EDHE PERSE
Neper kalldremin e rrugices se gjate
Ku dikur, ecnim ne te dy
Po eci une edhe kete nate
I merzitur shume e ne vetmi.
Nuk degjoj, asnje zhurme tjeter
Vetem capitjet, e hapave te mi
Me vjen keq, per dashurine e vjeter
Te cilen, ma rrembeve ti.
C'do gur, te ketij kalldremi
Numeroj, une me radhe
Porsi plaget qe me dhembin
Ne zemren time, te vrare.
Qe prej dites, kur ti me ike
Per mua, akoma nuk je kujtuar
Driten e kesaj dashurie, ti fike
Por shpejte, ke per tu penduar.
Edhe perse, larg nga une do te jetosh
Edhe perse, nje tjeter do te keshe
Dashurine time, s'do mundesh ta harrosh
Dhe kurre me si ajo, nuk do te gjeshe.
__________________ Mallkuar qoftė,
ky Kurbeti i zi,
qė na i zhyti zemrat,
thellė nė plogėshti!!!... |