Shikoni Postime te vecuara
  #1  
Te vjeter 02-09-2006, 12:36
Minifotoja e anetarit Muslimani
Muslimani Muslimani eshte Jashte Linje
Moderator/e
 
Reg: 07-03-04
Lokalizimi: Shkoder
Postime: 224
Kryesore Ramazani po afron!!!!

Pershendetje te Gjitheve.

Me ndihmen e Zotit, po na afrohet nje muaj i madherishem per te gjithe muslimanet, Muajit Ramazan. Agjerimi i ketij muaji eshte nje nder adhurimet kryesore qe duhet te beje nje musliman, edhe pse ka prej tyre qe e lene pas dore apo e neglizhojne. Kjo gje ndodh pasi shume nga vlerat dhe te mirat qe gjinden ne kete muaj nuk njihen nga njerezit.

Allahu i Madheruar na ka urdheruar ne kuran per agjerimin e ketij muaji duke thene: "O ju qė besuat, agjėrimi u ėshtė bėrė obligim sikurse qė ishte obligim edhe i atyre qė ishin para jush, kėshtu qė tė bėheni tė devotshėm" (suretu elBekare: 183)

Per agjerimin e ketij muaji kane ardhur shume shperblime.
Ebu Hurejra, All-llahu qoftė i kenaqur me tė ka thene:
Allahu i Lartesuar ka thene" . ''Cdo vepėr e birit tė Ademit dyfishohet, e mira me dhjetė tė mira (sevape) e deri nė shtatėqind fish. Ka thėnė All-llahu aze ve xhel: “Pėrveē Agjėrimit, ai ėshtė pėr Mua dhe Unė e shpėrblej pėr atė, e len (njeriu) epshin dhe ushqimin pėr mua. Trs Muslimi

Pejgamberi paqja dhe meshira e Zotit qofte mbi te ka thėnė: ''Me tė vėrtet nė xhennet ėshtė njė derė i thuhet Rejjan, hyjnė nga ajo agjėruesit ditėn e Kijametit; nuk hynė nė tė askush pėrveē tyre, sapo tė hyjnė mbyllet (dera) dhe nuk hyn nė tė mė askush '. (mutefekun alejhi)


Agjėrimi ndėrmjetėson pėr agjėruesin nė ditėn e Gjykimit:
Pejgamberi paqja dhe meshira e Zotit qofte mbi te ka thėnė: '' Agjėrimi dhe Kur'ani ndėrmjetėsojnė pėr njeriun ditėn e Gjykimit. Thotė Agjėrimi: “O Zoti im e ka lėn, ushqimin dhe epshin, mė bėj qė tė ndėrmjetėsoj pėr tė (agjėruesin). Thotė Kur'ani: “O Zoti im e ka lėn gjumin natėn, mė bėj qė tė ndėrmjetėsoj pėr tė (lexusin e Kur'anit). Ka thėnė: ndėrmjetėsoni( ju tė dy: agjėrim dhe kur'an) pėr tė (njeriun)''.


Pejgamberi paqja dhe meshira e Zotit qofte mbi te ka thėnė:
''Nuk ka njeri qė agjėron njė ditė pėr hirė tė All-llahut e qė mos t'ia largojė All-llahu, subhanehu ve teala, fytyrėn e tij nga zjarri i xhehenemit pėr shtatėdhjetė vite ''. (mutefekun alejhi).


O robėr tė All-llahut! Me tė vėrtetė ky muaj ėshtė rast qė nuk zėvendėsohet; punoni pėr kėtė; All-llahu ju mėshiroftė nė vepra tė mira; bėni pėrpjekje nė ibadete, shfrytėzone kohėn e cila ju afron tek Zoti i juaj me: Namaz, Agjėrim, Sadakaja, lexim tė Kur'anit, pėrmendje (dhikėr), dua; urdhėroni pėr tė mirė e ndaloni nga e keqja.
Kini kujdesė, All-llahu ju mėshiroftė; nga gjithė ajo qė All-llahu, aze ve xhel, hidhėrohet me tė; mos e prishni agjėrimin tuaj me vepra qė janė nė kundėrshtim me fenė e All-llahut, se i Dėrguari i All-llahut, salall-llahu alejhi ve selem, ka thėnė : ''Ai qė nuk i shmangėt gėnjeshtrės dhe punės me tė dhe amoralitetit, All-llahu nuk ka nevojė qė ai (njeriu) ta lėnė ushqimin dhe pijen''.
Veē ka humbur ai i cili ka dalė nga ky muaj me duar thatė.
Pėrkujtoni, Allahu ju mėshiroftė; ata tė cilėt kanė agjėruar me ne nė vitin e kaluar, e nuk ju ėshtė mundėsuar tė agjėrojė nė kėtė vitė; ose pėr shkak se janė shėndruar nė trupa tė palėvizshėm nė varre, ose janė goditur me sėmundje e nuk munden tė agjėrojnė. Ata shpresojnė tė agjėrojnė me ne, qoftė vetėm njė ditė.
Pėrkujtoni kėto momente; dhe dijeni se vdekja vjen papritmas, e ajo merr foshnje, fėmijė tė rritur, pleq dhe mos t'ju mashtrojė juve shėndeti dhe forca rinore.
Thotė njė poet:
Sa prej tė shėndoshėve, pa ndonjė sėmundje vdiqėn
E sa prej tė sėmurėve, kohė tė gjata jetuan.
E lusim All-llahun e Madhėruar qė tė na bėjė prej tė shpėtuarve nė kėtė muaj tė begatshėm.
__________________
Sikur tė ishte deti ngjyrė pėr t'i shkruar fjalėt e Zotit tim, deti (uji i tij) do tė shterrej para se tė pėrfundojnė fjalėt e Zotit tim.
Pergjigjuni me Citim