VETMI NE MERGIM
Jam nje djale Shqipetar,
qe po jetoj, ketu ne mergim.
Ne zemer kam shume mall,
dhe teper pikellim!
Ndjej mall per prinderit,
per te afermit dhe shoket e mi.
Po me mungojne pa mase,
ketu larg, ku ndodhem tani!
Per vite te tera me radhe,
ne vetmi po jetoj.
Ne zemer jam teper i vrare,
e jeten nuk po e shijoj!
Sa here dua te gezoj,
e qetesoj shpirtin me ngushullime.
Por prape ai fluturon,
atje per ne vendlindjen time.
Atje, ne ate te vogel shtepi,
ku kalova femijerine.
Atje ku kurre, nuk pata rastin,
te perjetoja njehere vetmine.
E dija qe vetmia egzistonte,
e qe ishte pjese e jetes.
Por s'e dija qe po te te kaplonte,
t'i shtonte plaget e zemres!
Tani qe me te po jetoj,
me detyron te vuaj gjate!
Ndjenjat dhe enderrat po m'i copeton,
pameshire, dite e nate!
Ndaj perjete qofsh e mallkuar
ti vetmi qe zemra vret!
Djemt e ri, i ke larguar,
neper rruget e mergimit te errte!
C'do mergimtar e ka provuar,
sa vuan shpirti ne kurbet!
Ku kurre, nuk eshte gezuar,
me njerez te huaj perreth!
Mallkuar qofte edhe kjo jete,
qe po kaloj ne mergim!
Mallkuar qofsh edhe ti vetmi,
qe me vrave shpirtin tim!!!...
__________________ Mallkuar qoftė,
ky Kurbeti i zi,
qė na i zhyti zemrat,
thellė nė plogėshti!!!... |