Historia e traditave martesore
Ne menyre virtuale cdo pjese e dasmes, qe nga fejesa dhe deri ne muajin e mjaltit, ka nje histori te pasur dhe rrenjet kulturore, prejardhja dhe besimi fetar kane fokusuar martesen per mijera vjet te njerezimit. Kjo eshte nje histori e shkurter e elementeve te ndryshem te marteses. Ritet e para martesore
Martesat e hershme ishin shume te ndryshme nga ideja e sotme e martesave. Paraardhesit tane primitive qendronin bashke per t'u mbrojtur dhe per te mbijetuar me shume, sesa per te krijuar lidhje te kuptimshme. Dhe, ne momentin qe numri i tyre ishte i sigurte, njerezit primitive formuan tribu, te cilave u qendronin shume besnike. Disa historiane besojne se martesat e para kane qene grup-martesash, qe duheshin kryer detyrimisht brenda tribuve. Dhe, pak kohe me vone, burrat dhe grate filluan te qendronin bashke dhe formuan familjet e vecanta. Qe nga ajo kohe, martesa nuk kane qene gjithmone nje ngjarje e lumtur. Dhe, pikerisht prej rivalitetit te tribuve, shpeshhere grate dhe femijet grabiteshin ose rrembeheshin. Qe kur brenda tribuve ishte e ndaluar te martoheshe brenda klanit, atehere grate rrembeheshin dhe ishin te detyruara te lidheshin ne martese me te huajt qe i kishin rrembyer. Historianet, i referohen shpesh kesaj periudhe, qe ishte pjese e kohes se eres se "marteses me rrembim".
Dreka e beqarise
Sipas shume te dhenave, qe depertojne deri ne ditet e sotme, ky festim per nder te nuses eshte quajtur dreka e beqarise, ose "Gostia e Fundit" (e beqarise). Ashtu si shume tradita te tjera martesore, zakoni ka luajtur gjithmone rolin e nje testi per kohen ne vazhdim. Fillimisht, ky zakon na vjen qe nga shekulli i peste prej Spartes, ku komandantet ushtarake mund te festonin dhe te ngrinin dolli me njeri-tjetrin ne prag, te marteses se njerit prej shokeve te tyre.
Madje edhe sot, nje dreke beqaresh, behet pak para dates aktuale te dasmes, apo ashtu si njihet "shija e fundit e lirise" per dhendrin. Duke u shkeputur nga konteksi historik, duhet thene se ne ditet tona ky takim i miqve te nuses dhe dhendrit, behet me nje qellim te thjeshte, qe atyre t'u hiqet ankthi i dites se marteses, ose dites se tyre te madhe.
Martesa
Gjate eres " se marteses me ane te rrembimit", shoket me te afert, asistonin kur dhendri rrembente nusen nga familja e saj. Shoqeruesit ne ate kohe dhe njerezit me prane familjes se protagonistit (dhendrit), duhet te kishin nga nje arme "te vogel", madje dhe mund te luftonin per te ruajtur rrembimin e vajzes, nga reagimi i eger i familjareve te saj, nderkohe qe dhendri largohej me te.
Shoqerueset e nuses dhe vajzat e nderit u bene me te pranishme ne keto aktivitete, kur martesa tashme ishte dicka e planifikuar. Qe disa dite para marteses, eshte nje grua, qe duhet te ndiqte te gjitha pergatitjet e nuses. Kjo vajze apo matrone (grua romake) nderi, qe eshte edhe sot, siguron te gjithe ceremonialin dhe ndihmon nusen, qe te vishet. Te gjitha vajzat e tjera ndihmojne nusen qe te zbukurojne martesen...
Lulet e dasmes
Perpara perdorimit te luleve ne buqeten martesore, grate mbanin buqeta te ndryshme te herbeve dhe luleve te ndryshme me qellimin kuptimplote, per te larguar shpirtrat e keqinj. Me kalimin e kohes, lulet dhe ererat e ndryshme u zevendesuan me lule qe simbolizonin pjellorine dhe dashurine e perhershme. Lule specifike kane kuptime te ndryshme ne vende te ndryshme...
Veshjet e dasmes
Rrobet e dasmes nuk kane qene gjithmone, keshtu si jane sot. Ne shekullin e 18-te, nuset e varfera visheshin me veshje te thjeshta. Kjo simbolizonte per burrin e saj te ardhshem, se ajo nuk kishte sjelle asgje dhe po keshtu nuk e detyronte te shoqin per asgje. Ndersa, ne mes te shekullit te 19-te, te gjitha nuset filluan qe te aplikojne veshjet e bardha te nuserise. E para qe e ka perdorur fustanin e bardhe, thuhet se ka qene ne vitin 1840, Mbreteresha Viktoria.
Velloja e nuserise
Velloja, ne menyre origjinale, eshte mbajtur nga grate e pamartuara per te treguar modestine. Ne ceremonine martesore, nje nuse e mban vellon si simbol te nenshtrimit dhe premtimit, qe do t'i bindet te shoqit te saj. Dhe, vetem pas ceremonise veli ngrihet per te zbuluar pamjen e nuses, perpara dhendrit. Dikur ne shekullin e 16-te, veshjet me vello ishin shume delikate, ndersa vellot me tantella, per here te pare u bene popullore mbas marteses se Mbretereshes Viktoria ne vitin 1840.
Unazat e marteses
Tradita e unazave te marteses eshte nga me te vjetrat nder te gjitha traditat e tjera martesore. Afersisht, cdo qyteterim, duke filluar qe nga egjiptianet, i kane perdorur unazat martesore, si simbol te marreveshjes martesore. Sipas hiroglifeve egjiptiane, rrethi perfaqeson perjetesine, dhe unazat e para jane bere nga fijet e barit, lekura, bari i thate, kocka apo fildishi. Dhe, kur u zbuluan metalet, atehere ato zune vendin kryesor ne perberjen e ketyre unazave.
Vendi klasik ku duhet mbajtur unaza martesore eshte gishti i katert i dores se majte.Ky zakon ka filluar tek egjiptianet, sepse ata besonin qe nje vene ne doren e majte, qe ndodhej pikerisht ne gishtin e katert, kishte direkt lidhje me zemren. Ndersa shpjegimi pragmatist i sotem eshte i thjeshte: vihet ne doren e majte, sepse shumica e njerezve e kane inaktive kete dore, pasi keta njerez shkruajne me te djathten. Por, ka dhe perjashtime, pasuesit e Elisabetes ne Angli, e mbanin ne doren e djathte unazen martesore, dhe mbanin madje disa te tilla. Katoliket romane po ashtu i mbanin ne anen e djathte. Gjithashtu eshte e ndaluar, qe unazat e marteses, te blihen diten e premte. Per supersticion, unazat nuk duhen mbajtur, perpara ceremonise se marteses.
Embelsira e marteses
Embelsirat kane qene pjese e ceremonise se marteses qe ne kohet mesjetare. Ne Rome embelsira e pare e marteses ishte bere nga feta te bukes se bardhe. Gjate ceremonise buka thyhej mbi koken e nuses, si nje bekim per nje jete te gjate dhe shume femije. Miqte e ftuar ne dasem hanin nje pjese te saj, si shenje te fatit te mire.
Muaji i mjaltit (henes)
Muaji i mjaltit, i ciftit te sapomartuar, nuk ka pasur kuptimin, qe ka ne ditet e sotme, si muaji i pare i kaluar sebashku. Fjala ka ardhur, ose ka rrjedhur nga Evropa e veriut, nga nje vend ku per tradite, behej vere nga hidromeli (nje lloj pije) dhe mjalti. Kjo tradite e Evropes se veriut, nenkuptonte qe cifti per te pasur fat ne jeten e tyre, duhej te pinin kete vere te embel, qe quhej metheglen, per nje muaj pas marteses. Dhe, qe kur muaji i pare u quajt "henor" kjo periudhe u njoh me emrin "muaj mjalti".
Ceremoniali shqiptar i marteses
Ben Andoni
Ka ndryshuar shume ceremoniali martesor, pergjate periudhave te ndryshme ne Shqiperi. Te cilin mund te tentojme, qe ta ndajme ne tre periudha, jo shume te perpikta. Dikur, shume arkaik dhe i perpikte, sot eshte me liberal dhe me pak i kontrolluar. Nderkohe, qe eshte pasuruar ne qytet, me elemente qe i afrohen dasmave, te vendeve evropiane.
Ne nje ceremonial te hershem, i cili na ka ardhur i gjalle, fale nje dokumentari te "Luce" ne fundvitet '30, nje cift shqiptar ne veri te vendit, martohet sipas nje rituali, qe duket se eshte i percaktuar mire. Nusja eshte e mbuluar dhe eshte e veshur me kostumin popullor te zones, ndersa dhenderi po ashtu mban nje veshje kombetare te zgjedhur. Pak caste, perpara se te futen ne shtepi, ajo pozon perpara te gjithe dasmoreve, ne krah te dhenderit. Eshte vjehrra, qe e para permes xhirimeve te shpejta te dokumentarit te kohes, e merr dhe ia vendos gishtat ne deren e shtepise. Kjo eshte shenja e besimit. E cila perseritet, pak a shume ne te njejten menyre, ne te gjitha vendet, ne kete kohe, qe nuk jane pasqyruar ne dokumentar. Keshtu zhvillohej ceremoniali martesor, ne vitet '40 ne Shqiperi, sipas dokumentarit italian. Por, evidenca te qarta te saj kemi, per te gjitha ata, qe kane shkruar per Shqiperine. Historianet kane lene nje evidence te qarte, keshtu, per ceremonialin e Skenderbeut me Doniken. Nje nga dasmat me te degjuara te historise sone, per pompozitetin dhe graden e te ftuarve.
Para Luftes se Madhe
Duke iu kthyer kujtimeve filmike te "Luce", pak me tej, ne ekstremin verilindor te Shqiperise etnike, nusja merrej e shoqeruar me flamurin kombetar. Madje, edhe ne qytetet e Kosoves, respektohej ky veprim. Ne Shqiperine e Jugut dhe te Mesme, nusja e mbuluar, kryente ritualet, e percaktuara qarte, ndersa vjehrra, qe ate dite transformohej si "Zonja e pare e shtepise". Ne disa, fshatra, ajo qellonte te ishte shume me e madhe edhe sesa dhenderi (per shkak te emigrimit). Ne qytete, nuk dukej se mund te ndryshonin me shume ceremonite. Ato, fale perberjes te gjere demografike shqiptare, qe kishte maxhorance fshatare, kishin shume elemente tradicionale. Ndryshimi, i vetem brenda trevave, kishte lidhje me ndryshimin e besimeve fetare. Dhe, besime te ndryshme aplikonin zakone te ndryshme. Nderkohe, ne zonat me pak te urbanizuara, respektohej elementi i rrembimit, (madje veprimi quhej si nje zotesi e dhenderit); kurse ne disa zona malore, nuk u harrua deri vone elementi i blerjes se nuses. Madje, dhenderi i ardhshem, duhej te ishte i afte qe te kishte nje sasi te mjaftueshme per ta blere te shoqen. Nga kjo sasi te hollash, ai kishte te drejte, qe te zgjidhte nusen-mall te tij. E cila, qe diten e pare, do te ishte skllavja e re e shtepise. Keto zakone me shume e roberonin femren shqiptare. Ne shumicen e rasteve, kuptohet se prirja kryesore ishte dasma me ane te njohjes me shkuesi.
Dhe, megjithe kenaqesine e madhe jetesore, se ato do te krijonin familje, ne pergjithesi femrat e konsideronin veten krejtesisht te roberuara. Vetem, ne qytete, dhe kontaktet me jashte te familjeve te borgjezise shqiptare, dhe pronareve te tokave bene qe te ndryshonin krejtesisht keto ceremoni. Kuptohet ne pak familje. Qe shfrytezuan edhe lidhjet martesore, per forcimin ekonomik dhe per aleanca te ndryshme mes tyre. E rende vazhdoi te paraqitej per femren shqiptare, gjendja e saj ne zonat rurale dhe ca me shume ne zonat, qe ishin larg qendrave urbane, deri ne mesin e shekullit te kaluar. Ceremoniali i brendshem, pastaj ishte njelloj. Preferohej lidhja martesore prane autoriteteve fetare. Muzika zgjidhej nga vendi, origjina e te cilit ishte dhe origjina e ciftit martesor. Paja e nuses, do te percaktohej nga mundesia e familjes, apo nga marreveshja, qe ishte bere gati matematikisht, ne mes perfaqesuesve te dy paleve.
Pas Lufte
Kjo gjendje u trashegua edhe pas luftes. Vetem se me nje ndryshim. Rregjimi komunist nuk deshironte, qe t'i qendronte, qe ne fillimin e tij strikt, zakoneve te kaluara. Dhe, filloi qe ne mase, perfaqesuesit e saj t'i braktisnin keto ceremoni. Kjo, pak me vone, u be nje norme masive. Dhe, te rinjte, qe vinin nga zona te ndryshme te vendit, per pune te ndryshme vullnetare, qe hapi sistemi komunist, filluan qe t'i marrin dhe t'i aplikojne keto zakone. Filluan qe te demaskonin sistemin e njohjes me shkuesi, pavaresisht se shmangia e tij nuk ka mbaruar ende. Disa kohe, madje ishte jo e pelqyeshme qe te mbahej, edhe uniforma e marteses, nga ana e nuses. Dasmat u reduktuan, ndersa dominonte kudo muzika e sistemit te ri, qe kishte lindur. Ne ceremoni, perpos shendetit te ciftit, duhej qe te tregohej besnikeria e dasmoreve per Partine.
Ciftet, pastaj si muaj mjalti, duhet qe te shkonin ne nje nga kampet e pushimit, kur ndersa ciftet ne fshat ishin me te privuara, fale gjendjes ekonomike. Me kalimin e kohes, por kryesisht qe me ndarjen e fese, ritualet ishin reduktuan disi. Ndersa per sa i perket pushimeve, ato duhet te kishin kujdes, qe te mos tejkaloheshin. Eshte akoma e gjalle nje kenge, qe tashme eshte kthyer, ne nje perqeshje per sistemin e kaluar. Dicka qe tingellon e tille: Te dielen u martove/ te henen ne pune shkove/. Nje perqeshje tipike cinike e sistemit! Nga ana tjeter, varferia beri, qe te kurseheshin shume. Kurse, ata qe ishin me ne gjendje, ne te shumten e heres, dasmat ne qytet i benin neper lokale dhe me pak ne shtepi, ndersa ne fshat, ashtu si tradicionalisht, neper shtepira te ndryshme. Ku, kohe me pare, duhej qe te pergatiteshit marrja e lejeve per gjetjen e ushqimit dhe ceremoniali tjeter plotesues.
Pas viteve '90
Ka ndryshuar shume, duke iu referuar koheve te dikurshme. Ose me sakte eshte nje institucion, qe gjithmone ne Shqiperi ka pesuar ndryshime. Mbase nje tregues eshte edhe migrimi i madh ne vend. Ku, kuptohet se shumica ende mundohet qe te respektojne traditen e vendeve nga kane ardhur. Por, duhet thene se neper qytete rituali martesor eshte reduktuar, fale koncepteve te reja dhe gjendjes ekonomike. Ndersa, eshte bere me shume si shenje shoe, tek familjet e pasuruara per te demostruar fuqine; eshte kthyer ne nje 'torture', per ata qe duhet ta bejne dhe qe nuk kane mundesi. Qe nderkohe, kane zgjedhur nje rruge tjeter duke e thjeshtuar ne mase, ne praktiken e kokteleve. Ka ndryshuar muzika, sepse ajo nuk eshte me si dikur, ku dominonin kenget kushtuar partise dhe kenget standarte. Epersia e ritualit te kesaj kohe ne rradhe te pare duket nga elementi i marrjes se nuses, i cili eshte kthyer ne nje demostrim, ku cdo "karvan" do te tregoje supremacine e tij, kundrejt te tjereve. Por, ajo qe duhet theksuar, eshte se ka ndryshuar shume marredhenia e brendshme ne mes dy bashkeshorteve. Vertete, ruhet deridiku ceremoniali, por te dy bashkeshortet kane me shume te drejta tek njeri-tjetri. Ata jane pjese integrale e dasmes dhe jane kthyer puthjet publike, mes ciftit, perpara dasmoreve, dikur element i ndaluar.
Tashme te gjitha ciftet deshirojne qe te filmohen dhe kameramani eshte pjese integrale e dasmes se familjes. Ne shtepite fshatare vazhdon elementi, ku dajat merren vesh me njeri-tjetrin, ndersa ne qytet ceremonia eshte pak me liberale. Atje ku behen ceremonite eshte taksative, qe numri i familjareve te dhenderit, te jete me i madh ne delegacionin ceremonial. Por, eshte kufizuar koha e pushimit pas martesor, kjo per shkak te pamundesise, per te gjetur shume kohe te lire. I gjithe ceremoniali, qe i jane shtuar edhe elemente evropiane, e kane bere dasmen shqiptare nje kategori, qe i afrohet shume, ceremonive evropiane te ketij lloji.
Rreth prejardhjes se dasmes
Hasan Qatipi
Historiani pershkruan brenda nje studimi te shkurter, ritualin martesor duke shfrytezuar historine boterore dhe studime te ndryshme, mbi te ne vend. Fale skrupulozitetit shkencor, ai ne menyre te qarte, jep prejardhjen historike te dasmes ne token tone dhe nga ana tjeter, ben nje lidhje me aktualitetin e koheve moderne te ketij rituali.
Ne burime te shkruara per dasmen gjejme shkrime deri ne monografi. P.sh. Rr. Zojzi pershkroi dasmen ne Skrapar, A.Dojaka dasmen ne Cameri, M. Memia dasmen ne Malesi te Gjakoves, Sh. Hoxha dasmen ne Lume etj. Ndryshe nga keta I. Kadare beri nje studim te posacem per dasmen.
Por, ne vepren tjeter te tij te njohur "Eskili ky humbes i madh", Kadare tregon se albanologu Lamberci shfaq mendimin se dasma tek shqiptaret vjen nga martesa me rrembim. Vetem se kjo - shtojme ne - ka ndodhur rralle dhe per arsye te ndryshme.
E pergjithshmja ka qene martesa me shkuesi. Megjithate as tek kjo, as tek tjetra nuk duhet kerkuar prejardhja e dasmes.
Persa i perket marteses me rrembim, gjurmen me te vjeter te saj e gjejme ne shkallen e pare te qyteterise. P.sh. Homeri ne Iliaden e tij te njohur, na ve ne dijeni se Paridi, edhe pse mik shtepie ne Mikene, u njoh dhe e rregulloi punen ne ate menyre me Helenen e bukur, grua e Menelaut, vellait te Agamemnonit, sa i bukuri i dheut i Trojes dhe e bukura e dheut grua ne Sparte, e pelqyen njeri-tjetrin, prandaj vendosen dhe ne kete menyre Paridi e rrembeu Helenen. Mirepo, me kete gjest te tij u thyen, nga njera ane, besa e mikut te shtepise se Agamemnonit, nga ana tjeter dhe krahas kesaj norma e marteses me shkuesi. Ndryshe s'ka se si shpjegohet ky rrembim.
Nderkohe, Sparten e mbuloi turpi para botes. Vec hakmarrjes asgje tjeter s'e shlyente kete. U deshen dhjete vjet qe te tere qytetet shtete-greke te ngriheshin ne kembe, te pergatiteshin dhe te mesynin Trojen, derisa e dogjen dhe e shkaterruan ate. Vete ata Iliro-Dardane qe shpetuan, moren dhene me Enean ne krye, duke qendruar per nje kohe ne brigje te caktuara ne jugperendim te Ilirise jugore.
Prej ketej iken dhe zune vend ne Italine verilindore prane Iliro-etruskeve, qe kishin ardhur shekuj e shekuj me pare nga Azia jugperendimore, duke shkelur dhe qendruar edhe ne treva te caktuara, aq ilire kendej e pertej Adriatikut. Nga "Etimologjia e gjuhes shqipe", e E. Cabej-it del se ne kujtim te ketij itinerari te tyre dhe qendrimi deshmojne toponimet arkaike "Toskeria" ne Shqiperine e jugut dhe "Toscana"(Toskana) ne Italine e siperme. Kjo menyre martese kaq e tmerrshme per njerezimin e kohes u perjetesua ne Iliaden e Homerit, si nje kujtim i hidhur ne historine e Europes juglindore ne Antikitet.
Ne mesjete e deri ne ditet tona, martesa me rrembim erdhi dhe u shfaq me pasoja te tjera, me tentative vrasjesh dhe me pajtime. Per te paren dime se ne vitet 40 te shek. XX, ne nje fshat te Shqiperise se mesme, nje djale i ri gjeti menyren dhe rastin te njihet fshehurazi me nje nuse te re ne nje fshat tjeter prane. Gjate takimeve te qellimshme, ai e rregulloi punen ne ate menyre me te sa, nje nate, mori shoke te tij dhe sebashku e rrembyen dhe e prune ne shtepine e djalit rrembyes.
Mbas nje kohe, nderhyne pleq e burra zakoni, qe e binden burrin e gruas se rrembyer te hiqte dore nga synimi i tij per t'i vrare. Per rrjedhoje, ata edhe u pajtuan.
Per rastin e dyte, ne Shqiperine e Jugut, dime gjithashtu se gjithnje ne ditet tona, nje djale dhe nje vajze nga i njejti fshat u njohen, u dashuruan dhe vendosen te martoheshin.Por, kur vune ne dijeni prinderit dhe te afermit, keta u zemeruan aq keq nga ky turp i madh para botes, sa u bene te vetedijshem t'i vrisnin. Por, edhe per kete rast, nderhyne burra e pleq zakoni, madje dhe organet perkatese te shtetit, te cilet i pajtuan te dyja shtepite pale te marteses me dashuri, te djalit dhe te vajzes ne fjale. Si ne rastin e pare, dhe ne te dytin nuk u be dasem. Nga te dhena te tjera te Homerit, nder te tjera, kuptojme se p.sh. Enea e te tjere burra te shtepise se Priamit ne Troje nuk thuhet ne Iliade se ata kishin bere martese me rrembim.
Nga ana tjeter, po te kemi parasysh se martesa me shkuesi ka qene norme zakonore edhe te shqiptaret pasardhes te Ilireve, atehere bindemi se sipas kesaj norme zakonore edhe shkuesi s'bahet" (KLD - Kanuni i Leke Dukagjinit, Kreu i trete, Pjesa 40,f.13) ose vajzerisht per arsye, qi u muer e shkoi jashte kanujet pa shkues" ( KLD, po aty).
Vec kesaj, po te kemi parasysh se martesa me shkuesi njihej si norme zakonore tradicionale edhe tek shqiptaret, atehere kuptohet se rrembimi i gruas a i vajzes (ndryshe nga robina ne rapsodite popullore) ndodh si pasoje e marreveshjes midis vajzes dhe djalit, gjate njohjes dhe shfaqjes se dashurise se fshehte midis tyre. Ne kete menyre kane ndodhur raste ne te kaluaren, ndryshe nga sot, kur pas nje kohe njohjeje, cifti shfaq dashurine si mbeshtetje themelore per martese, c'ka sa vjen e po behet ecuria e pergjithshme e krijimit te familjes se re me dasem.
Kjo lidhje organike mes dasmes dhe familjes, na nxit te themi se ne qofte se nga dasma perurohet me dhurata dhe pergezohet krijimi i familjes se re, nga vete familja vijne pergezime te tjera, lindja e femijeve dhe detyrimet ndaj ketyre si brez i ri shoqeror.
Si filiza te rinj te shoqerise, keta kur rriten, edukohen dhe shkollohen ndodh qe, nga rradhet e tyre, vajza dhe djali njihen e dashurohen.
Pastaj ne moshe pune, ne kushte materiale dhe shpirterore per jeten, e, ne kohe te pershtatshme, martohen pergjithesisht sipas tradites me dasem. Nderkohe e me kohe, familja ame plaket. Pastaj, me vdekjen e njerit element te saj, ajo nis rrugen e shuarjes, kurse me vdekjen e elementit tjeter familja shuhet fare, duke ua lene vendin familjeve bija, e keshtu me rradhe eshte perseritur cikli i monogamies nga njeri brez shoqeror ne tjetrin, gjate gjithe qytetarise.
Ne kete veshtrim termi familje merr kuptim te mirefillte, ndryshe nga ai vulgar, qe e barazvlereson edhe me termin shtepi/-a ne kuptim shoqeror te dyte te kesaj fjale.
Nga argumentet e permendura kuptohet se dasma eshte nje ceremoni festive qe perurohet me dhurata, pergezon dhe perligj me muzike popullore apo me orkester, me kenge dhe valle krijimin e familjes se re, vetem prej nje burri dhe vetem prej nje gruaje me prejardhje gjinore a dhe fisnore e vendore te ndryshme me qellim per te bere pune lidhur me nevojat per jeten dhe per te bere femije, qe e rigjenerojne shtepine, lagjen, fshatin e qytetin, madje dhe kombin me krijesa e breza te rinj njerezore. Por, dasma nuk lidhet vetem me krijimin e familjes se re.
Sepse krahas saj, ajo ka te beje me menyren e jeteses. Ne varesi me kushtet dhe konceptet, rrjedhin dy menyra kesisoj, e perbashket dhe e vecante, qe ne rrethana dhe kohe te caktuar nderrojne forme, permbajtje dhe vend me njera-tjetren. Nga vrojtimet dhe kerkimet tona del se shtepite me bashkesi familjare perbeheshin me me shume se dy, deri ne pese familje. Po jo pak me nje deri ne gjashte apo dhe ne dhjete familje, shume rralle me shume se kaq, madje deri ne 103 fryme, sic ka qene me 1908 shtepia Elezaj ne Kukes, me mbi 10 familje aterore etj.
Nga ndarja e punes, nga administrimi, drejtimi i mire, i drejte ose jo, i ekonomise se perbashket te shtepise varej jetegjatesia e kesaj bashkesie. Nga natyra e saj, ajo perbehej nga burra eter me lidhje te ndryshme ne gjak, nga bij e bija, niper e mbesa, sternipa e stermbesa, etj. Qe te tere perfitonin gjinine aterore, si baze shoqerore e shtepise aterore, me gra nga gjini dhe fise te tjera. Prandaj shtepine dhe cdo familje burre-grua brenda saj e quajme te paren shtepi aterore, te tjerat cdo njeren familje aterore. Ky percaktim na jep mundesi qe femijet e cdo familjeje dhe vete shtepine si bashkesi shoqerore t'i shikojme ne levizje, ne kohe dhe hapesire. Me ndarjen e kesaj bashkesie per shkaqe ekonomike, shoqerore, politike etj, krijoheshin bashkesi me te vogla dhe familje secila me vete, e para gjithnje me prone te perbashket,e dyta me prone private,e keshtu me rradhe kohe mbas kohe. Ne te dy rastet, rituali i dasmes dhe ai mortor shquheshin si dy ligjesi te ndryshme te jetes se njeriut.
Persa i perket prejardhjes se dasmes, mendojme se kjo lidhet me kalimin e marteses me cifte relativisht te perkohshme, si shkalle e fundit e zhvillimit te shoqerise ametare, ne martesen monogamike ne qytetesi.
Ritet e mira tė martesės, qė i kemi humbur
Opinioni i sociologeve:
Shumė kohė mė parė nė dasmat shqiptare nė vend tė parave jepeshin dhurata. Tek-tuk ka rikthim tė kėsaj tradite edhe nė ndonjė dasmė shqiptare qytetare. Por nė mė tė shumtat e rasteve doroviten para. Ndėrkohė qė tradita tė tjera negative janė nė rikthim, janė harruar fare tradita tė mira si ajo e sponsorizimit tė pajės. Ja ēfarė shpjegon rreth kėtyre ndryshimeve nė ritet e dasmave, sociologu Zyhdi Dervishi: Gjatė dhjetėvjeēarit tė fundit ka patur shumė ndryshime nė ritin e dasmės, fejesės dhe martesės. Kjo shpesh ka ndodhur pėr arsye tė difuzimit kulturor nga vendet fqinje. Pėr shembull ėshtė shtuar pėrdorimi i pijeve tė tjera qė pak pėrdoreshin nė dasmat tradicionale ku dominonte rakia. Tani pėrdoret shumė vera dhe birra. Kėto prirje kanė lidhje me emigracionin. Pėr shembull nė dasmat e tė emigruarve nė Itali shpesh shokėt e dhėndrit qėllojnė njėri-tjetrin me tortė, por sidomos dhėndrin. Kjo si shenjė e jetės sė lumtur por me ndikim nga kultura italiane. Nga ana tjetėr ėshtė thyer zakoni pėr mosvajtjen e dhėndrit vetė pėr tė marrė nusen (prej kohėsh) dhe tani dhėndri shkon ta marrė nusen madje si shofer. Kėto janė disa shembuj periferikė tė ndryshimeve qė kanė ndodhur nė ritet e dasmave. Njė ndryshim i rėndėsishėm ėshtė ai i shtimit tė diferencės nė moshė mes dhėndrit dhe nuses, edhe kjo e lidhur me emigracionin. Nė njė farė mėnyre nė kėtė rast kemi tė bėjmė me rikthim tek tradita shqiptare, ku kishte diferencė tė konsiderueshme ndėrmjet burrit dhe gruas nė moshė.
Sot kjo diferencė sipas statistikave shkon deri nė 2 vjet mė shumė se paraadhėsja, pra nė 6-7 vjet ndėrmjet burrit dhe gruas. Ky fenomen ndodh sepse emigrantėve shpesh u shkon mosha duke punuar jashtė. Njė rikthim tjetėr ėshtė fakti qė njė pjesė e emigrantėve marrin gra tė pashkolluara. Ėshtė njė rikthim negativ, sepse kėto gra po e humbin nė kėtė mėnyrė pavarėsinė ekonomike dhe njėkohėsisht pushteti ekonomik i burrit ėshtė rritur shumė. Por veē traditave jopozitive tė sė shkuarės ka tradita tė mira, tek tė cilat ia vlen tė kthehesh. Nuk ėshtė nė traditėn e shqiptarėve komercializimi i dasmės. Si rregull nuk ēohej para nė shtėpinė e atyre qė martoheshin, por dhurata si pėr shembull dashi ose diēka simbolike si sheqer, etj.
Sipas mendimit tim, mė mirė tė bėhen dhurata simbolike sesa tė detyrosh nė njė farė mėnyre tė ftuarit e tu tė dorovisin para, edhe kur janė tė varfėr. Komercializimi i dasmave ėshtė bėrė njė gjė vulgare. Njė rit tjetėr interesant por edhe human i traditės shqiptare ėshtė ai i sponsorizimit siē do tė shpreheshim sot, i pajės sė nuses sė varfėr nga familjet e pasura. Ka qenė njė traditė e Shqipėrisė sė Mesme, e cila pėr fat tė keq, ėshtė zhdukur thuajse krejtėsisht. Sigurisht ideja klasike e pajės nuk mund tė aplikohet mė, por nė vend tė saj sponsorizimi mund tė ishte pėr diēka tjetėr tė dobishme pėr ēiftin e tė sapomartuarve.
Rite Paja e nuses
Njė institut i rėndėsishėm i sė drejtės zakonore familjare, i njohur qė nga kohėt mė tė lashtė ka qenė paja e nuses. Nė fshatrat shqiptare ku sundonte varfėria, paja ishte e kufizuar kryesisht me punime dore prej leshi (ēorape e veshmbathje tjetėr) qė merrte me vete nusja. Sipas librit E drejta zakonore e Labėrisė paja pėrbėhej nga sendet vetjake tė nuses, prandaj ato ishin pasuri vetjake e saj. Nė Shqipėrinė e Veriut, paja e nusės pėrfshinte edhe prikėn. Nė Labėri paja pėrgatitej nga shtėpia e burrit. Babai i dhėndrit sė bashku me babanė e nuses shkonin nė pazar dhe i blinin rrobat e nuses qė nga kėpucėt (zakonisht 2-3 palė) e deri tek shamia e kokės. Kjo normė e pashkruar e sė drejtės zakonore ka vepruar kudo nė Shqipėri e nė Kosovė.
Krushqit e armatosur
Gojėdhėna popullore e fshatrave tė Labėrisė tregon se format e martesės tė njohura nga e drejta zakonore familjare kanė qenė martesa me kurorė, martesa me shpėrblim dhe martesa me rrėmbim, kurse martesa me provė nuk njihej. Edhe nė Kanunin e Skėnderbeut nuk njihej martesa me provė. Martesa me rrėmbim, njė nga format mė tė lashta e mė tė pėrhapura kudo, praktikohej nė Labėri ashtu si edhe nė Malėsinė e Veriut e nė zona tė tjera malore tė vendit. Martesat me rrėmbim nuk kanė qenė dukuri shqiptare, por kanė ekzistuar qė nga kohėt mė tė lashta dhe janė praktikuar nė Greqinė e vjetėr, Romėn e lashtė, etj. Pėr martesėn me rrėmbim dėshmon veē tė tjerash edhe dėrgimi i krushqve tė armatosur pėr tė marrė nusen.