Shikoni Postime te vecuara
  #1  
Te vjeter 25-11-2006, 04:27
Minifotoja e anetarit BISHA E PYLLIT
BISHA E PYLLIT BISHA E PYLLIT eshte Jashte Linje
Moderator/e
 
Reg: 27-12-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 1,994
Dergoni nje mesazh nepermjet AIM tek BISHA E PYLLIT Dergoni nje mesazh nepermjet Yahoo tek BISHA E PYLLIT
Kryesore A ju pelqen juve te Gatuani dhe a i'a dilni dot mbane ?!

Pershendetje te gjitheve.
Pyetja eshte e thjeshte:
A mundeni te Gatuani ju vete personalishte?!
Kjo pyetje eshte drejtuar me shume per djemte, por edhe pak per vajzat.
Pasi sikurse e dime qe te gjithe, ne familjet shqiptare gjithmone gatuajne grate, dhe per te mos the asnjehere, rrallehere burrat!


Duke qene se pyetjen e drejtova une, po pergjigjem une i pari:
T'ju them te drejten edhe une ashtu sikurse pjesa derrmuese e djemve shqiptare, nuk dija te gatuaja, pasi ne shtepi gjithmone e gjeja ushqimin gati...
Por me largimin nga Shqiperia, d.m.th me ikjen ne mergim, u detyrova te gatuaja vete!
Ne fillim e kisha teper te veshtire ta beja nje gje te tille, pasi as qe e kisha idene se nga t'ia filloja, por me kalimin e kohes u mesova disi.
Tani kane kaluar 3-4 vite qe jam ndare nga familja dhe jetoj ne vetmi, dhe ia kam marre doren fare mire te te gatuarit...
Ndoshta mund t'ju duket cudi, por ky eshte realitet!
Sepse sikurse thote nje fjale e urte popullore:
'' Halli te meson dhe te orienton qe te besh edhe te pamunduren''...

Ne pergjithesi me shume me pelqen qe te gatuaj ushqime te guzhines tradicionale Shqiptare, dhe rrallhere ndonje tradicionalitet tjeter, dhe sidomos kete tradicionalitettin e guzhines Angleze, as qe e marr mundimin qe ta bej, pasi nuk e pelqej aspak!

Me poshte do te keni rastin qe te shihni nje foto, me Meze Shqiptare te cilat i kam pregatitur une...
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg Picture 067.jpg (121.1 KB, 13 vezhgime)
__________________
Mallkuar qoftė,
ky Kurbeti i zi,
qė na i zhyti zemrat,
thellė nė plogėshti!!!...
Pergjigjuni me Citim