Agjėrimi i Pejgamberit[sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]nė Ramazan
Falenderimi i qoftė All-llahut...Bekimi dhe paqeja qofshin mbi Pejgamberin e Tij dhe mbi tė gjthė ata qė e pasojnė atė.
Po ju paraqesim agjėrimin e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] duke pėrmendur farzet, rregullat, duatė, vendimet e agjėrimit dhe llojet e saj, veprat qė e prishin agjėrimin dhe gjėrat tjera. Lusim All-llahun xhel-le shanuhu qė t'u mundėson muslimanėve praktikimin e sunnetit tė Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nė ēdo vepėr, qoftė ajo e madhe ose e vogėl.
Definicioni i agjėrimit ėshtė: Agjėrimi ėshtė adhurim ndaj All-llahut [subhanehu ve tea'la] duke lėnė ato vepra qė e prishin agjėrimin nga mėngjesi e deri nė perėndim tė diellit.
Agjėrimi i Ramazanit: Agjėrimi i Ramazanit ėshtė njėra prej shtyllave tė Islamit, siē thotė Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: "Islami ngritet mbi pesė shtylla: Dėshmia se s'ka tė adhuruar pėrveē All-llahut dhe se Muhammedi ėshtė i dėrguar i Tij, falja e namazit, dhėnia e zekatit, agjėrimi i Ramazanit dhe shkuarja nė haxhxh". (Transmeton Buhariu dhe Muslimi.)
Njerėzit gjatė agjėrimit
-Agjėrimi ėshtė farz pėr ēdo musliman tė moshėrritur, tė menēur, qė ka mundėsi ta bėjė kėtė dhe nuk ėshtė udhėtar.
-Kafiri nuk agjėron dhe nuk e ka detyrė ta bėjė kaza agjėrimin nėse e pranon Islamin.
-I vogli, i cili nuk ka arritur kohėn e moshėritjes, nuk e ka pėr detyrė tė agjėron, edhe pse ėshtė mirė tė urdhėrohet qė tė agjėrojė me qėllim qė tė mėsohet.
-I sėmuri me sėmundje tė papritur, i cili pret qė tė shėrohet, nėse ėshtė pėr tė agjėruar mund tė mos agjėrojė, tė cilin e bėn kaza pasi qė tė shėrohet.
-I ēmenduri nuk duhet tė agjėrojė as tė ushqejė tjerėt (si shpagim) edhe pse ėshtė i madh. Gjithashtu edhe idioti (njeriu me zhvillim mendor shumė tė mangėt nga lindja), i cili nuk mund tė dallon dhe plaku, i cili nuk mund tė dallon.
-Ai qė nuk mund tė agjėron nga ndonjė shkak i pėrhershėm, siē ėshtė pleqėria e rėndė edhe i sėmuri prej ndonjė sėmundje qė nuk mund tė shėrohet, duhet tė ushqejė pėr ēdo ditė nga njė tė varfėr.
-Gruaja shtatzėnė dhe gjidhėnėsja nėse u vjen rėndė, mund tė mos agjėrojnė nga shkaku i shtatzėnėsisė dhe gjidhėnies ose nėse kanė frikė pėr foshnjen e tyre, mund tė mos agjėrojė dhe kėtė ta bėjnė kaza pasi qė tė largohet frika.
-Ajo qė ėshtė nė menstruacion dhe nė periudhė tė lehonisė, nuk agjėron gjatė menstruacionit dhe lehonisė, kurse pasi qė tė kalon kjo kohė e bėn kaza.
-Ai qė detyrohet tė prish agjėrimin pėr tė shpėtuar ndokend nga mbytja ose djegia, mė vonė kėtė e bėn kaza.
-Udhėtari nėse don agjėron, e nėse don e prish agjėrimin, e pastaj i bėnė kaza ditėt nė tė cilat nuk ka agjėruar, pa marrė parasysh a ėshtė udhėtimi i pėrkohshėm ose i pėrhershėm. Pra, agjėrimi mund ta prish, pasiqė ėshtė jashtė vendit tė vet.
Rregullat e agjėrimit
1- Nijeti:
ثshtė farz tė nijet para mėngjesit nė agjėrimin e Ramazanit, ngase Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: “Ai qė nuk vendos agjėrimin para mėngjesit, nuk ka agjėrimi”. (Hadithi ėshtė sahih, transmeton Ebu Davudi.)
Gjithashtu Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: "Ai qė nuk bėn nijet pėr agjėrim natėn (dmth: para mėngjesit), nuk ka agjėrim". (Hadithi ėshtė sahih, transmeton Nesaiu.) Vendi i nijetit ėshtė zemra, kurse tė bėrit nijet me gojė nuk transmetohet nga Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e as nga ndonjė sahabi.
2- Koha e agjėrimit:
All-llahu [subhanehu ve teala] thotė:
"Hani dhe pini derisa qartė tė dallohet peri i bardhė nga peri i zi nė agim..." (El-Bekare: 187)
Ekzistojnė dy lloj agimesh:
- Agimi i rrejshėm: Nė kėtė kohė nuk lejohet falja e namazit tė mėngjesit (sabahut), ku agjėruesi nuk e ndėrpret ushqimin agjėruesi. Ky mėngjes ėshtė kur tė del njė dritė e bardhė e gjatė e ndriēueshme dhe e ngritur si bishti i luanit.
- Agimi i vėrtetė: Nė kėtė kohė ndalohet ngrėnia pėr agjėruesin dhe fillon koha e namazit tė sabahut. Kjo kohė ėshtė kur paraqitet drita e kuqe e pėrhapur ēdokund mbi kodra e male.
Kurse, kur tė drejtohet nata nga lindja e tė shkon dita nga perėndimi dhe tė perėndon dielli, atėherė lejohet qė agjėruesi tė bėjė iftarė. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: "Kur tė drejtohet, tė vjen nata nga kjo anė (lindja) e tė shkon dita nga kjo anė (perėndimi) dhe tė perėndon dielli, agjėruesi lejohet tė bėn iftar". (Tra. Buhariu dhe Muslimi.) Dmth: pas perėndimit tė diellit edhe pse shihet drita e tij.
3- Syfyri (Suhuri):
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: "Vija ndarėse mes agjėrimit tonė dhe agjėrimit tė ehli kitabit ėshtė ngrėnia e syfyrit". (Tra. Muslimi)
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: "Bereqeti ėshtė nė tre gjėra: Nė xhemat (bashkėsi), nė paēamurė (pėrshesh) dhe nė syfyr". (Hadithi ėshtė sahih, tra. Taberaniu nė "Mu'xhemul-kebir".)
Syfyri ėshtė bereqet ngase ėshtė pasim i sunnetit tė Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe tė mundėson qė mė lehtė ta kalosh agjėrimin. Pastaj, syfyri ėshtė ushqim i bekuar, siē e ka emėrtuar Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] duke thėnė: "Nxitoni nė ushqimin e bekuar". (Hadithi ėshtė sahih, tra. Ebu Davudi.)
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: "Syfyri ėshtė ushqim i bereqetshėm, prandaj mos e leni, sė paku pini njė gllėnkė ujė, ngase All-llahu dhe melekėt bėjnė dua pėr atė qė ngrihet pėr tė ngrėnė syfyr". (Hadithi ėshtė sahih, tra. Ebu Davudi.)
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: "Sa syfyr i mirė pėr besimtarin ėshtė hurma". (Hadithi ėshtė sahih, tra. Ebu Davudi.)
Prej sunnetit tė Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ėshtė vonimi i syfyrit deri nė mėngjes.
4-Agjėruesi duhet lėnė:
a-Thėniet e rrejshme. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: "Kush nuk i len thėniet e rrejshme dhe veprimin me to, All-llahu nuk ka nevojė qė ai ta len ushqimin dhe pijen". (Tra. Buhariu)
b-Fjalėt e kota dhe tė jomoralshme. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: "Agjėrimi nuk ėshtė largim nga ngrėnia dhe pija, por agjėrim ėshtė largimi nga fjalėt e kota dhe tė jomoralshme, ashtu qė nėse tė shan dikush ose nuk sjellet mirė ndaj teje, thuaj: unė agjėroj, unė agjėroj". (Hadithi ėshtė sahih, tra. Ibėn Huzejmeja.)
5-Agjėruesit i lejohet:
- Tė bėhet xhunub. Aisheja radijall-llahu anha tregon se “Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e takonte mėngjesi duke qenė xhunub, e kur ngritej lahej dhe vazhdonte agjėrimin”. (Mutefekun alejhi)
- Tė pėrdor misvakun. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: “Sikur mos t’i vinte rėndė ummetit tim, do t’i urdhėroja tė pėrdorin misvakun nė ēdo abdest”. (Mutefekun alejhi)
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nė kėtė hadith nuk veēoi agjėruesin prej tė tjerėve. Duke u nisur nga kjo, themi se pėrdorja e misvakut ėshtė sunnet edhe pėr agjėruesin para ēdo abdestit dhe para ēdo namazit, dhe nė ēdo kohė, qoftė para ose pas drekės.
- Shpėrlarja e gojės dhe hundės. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] shpėrlante gojėn dhe hundėn edhe pse ishte duke agjėruar, mirėpo i ka ndaluar agjėruesit ta teprojnė gjatė shpėrlarjes sė gojės dhe hundės, duke thėnė: “...shpėrlaje mirė hundėn, pėrveēse nėse je i agjėrueshėm”. (Hadithi ėshtė sahih, tra. Ebu Davudi.)
- Afrimi grave dhe puthja e tyre. Aisheja radijall-llah anha tregon se “Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i puthte (gratė e tija) duke qenė i agjėrueshėm, mirėpo e pėrmbante veten”. (Mutefekun alejhi)
Mirėpo, kėtė nuk ia preferojmė tė riut, ngase ndodh qė nuk mund ta pėrmban veten e tij e tė bėjė marrėdhėnie me gruan e tij, gjė e cila ia prish agjėrimin, kurse i lejohet plakut, ngase “ai mund tė pėrmban veten e tij”. (Hadithi sahih, tra. Ahmedi.)
- Analiza e gjakut dhe marrja e injekcioeneve joushqyese. Pasiqė kėto gjėra as qė ushqejnė e as qė kalojnė nėpėr fyt, nuk konsiderohen prej veprave qė e prishin agjėrimin.
- Hixhameja. Ibni Abbasi radijall-llahu anhu thotė: “Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka bėrė hixhame duke qenė i agjėrueshėm”. (Buhariu) Nė kėtė hyn edhe nxjerrja e dhėmbit.
- Shijimi i ushqimit. Kjo vepėr nuk e prish agjėrimin nėse nuk hyn nė fyt. Kjo qė thamė vlen edhe pėr pastėn e dhėmbėve, ngase transmetohet nga Ibni Abbasi radijall-llahu anhu, i cili thotė: “S’ka gjė nėse shijon uthullėn ose ndonjė gjė tjetėr, nėse kjo nuk depėrton nė fyt, kur je agjėrueshėm”. (Buhariu)
- Pėrdorimi i syrmeve dhe pikave qė hudhen nė sy. Kėto gjėra nuk e prishin agjėrimin pa marrė parasysh se a depėrtojnė nė fyt ose jo, ngase Imam Buhariu [rahimehull-llah] thotė: “Enesi ibėn Maliku, Hasan Basriu dhe Ibrahim Nehaiu i kanė lejuar pėrdorimin e syrmes agjėruesit (agjėrueses)”.
6- Iftari.
- Nxitimi i iftarit. Kjo vepėr ėshtė prej sunnetit tė tė Dėrguarit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe ėshtė nė kundėrshtim me traditėn e ēifutėve dhe tė krishterėve, tė cilėt presin derisa tė dalin yjet. I Dėrguari [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: “Njerėzit janė nė tė mirė pėrderisa e nxitojnė iftarin”. (Mutefekun alejhi)
“Ummeti im do tė mbesin nė sunnetin tim, pėrderisa nuk vonojnė iftarin derisa tė dalin yjet”. (Hadithi sahih, tra. Ibėn Hibbani.)
- Ngrėnia e iftarit duhet tė jetė para faljes sė akshamit. Enesi radijall-llahu anhu thotė: Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] hante iftarin para se tė falej”. (Hadithi ėshtė hasen, tra. Ebu Davudi.)
- Me ēka ėshtė mirė tė fillohet iftari? Enesi [radijall-llahu anhu] thotė: I Dėrguari bėnte iftar me hurma tė freskėta, nėse nuk kishte tė freskėta, atėherė me tė thata, e nėse nuk kishte hurma, atėherė pinte ujė”. (Hadithi ėshtė sahih, tra. Ebu Davudi.)
- ا’duhet thėnė para se tė fillosh tė hashė iftarė? Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: “Agjėruesi nė kohė tė iftarit posedon dua qė nuk refuzohet”. (Hadithi ėshtė sahih, tra. Ibėn Maxheja.)
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] gjatė iftarit thoshte:
“Shkoi etja, u lagėn venėt dhe mbeti shpėrblimi insha-all-llah”. (Hadithi ėshtė hasen, tra. Ebu Davudi.)
7- Veprat qė prishin agjėrimin:
- Ngrėnia dhe pirja me qėllim. Agjėrimi prihet pa marrė parasysh nėse ky ushqim ėshtė i dobishėm ose ėshtė i dėmshėm, siē ėshtė pirja e duhanit. Mirėpo, nėse e bėn kėtė nga harresa, me gabim ose nga pėrdhunimi, atėherė s’ka gjė insha-all-llah. I Dėrguari [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: “Nėse njė njeri nga harresa han dhe pin, le ta plotėson (vazhdon) agjėrimin e tij, ngase ky ėshtė ushqimi me tė cilin e ka ushqyer All-llahu dhe pije qė ia ka ofruar All-llahu”. (Mutefekun alejhi)
- Vjellja me qėllim. Nėse vjell me qėllim, agjėrimi prishet, e nėse vjell pa qėllim, atėherė nuk prishet agjėrimi. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: “Atė qė e kapė vjellja nuk duhet ta bėjė kaza, kurse ai qė vjell me qėllim duhet ta bėjė kaza”. (Hadithi ėshtė sahih, tra. Ebu Davudi.)
- Marėdhėniet seksuale. Nėse i ndodh njė gjė e tillė njeriut gjatė Ramazanit, kjo ia prish agjėrimin, mirėpo nuk i lejohet tė han dhe tė pin gjatė tėrė ditės deri nė iftar, e pastaj kėtė duhet ta kompenzon dhe tė shpaguan, duke liruar njė rob. Nėse nuk ka rob, atėherė duhet tė agjėron dy muaj pa ndėrprerė, e nėse nuk ka mundėsi ta bėjė as kėtė, ateherė duhet tė ushqen gjashtėdhjetė tė varfėr.
- Injeksionet e infuzionit. Kėto injeksione e prishin agjėrimin, ngase janė ushqim.
- Menstruacioni dhe lehonia. Gruas ia prishin agjėrimin menstruacioni dhe lehonia. Kur t’i kalon kjo periudhė, duhet t’i kompenzojė ditėt e kaluara.
- Injeksionet e gjakut. Nėse agjėruesi ka gjakderdhje tė madhe, e i jepet gjak pėr tė zėvendėsuar gjakun e derdhur, kjo ia prish agjėrimin.
8- Kompenzimi (Kazaja):
Ai qė ka prishur agjėrimin me ndonjė arsye ėshtė e pėlqyeshme qė tė nxiton t’i kompenzon kėto ditė. Nėse nuk ka mundėsi t’i agjėron pandėrprerė, mund ti ndėrpresė.
Tė gjithė dijetarėt janė tė pėlqimit se ai qė ka vdekur e i kanė mbetur namaze pa falur, askush nuk duhet t’ia kompenzon. Gjithashtu edhe ai i cili vdes e nuk ka mundur tė agjėron, askush nuk duhet tė agjėron pėr tė, por pėr ēdo ditė duhet tė ushqen nga njė tė varfėr. Nėse i vdekuri ka zotuar agjėrim, atėherė tė afėrmit e tij duhet tė agjėrojnė, ngase Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: “Ai qė vdes e ka zotuar agjėrim, duhet tė agjėron i afėrmi i tij”. (Mutefekun alejhi)
9- Lėnia e namazit dhe agjėrimi:
Ai qė agjėron, kurse e len namazin, duhet tė dijė se ka lėnė njė shtyllė mė tė rėndėsishme se agjėrimi. Agjėrimi nuk ka mundėsi t’i bėjė aq shumė dobi nėse ky njeri e le namazin, ngase namazi ėshtė shtyllė e fesė, ngase ai qė e le namazin, mund tė del prej feje, kurse ai qė del prej feje, prej tij nuk pranohet asnjė vepėr. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: “Marrėveshja qė ėshtė mes neve dhe atyre ėshtė namazi, ai qė e le ka bėrė kufėr”. (Hadithi ėshtė sahih, tra. Ahmedi.)
10- Namazi i natės (teravija)
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] njė kohė e ka falur namazin e taravisė me xhemat, e pastaj e ka lėnė duke pasur frikė se po i bėhet farz ky namaz ummetit tė vet, e paataj nuk do tė kenė mundėsi ta kryejnė. Ky namaz falet tetė rekate pa vitrin, siē transmeton Aisheja radijall-llahu anha e cila thotė: “Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] as gjatė Ramazanit, e as jashtė Ramazanit nuk falte mbi njėmbėdhjet rekate”. (Mutefekun alejhi) Kur e ka ngjallur Omeri radijall-llahu anhu kėtė sunnet nė hilafetin e tij, i ka tubuar njerėzit nė njėmbėdhjetė rekate, qė tė jetė nė pėrputhje me sunnetin e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. (Shiko: “El-Muveta”, 1/115). Tė gjitha transmetimet qė i kundėrshtohen kėsaj janė tė dobėta, dobėsinė e tė cilave e kanė treguar dijetarėt e pranueshėm tė shkencės sė hadithit. Kėtė qė e bėjnė shumica e njerėzve sot, nuk ėshtė prej sunnetit tė Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], e as prej veprės sė Omerit [radijall-llahu anhu]. Prandaj, muslimani obligohet tė vepron sipas sunnetit tė Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] edhe pse shumica e njerėzve e kanė lėnė pas dore kėtė sunnet. Pastaj, ky nxitim qė e shohim nė namazin e muslimanėve, qoftė gjatė leximit tė Kur’anit, gjat rukusė, sexhdes, e tj nė shumė raste e dėmton namazin, e nė disa raste edhe e prish namazin. Zoti na ndihmoftė!
11- Sadakatul-fitri
Sadakatul-fitri ėshtė farz duke u bazuar nė hadithin qė e transmeton Ibėn Omeri [radijall-llahu anhu], i cili thotė: “Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e ka bėrė farz sadakatul-fitrin pėr njerėzit nė Ramazan”. (Mutefekun alejhi)
Zekatul-fitri ėshtė vaxhib pėr ēdo musliman, qoftė i vogėl ose i madh, burrė ose grua, i lirė ose rob.
Sasia e saj. Zekatul-fitėr duhet dhėnė njė sa’ (katėr grushta) ose gjysmė sa’i (dy grushta) nga ajo qė mė tepėr ushqehen njerėzit nė atė vend, nėse i tepron nga ushqimi mbi njė ditė e njė natė.
Zekatul-fitri nxiret ditėn e Bajramit para se tė falet namazi i Bajramit, mirėpo mundet tė jepet edhe para kėsaj dite (njė ose dy ditė), kurse nuk lejohet tė vonohet pas namazit tė bajramit.
Lusim All-llahun Fisnik, Zotin e Arshit tė madh, qė kėtė vepėr ta bėjė tė sinqertė pėr hirė tė Fytyrės sė tij tė Ndershme dhe prej shkaqeve tė hyrjes nė xhenetun-neim. Amin.
www.albislam.com/nun,