VLLAZNIA - FLAMURTARI3-1 Kuqeblutė kanė mundur 3-1 Flamurtarin dhe ngjiten nė renditje Vllaznia: Salihi, emri i suksesit Vllaznia ka fituar dje 3-1 ndaj Flamurtarit nė "Loro Boriēi". Megjithatė, loja e saj nuk ėshtė ngjitur nė lartėsinė e duhur. Pjesa e parė ka qenė pėrgjithėsisht e njė niveli tė dobėt. Vlonjatėt kishin ardhur pėr t'u mbrojtur dhe kėtė e tregon mė sė miri fakti qė pėr 10 minuta rresht nuk e kanė kaluar mesin e fushės. Nga ana tjetėr, Vllaznia tregoi se nuk ishte nė njė ditė tė mirė. Lojtarėt e saj, ndonėse ushtronin presion, asnjėherė nuk arritėn ta rrezikojnė seriozisht portėn e Dines. Pėrpjekjet e tajnerit Haxhiosmanoviē pėr tė dėrguar shumė lojtarė nė zonėn vlonjate rezultuan tė padobishme. Madje Vllaznia prej kėsaj e pėsoi. Flamurtari nė tė parėn kundėrzbritje ka arritur tė shėnojė me anė tė Vitos. Ky gol pritej t'u shtonte "oreksin" miqve, por nė tė vėrtetė ata vetėm janė mbrojtur. Vllaznia nuk ėshtė nė gjendje tė rrezikojė portėn e Dines, derisa do tė vinte minuta e 43-tė, kur janė vetė vlonjatėt qė i dhurojnė njė top kapitenit Sinani, qė nuk heziton tė barazojė. Kaq do tė mjaftonte qė nė pjesėn e dytė vendėsit tė jenė zotėr tė fushės. Nė 45 minutat e saj nė fushė ėshtė vetėm Vllaznia, e cila do tė sigurojė qetėsinė me dy golat e tė talentuarit Salihi. Tashmė Flamurtari nuk ka mė forcė tė bėjė asgjė. Thanė pas ndeshjes: Esat Rakiqi zėvendėstrajner iVllaznisė: "Kjo fitore tregoi se skuadra jonė ėshtė nė progres. Megjithatė, me lojėn e zhvilluar ndaj Flamurtarit, nuk jam edhe aq shumė i kėnaqur. Jo se pėsuam gol tė parėt, por sepse nuk ditėm tė shfrytėzojmė siē duhet ato raste qė na u krijuan. Megjithatė, e pėrsėris, na gėzon mbi tė gjitha fitorja, e cila vėrteton qė jemi nė rrugė tė mbarė." Ardi Bozhani, trajner i Flamurtarit:
"Nuk e prisja njė rezultat tė tillė tė ndeshjes. Vllaznia ndoshta e meritoi fitoren, por Flamurtari u ndėshkua nga gjyqtari. Gjatė 90 minutave tė lojės, vetėm 4 faulla mund tė ketė dhėnė pėr ne, ēka ėshtė e ēuditshme. Nuk e di ende se ku i gjen federata kėta gjyqtarė. Sot (dje), neve na ndodhi si me Elbasanin. Pėr mendimin tim, skuadra jonė duhej tė kishte dalė me tjetėr rezultat nga kjo ndeshje." Tė veēanta - Ulja e ēmimit tė biletave pėr tribunėn anėsore bėri qė gjysma e tifozėve tė pranishėm nė ndeshjen e djeshme tė vendoseshin pikėrisht atje. Pavarėsisht nga kjo, shumė tifozė kanė mbetur jashtė stadiumit sepse niveli i jetesės sė tyre ėshtė tepėr i ulėt, aq sa nuk kanė mundėsi tė blejnė edhe njė biletė.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Modifikuar per here te fundit nga AlbShkodra : 09-10-2003 ne 03:02.
|