SHOQERISE
E lashe vendlindjen time,
larg saj emigrova.
Zemra qe mbushur plot kujtime,
qe kurre nuk i harrova.
Rruget me kalldrem,
ambientin plot hijeshi.
Shoket qe atje kam lene,
c'do dite ne mendje me rrine.
Tani jam ne shtet te huaj,
ndaj merzitem shume!
E ndjej mungesen tuaj,
edhe kur jam ne gjume.
Me ju shoke qe u njoha.
qe kur isha ende femi.
Me ju qe une krijova,
me te miren shoqeri.
Shpesh, me kujtohen ditet,
kur sebashku qendronim.
Po ashtu edhe netet,
qe pa gjume i kalonim.
Sa vende te bukura,
me ju kam vizituar?!
Sa festa e ditelindje,
me ju i kam festuar?!
Te gjitha keto kujtime,
i ruaj me shume mall.
Ndaj nuk do t'i harroj,
sa kohe qe te jem gjalle.
Porsi zogu qe shtegton,
e s'e harron folene e vet.
Ashtu edhe zemra ime j'u kujton,
e s'do t'ju harroj perjet.
Besomeni o shoke,
se nje dite do te kthehem.
Ne krahet e shoqerise tuaj,
perseri me deshire do te prehem.
Kur mendoj diten e kthimit,
zemra sa nuk me pelcet.
Ndaj papushim i lutem Zotit,
qe kete dite, ta beje realitet.
Por edhe ne qofte se nuk kthehem,
j'u lutem o shoke, me besoni!
Pergjegjes per kete, do te jete fati,
i cili larg jush me hodhi!!!...
__________________ Mallkuar qoftė,
ky Kurbeti i zi,
qė na i zhyti zemrat,
thellė nė plogėshti!!!... |