokastrės ku kam kėnduar kėngėn “Mirė se na erdhe” e cila nė atė periudhė ishte njė hit.Ajo ishte njė kėngė dasme. Nė atė festival jam dekoruar nga Kryetari i Kuvendit Popullor me urdhėr tė Naim Frashėrit tė klasit tė tretė. Kam marrė pjesėn nė shumė koncerte qeveritare dhe nė ēdo koncert tjetėr tė kėsaj natyre unė isha e pranishme.

-Ju e kenisur muzikėn qė e vogėl. A mund tė na tregoni diēka nė lidhje me fillimet tuaja nė fushėn e muzikės?
Kam vazhduar shkollėn nė vlorė pėr infermieri dhe aty kam pasur mundėsinė tė aktivizohem me asamble popullore tė muzikės, ku jam shquar pėr aftėsinė time. Mė pas edhe kur fillova punėn, vazhdova tė merrja pjesė nė koncerte tė ndryshme deri sa pėrfundova nė Festivalin e Gjirokastrės.
-Po ju nuk keni marrė pjesė vetėm nė Festivalin e Gjirokastrės apo edhe nė festivale tė tjera?
Po, kam marrė pjesė edhe nė festivale tė tjera me gupin e Dibrės. Nė festivale jam vlerėsuar me ēmime tė ndryshme nga Kryetari i Kuvendit Popullor.

-Cila ėshtė kėnga juaj mė e dashur?
Tė them tė drejtėn “Mirė se na erdhe” ėshtė bėrė himn dhe ėshtė njė kėngė shumė e dashur pėr mua. Janė edhe shumė kėngė tė bukura nė repertorin tim. Nė Festivalin e Kėngės sė Pėrpunuar jam paraqitur mė kėngėn “Oj zogo” tė cilėn e kam kėnduar me artisten e madhe Najle Hoxha, e pėrpunuar nga artisti i popullit Ēesk Zadeja ku kam marrė ēmimin e dytė. Kjo kėngė ėshtė shumė e bukur dhe tani e kėndojnė tė gjitha brezat.
-Cilėt janė bashkėpunėtorėt tuaj me tė cilėt keni realizuar albumin tuaj tė ri?
Kam bashkėpunuar pėr kėtė album tė ri me kompozitorin e njohur Edmond Zhulali dhe poetėt Gjok Beci dhe Agim Doēi tė cilėt janė emra tė njohur tė muzikės.
-Kėngėt nė albumin tyaj tė ri janė krijime tė reja apo kėngė tė ripunuara?
Pjesa mė e madhe e tyre janė krijime tė reja. Pesė prej tyre janė kėngė tė reja kurse tre janė ripunime.

-Orkestrimet nė albumin tuaj tė ri janė mė moderne dhe mė tė kohės. Ka qenė dėshira juaj kjo?
Po. Ishte dėshira ime dhe Edmond Zhulali i ka realizuar shumė bukur kėto kėngė.
-Ėshtė kėnga “O mirė se na erdhe” nė albumin tuaj tė fundit?
Jo kjo kėngė nuk ėshtė nė kėtė album. Mendoj se do jetė patjetėr nė albumin tjetėr.
-Ka patur njė arsye qė nuk ėshtė kjo kėngė nė albumin tyaj tė fundit?
Zgjodha qė kjo kėngė tė mos ishte nė kėtė album sepse desha tė bėja diēka tjetėr, mė ndryshe pėr publikun.
-Sajhe Poleshi ka qenė pjesmarrėse nė shumė koncerte nė qytete tė ndryshme tė Shqipėrisė. Si jeni pritur nga publiku nė kėto koncerte? Unė kam qenė e ftuar nė disa koncerte. Kam qenė e ftuar nė njė koncert nė vendlindjen time, nė Peshkopi, ku jam pritur shumė mirė. Ky ka qenė koncerti i parė. Mė pas kam qenė nė njė koncert nė Burrel, pėr komunitetin e Burrėlit. Kam dhėnė njė koncert nė Kukės, nė Lezhė, nė Rrėshen dhe publiku mė ka pritur jashtėzakonisht mirė nė kėto qytete.

-Nė cilin nga kėta qytete nė tė cilėt keni dhėnė koncerte jeni pritur mė mirė?
Nuk diskutohet qė nė vendlindjen time. Aty jam pritur shumė shumė mirė, por nė pėrgjithėsi jam pritur mirė nė tė gjitha qytetet.
-Cilat kanė qenė kėngėt mė tė kėrkuara nga publiku, tė cilat ndoshta i keni kėnduar edhe dy herė nė njė koncert?
Kėngė shumė e kėrkuar ėshtė “Oj zogo”. Kėngė tė cilėn e kėndoj edhe nė gėzime familjare shumė shpesh.
-Sajhe Poleshi ka qenė pranė publikut me kėngė “live”?
Po. Gjatė gjithė verės unė jam shumė e ngarkuar, kam njė grup timin muzikor dhe marr pjesė nė shumė gėzime familjare.
-Si ndihet Sajhe Poleshi pas viteve 1990, kur jeni pritur mė mirė para apo pas viteve 1990? Nė atė periudhė ne ishim shumė tė mirėpritur, por edhe nė kėtė kohė nuk kemi ngelur prapa dore. Mė shumė pritemi dhe kėrkohemi nė Diasporė.

-Ēmendim keni pėr kėngėtarėt e rinj qė po bėjnė albume shpesh edhe ndoshta jo shumė cilėsor?
Tani nuk ėshtė problem talenti, atė ta jep natyra. Talenti ėshtė i lindur dhe nuk ėshtė i fituar. Kanė dalė shumė kėngėtarė dhe madje kėngėtarė tė mirė, por mė vjen keq pėr pėrkthimet qė bėjnė. Kėngėn popullore duhet ta leshė ashtu si ėshtė nė origjinal, si e ka krijuar populli sepse ashtu ėshtė mė e bukur dhe mė e ėmbėl. Pėrkthimet dhe pėrpunimet e kėngėve nuk realizohen kurrė aq tė bukura sa origjinali.
-Nėse njė kėngėtare e re do tė pėrpunonte njė kėngė tuajėn. Si do tė ndiheshit ju?
Unė e di qė shumė kėngėtarė i kanė marrė kėngėt e mia dhe i kanė pėrpunuar. “Oj zogo” ėshtė pėrpunuar shumė nga kėngėtarė tė ndryshėm, por ashtu si ėshtė origjinali i kėsaj kėnge nuk ka arritur asnjė kėngėtarė ta kėndoj. Mė pėlqen qė kėtė kėngė e kėndojnė kėngėtarė tė tjerė, por nuk dua qė t’i humbin vlerat e saj gjatė pėrpunimit.

-Albumi juaj titullohet “Lauresha”. Pse keni zgjedhur kėtė titull pėr albumin tuaj?
“Lauresha” titullohet njė nga kėngėt e albumit tim. Meqėnėse kjo kėngė mua mė pėlqen shumė dhe me mendimin e Gjok Beci vendosėm qė ta titullojmė kėshtu.
-Albumi juaj ka vetėm kėngė tė veriut apo edhe tė jugut?
Janė tė gjitha kėngė tė veriut, kėngė tė ėmbla dhe tė bukura. Kėngė tė jugut kėndoj shumė mirė nė gėzimet familjare. Gjithashtu kėngė tė jugut i kam kėnduar edhe kur isha nė shkollė.

-Ju kėndoni kėngė epike dhe lirike. Cilat flenė mė shumė nė shpirtin tuaj?
Tė dyja kėto gjini i kėndoj shumė bukur, por unė si shpirt pėlqej mė shumė kėngėt epike, kėngė tė lashta, tė qeta, tė shtrira dhe mė pėrshtaten edhe nė zė.
-Ju keni qenė e pranishme edhe nė shumė koncerte nė Diasporė. Si jeni pritur nė kėto koncerte? Kam qenė pothuajse nė gjithė Europėn dhe nė Amerikė pėr koncerte. Jam pritur shumė mirė nė tė gjitha vendet ku kam shkuar. Nė Zvicėr publiku ka qenė shumė i zjarrtė dhe gjithashtu nė Danimarkė dhe nė Amerikė, nė qytetin e Neė Yorkut, nė Manhatan, nė Detroit, Ēikago etj. Kemi dhėnė shumė koncerte nė Amerikė dhe jemi pritur shumė mirė atje.

-Koncertet nė Diasporė kanė qenė afatgjata?
Nuk rrija mė shumė se tre muaj jashtė sepse mėrzitesha. Rikthehesha nė Shqipėri.
-Keni patur ftesa tė cilat i keni refuzuar?
Po. Vitin e kaluar kam patur njė ftesė nė Angli dhe nuk shkova pėr arsyet e mia familjare.
-Artistėt shqiptarė qė janė tė pranishėm nė Diasporė quhen Ambasadorėt e Kulturės Shqipe. Sa dakord jeni me kėtė?
Kjo fjalė qėndron sepse arti njihet nė tė gjithė botėn. Kur shkonim nė koncerte me ansamblin nuk njoheshin personat por arti njihej gjithmonė.
-Keni patur raste nė tė cilin ju kanė dėgjuar tė huaj dhe si ju kanė vlerėsuar ata?
Po. Ka patur shumė raste qė nė koncerte ka patur tė huaj dhe mė kane vlerėsuar shumė. Mė shumė kanė vlerėsuar interpretimin dhe zėrin melodioz.

-Ka nė albumin tuaj kėngė epike?
Po. Kam njė kėngė pėr Kosovėn nė kėtė album dhe pjesa tjetėr ėshtė me kėngė lirike.
-Ju sė shpejti do tė vini me njė album tjetėr nė tregun muzikor. Cilat do tė jenė bashkėpunimet tuaja pėr kėtė album tė ri?
Pėr albumin e ri do tė kem tė njėjtėt bashkėpunėtor qė kisha nė albumin “Lauresha”. Albumi do tė jetė me kolazhe dhe me kėngė nga tė gjitha trevat e Shqipėrisė. Do tė kėndojė kėngė edhe tė jugut dhe Shqipėrisė sė mesme.

-Keni qenė pjesė e ansamblit Dardania nė Tropojė? Po, kam qenė pjesė e kėtij ansambli. Kam marrė pjesė nė tė gjitha koncertet me kėngėtarė shumė tė mirė si, Fatime Sokoli, artisten e merituar, me Gėzim Nikėn, Fatmira Breēani.

-Ju jeni nga Dibra. Nga cila trevė janė pjesa mė e madhe e kėngėve tuaja? Nė fakt unė kėndoj mė shumė kėngė Dibrane. Dhe me kėto kėngė jam pritur shumė mirė.
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Pergjigjuni me Citim