Pėrshkrimi i Ditės sė Gjykimit
Besimi nė Ditėn e Kijametit ėshtė njė nga kushtet themelore tė fesė sė All-llahut, subhanehu ve teala. Gati nuk eksiston asnjė faqe nė Kuran e cila nuk e sinjalozin apo nuk e pėrmend kėtė ditė tė madhe. Ky pėrkujtim i shpeshtė i kėsaj dite nė Kuran, rrjedh nga ajo se njerėzit e harojnė atė Ditė si shkak i problemeve tė tyre ditore tė shumta.
Gjithashtu, All-llahu, subhanehu ve teala, dėshiroi tė na pėrqėndrojė vėmendjen nė kėtė ditė shumė tė madhe, tė frikshme e tė tmerrshme, tė trishtueshme dhe definitive pėr njerėzimin, ndaj edhe i frikėson robėrit e Tij me atė Ditė, duke i pėrshkruar pikėrisht ndodhitė e tmerrshme tė asaj Dite.
All-llahu, subhanehu ve teala, thotė: "O ju njerėz, ruajuni dėnimit nga Zoti juaj, sepse dridhja pranė katastrofės sė kijametit ėshtė njė llahtari e madhe. Atė ditė, kur ta pėrjetoni atė, secila gjidhėnėse braktis atė qė ka pėr gjiri dhe secila shtatėzėnė e hedh para kohe barrėn e vet, ndėrsa njerėzit duken tė dehur, po ata nuk janė tė dehur, por dėnimi i All-llahut ėshtė i ashpėr." [Haxh: 1-2].
"Nėse ju mohoni, si do tė mbroheni nė njė ditė qė fėmijėt do t'i bėjė pleq?" [Muzzemmil: 17].
"Kur dielli tė jetė mbėshtjellur (dhe errėsohet), Dhe kur yjet tė kenė rėnė (e shkapėrderdhur), Dhe kur kodrat tė kenė udhėtuar (e bėrė pluhur nė ajėr), Dhe kur devetė e shtrenjta tė lihen pa bari nė fushė, Dhe kur egėrsirat tė jenė bashkuar (tubuar). Dhe kur detet tė vlojnė si zjarr i flakėruar, Dhe kur shpirtrat tė jenė bashkuar. Dhe kur tė pyeten ato vajza tė varrosura tė gjalla, Pėr ēfarė mėkati ato janė mbytur, Dhe kur fletushkat tė jenė shpaluar, Dhe kur qielli tė jetė hequr, Dhe kur xhehennemi tė jetė ndezur fort, Dhe kur xhenneti tė jetė afruar, Atėbotė njeriu do ta dijė se ēka ka ofruar (tė mirė ose tė keqe)." [Tekvir: 1-14].
Vėrtetė vėllezėr, fakti se nė Ditėn e Kijametit ndodhin gjėra tė jashtzakonshme si ēarja e qiellit, rėnia e yjeve, vlimi i detėrave, ndeshja e planetėve, coptimi i Tokės, shkulja dhe fluturimi i kodrave, bėn qė egėrsirat tė bashkohe, qė njerėzit tė bėhen si flutura tė shpėrndara, qė secila gjidhėnėse tė braktis fėmijun e vet, qė secila shtatzėnė tė dėshtojė barren e vet, njerėzit janė symavijosur dhe duken si tė dehur, e fėmijėve nga trishtimi i asaj dite u thinjen flokėt e bėhen pleq.
All-llahu, subhanehu ve teala, na ruajtė nga trishtimi dhe llahtaria e kėsaj dite dhe na mundėsoftė mos ta arrijmė atė. Pas kijametit, qėndrimit nė varr, dhe ndodhive tė pėrmendura do tė ngjajė ajo ēka All-llahu, subhanehu ve teala, na informon. Israfili me urdhėrin e All-llahut xhel-leshanuhu do tė fryjė nė Sur (bori) herėn e parė, me ē'rast do tė vdes gjithė ē'ka nė qiej dhe tokė, pos atyre qė do All-llahu, subhanehu ve teala,
All-llahu, subhanehu ve teala, thotė: "Dhe i fryhet Surit dhe bie i vdekur ēka ka nė qiej dhe ēka ka nė tokė, pėrveē atyre qė do All-llahu (tė mos vdesin), pastaj i fryhet atij herėn tjetėr, kur qe, tė gjithė ata tė ngritur e presin (urdhrin e Zotit)." [Zumer: 68].
E siē pamė Israfili urdhėrohet pėr tė dytėn here tė fryjė, me ē'rast u kthehet jeta tė vdekurve. E kjo ėshtė Dita e ringjalljes, kur njerėzve u kthehen shpirtat dhe trupat e tyre sikur qė ishin nė jetėn e kėsaj bote.
E pėr kėtė flasin edhe kėto ajete: "Ditėn qė vrullshėm bėhet dridhja.Qė pas saj pason tjetra." [Naziat: 6-7].
Pėrderisa besimtarėt e dinė se All-llahu I ngjalli ata, jobesimtarėt dhe munafikėt do tė thonė: "… Po kush na ngjalli (ēoi) prej shtretėrve tone?" (Ju thuhet): "Ja, kjo ėshtė ajo qė e ka premtuar Mėshiruesi i Madh, e Pejgamberėt e kanė thėnė tė vėrtetėn.""
Transmetohet nga Aishja, radijallahu anha, se I dėrguari ka thenė : "Nė Ditėn e gjykimit njerėzit do tė ringjallentė zbathur, tė zhveshur dhe tė pa bėrė synet. Unė I thashė: "O I dėrguari I All-llahut, e meshkujt dhe femrat bashkė, tė shikojnė nė njėri-tjetrin?" Tha:" Oj Aishe, gjendja (ēėshtja) do tė jetė aq e ashpėr saqė askujt nuk i bie ndėrmend ta shikojė tjetrin"
Tani, pas ringjallje dhe pas daljes nga varret tė gjithė njerėzit do tė tubohen nė njė vend. Thotė All-llahu, subhanehu ve teala: "(Kujto atyre) Ditėn, kur do t'i tubojmė tė devotshmit t( si grigjėn e kafshėve tė etshme kah burimi)." [Merjem: 85-86].
Hashėr ėshtė vendtubimi i tė gjithė njerėzve nė njė vend tė caktuar, ku do tė presin derisa tė gjykohen. E nė kėtė vend tė pritjes njerėzit do t'I godas vėshtirėsi e madhe.
Transmetohet se i Dėrguari i All-llahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thenė: "Nė Ditėn e kijametit Dielli do t'u afrohet njerėzve, kėshtu qė do tė vijė nė lagėsi vetėm njė mile, e njerėzit do tė jenė nė djersė nė pėrshtashmėri me veprat e tyre. Disa prej tyre do tė jenė nė djersė gjer te zokthat e kėmbės, disa gjer nė gjunjė, disa gjer nė fyt, e disave do t'ua stėrpikė gojėn sikur tė ishte I frenuar".
Vėllezėr, a i keni parė njerėzit kur u ndodh ndonjė fatkeqėsi se si kafshojnė gishtin tregues? E tregohet se atė ditė tė pritjes sė dhėnies sė gjykimit, njerėzit jo qė do tė kafshojnė gishtin tegues, jo qė do tė qajnė nga tmeri, por do ta gėlltisin dorėn e vet gjer tek bėrryli, do ta rrjepin lėkurėn e tyre, e pabesimtarėt do tė kėrkojnė tė mos kishin ekzistuar fare ose tė bėhen dhe, mu ashtu siē thotė I Lartėsuari nė Kuran: "Ne ua tėrhoqėm juve (idhujtarėve) vėrejtjen pėr njė denim tė afėrt, nė ditėn kur njeriu (besimtari) shikon se ēka I kanė sjellė duart e veta, e jobesimtari thotė: "Ah, sa mire do tė ishte pėr mua sikur tė isha dhe ". [Nebe: 40].
Pas kėsaj, kur ēdo njeri do tė vijė para Zotit tė vet, do t'u prezantohen tė gjithė veprat e tyre dhe vetė do ta lexojnė librin e veprave tė tyre.
All-llahu thotė: "E kur tė fryhet nė sur njė e fryme. Dhe tė ngrihen toka e kodrat e t'i mėshojnė njėra-tjetrės me njė tė goditur. Nė atė kohė ndodh e vėrteta (kijameti). E qielli ēahet, pse ai atė ditė ėshtė i rraskapitur. Dhe engjėjt qėndrojnė nė skajet (anėt) e tij, e atė ditė tetė (engjėj) e bartin mbi vete Arshin e Zotit tėnd. Atė ditė ju do tė ekspozoheni (para Zotit), duke mos mbetur fshehtė asnjė sekret juaji." [Hakka: 13-18].
Transmetohet se I Dėrguari ka thenė: "Secilit prej juve krijuesi do t'i drejtohet drejtpėrdrejt (me tė folur-pyetje) pa pėrkthyes. Do tė shikojė nga ana e tij e djathtė , e nuk do tė sheh tjetėrgjė veēse veprat e tij (tė mira). Pastaj do tė shikojė nga ana e tij e majtė, e nuk do tė sheh tjetėr gjė veēse veprat e tij (tė kėqija). Do tė shikojė para vehtes e nuk do tė sheh tjetėr gjė veēse zjarrin (e Xhehenemit)para fytyrės sė tij. Andaj, mbrohuni nga zjarri (I Xhehenemit) qoftė edhe me gjysėm hurme, e kush nuk e gjen kėtė atėherė me fjalė tė mirė."
Ndaj, padyshim se ēdonjėrit do t'i prezentohen veprat e tij, do t'i prezentohen me anė tė librave ku tregohet se ē'kanė vepruar ata nė jetėn e kėsaj bote. A i keni pare nxėnėsit dhe studentėt me dėftesa dhe diploma me nota tė mira se si u thonė tė tjerėve, ja shikojeni suksesin tim? Ashtu edhe besimtarėt, qė libri i tyre ėshtė pėrplot me punė tė mira, kur kthehen tek familjet e veta u thonė ayre, ja ky ėshtė libri im pėrplot me vepra tė mira, lexojeni atė. E mėkatarėt kur do ta gjejnė librin e tyre pėrplot me mėkate, duke mos i lėnė edhe imtėsirat mė tė vogla do tė thonė: "Ē'ėshtė puna me kėtė libėr, qė s'le gjė tė madhe apo tė vogėl pa e shkruar "
Nėse ėshtė njėri nga tė shpėtuarit, nga ata qė kthehen te familjet e tyre tė gėzuar, atij i jepet libri nga ana e djathtė dhe All-llahu, subhanehu ve teala, do t'ia falė tė gjithė mėkatet dhe nuk do ta pyes detalisht. Pastaj do ta shpie nė Xhenet dhe nuk do tė jetė i ndėshkuar me zjarr. E atij, mėkatet e tė cilit janė mė tė mėdha, libri do t'i jepet nga mbrapa dhe do tė jetė i pyetur detajisht pėr ēdo vepėr qė e ka bėrė, tė vogėl ose tė madhe.
All-llahu thotė: "O ti njeri, vėrtet ti pėrpiqesh me njė pėrpjekje tė madhe qė ēon te Zoti yt, e atė (pėrpjekje) do ta gjesh. E pėrsa i pėrket atij qė libri i vet i jepet nga e djathta, Ai do tė llogaritet me njė llogari tė lehtė, Do tė kthehet te familja e vet i gėzuar. E pėrsa i pėrket atij qė libri i vet i jepet pas shpinės, Ai do t'i ndjellė vetes shkatėrrim, Dhe do tė hyjė nė zjarr tė ndezur fort. Ai ka qenė i gėzuar nė familjen e vet, Dhe ka menduar se nuk ka pėr t'u kthyer. Po, se, vėrtet Zoti i tij gjithnjė e ka parė atė." [Inshikak: 6-15].
"Kujt t'i jepet libri i vet nga e djathta e tij, ai do tė thotė: "O ju, qe, lexojeni librin tim!" Unė kam qenė i bindur se do tė jap llogarinė time. Dhe ai atėherė ėshtė nė njė jetė tė kėnaqshme. Nė njė xhennet tė lartė. Pemėt e tij i ka krejt afėr. (E thuhet) Hani e pini shijshėm, ngase nė ditėt e kaluara ju e pėrgatitėt kėtė. Ndėrkaq, kujt i jepet libri i vet nga e majta e tij, ai thotė: "O i mjeri unė, tė mos mė jepej fare libri im. Dhe tė mos dijsha fare se ēka ėshtė llogaria ime. Ah, sikur tė kishte qenė ajo (vdekja e parė) mbarim i amshueshėm pėr mua. Pasuria ime nuk mė bėri fare dobi. U hoq prej meje ēdo kompetencė imja." [Hakka: 19-29].
Pėr sa i pėrket llogarisė, All-llahu, subhanehu ve teala, do ta pėrkujtojė ēdo njeri pėr ēdo gjė qė ka bėrė nė kėtė botė, qoftė nga tė mirat apo tė kėqijat dhe se kuindėr tij do tė dėshmojė ēdo gjė prej kujt All-llahu, subhanehu ve teala, kėrkon qė tė dėshmojė. Edhe Toka do tė jetė dėshmitare e veprave tė njerėzve.
All-llahu, subhanehu ve teala, thotė: "Kur tė dridhet toka me dridhjen e saj tė fuqishme, Dhe tė nxjerrė toka atė qė ka nė brendinė e saj (barrėn nga brenda), Dhe njeriu tė thotė: "Ē'ka kjo (qė bėn kėtė dridhje)?" Atė ditė ajo i rrėfen tregimet e veta, Ngase Zoti yt e ka urdhėruar atė. Atė ditė njerėzit shfaqen tė ndarė nė grupe qė tė shpėrblehen pėr veprat e tyre. E kush punoi ndonjė tė mirė, qė peshon sa grimca, atė do ta gjejė. Dhe kush punoi ndonjė tė keqe, qė peshon sa grimca, atė do ta gjejė." [sureja Zelzele].
Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a se I Dėrguari, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thenė: "A e dini se cilat janė lajmet e saj?" As'habėt u pėrgjigjėn: "All-llahu dhe I Dėrguari I Tij e dine mė sė miri" Ai tha: "Lajmet e saj janė, se ajo do tė dėshmojė pėr ēdo vepėr qė kanė bėrė nė tė meshkujt dhe femrat, kėshtu qė do tė thotė:" Atė ditė dhe atė ditė ka bėrė kėtė dhe kėtė."
Kėto janė pra lajmet e saj. E nga gjėrat tjera qė duhet tė na frigojnė dhe tė mendojmė rreth tyre ėshtė fakti se gjatė dhėnies sė llogarisė do tė dėshmojnė edhe pjesėt e trupit, si: gjuha, kėmbėt, lėkura dhe tė tjera, pėr ēdo gjė qė ka punuar njeriu, dhe se armiqtė e All-llahut, subhanehu ve teala, do tė grinden me pjesėt e trupit tė vet.
"E ditėn kur armiqtė e All-llahut tubohen pėr nė zjarr dhe ata janė tė rrethuar. E derisa afrohen atij, kundėr tyre dėshmojnė: tė dėgjuarit e tyre, tė parit e tyre dhe lėkurat e tyre pėr ēdo gjė qė ata kanė punuar. Ata lėkurave tė tyre u thonė: "Pėrse dėshmuat kundėr nesh?" Ato thonė: "All-llahu qė ēdo sendi ia ka dhėnė tė folurit na dha edhe neve, e Ai ėshtė qė ju krijoi juve herėn e parė dhe vetėm te Ai ktheheni". Ju nuk fshiheshit (kur bėnit mėkate) se do tė dėshmojnė kundėr jush tė dėgjuarit tuaj, tė pamurit tuaj dhe lėkurat tuaja, bile ju menduat se All-llahu nuk di pėr shumė gjėra qė ju i bėnit." [Fussilet: 19-22].
Pėrderisa ėshtė kėshtu puna me armiqtė e All-llahut, subhanehu ve teala, nė ditėn e gjykimit All-llahu, subhanehu ve teala, do tė jetė i mėshirshėm ndaj besimtarėve. Muhamedi (sal- All-llahu alejhi ue sel-lem) na informon se All-llahu, subhanehu ve teala, do tė veēohet me robin e Vet, mu'minin dhe do t'ia pėrkujtojė mėkatet qė i ka bėrė, e pastaj do t'ia fal ato dhe nuk do ta pyes hollėsisht.
Transmetohet se dikush i ka thenė Umerit, radijallahu anhu: "Ēka ke dėgjuar nga Resulull-llahu, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, tė ketė thenė lidhur me pėshpėritjen e All-llahut, subhanehu ve teala, me robin e Vet, mu'min, ditėn e gjykimit?" Tha: "E kam dėgjuar duke thėnė: "Besimtari do t'i afrohet All-llahut derisa Ai e vė Dorėn e Vet mbi tė, e i thotė: "A e ke bėrė kėtė dhe kėtė?" Ai do tė pėrgjigjet: "Po, e kam bėrė." Atėherė do t'i thotė: "A e ke bėrė kėtė dhe kėtė?" Ai do tė pėrgjigjet: "Po, e kam bėrė." E pastaj do t'i thotė: "Unė t'i kam fshehur ato nė dynja, e sot po ti fali." Pastaj do t'i jepet libri i veprave tė mira. E pėr sa i pėrket jobesimtarėve, ata do tė thirren para tė gjithė njerėzve me fjalė: "Kėta janė ata qė kanė gėnjyer pėr Zotin e tyre, le tė jetė mallkimi i All-llahut mbi mizorėt."
Pastaj tregohet se Ditėn e gjykimit veprat e njerėzve, tė mirat dhe tė kėqijat, do tė peshohen (me peshore), nė mėnyrė qė tė tegohet drejtėsia e All-llahut, subhanehu ve teala,
All-llahu, subhanehu ve teala, thotė: "Nė ditėn e gjykimit Ne do tė vėmė peshoja tė drejta, e askujt nuk i bėhet e padrejtė asgjė, edhe nėse ėshtė (vepra) sa pesha e njė kokrre tė melit Ne do ta sjellim atė. E mjafton qė Ne jemi llogaritės." [El-Enbija: 47].
Pėrkitazi me kėtė Ibėn Kajjimi thotė: "A mos vallė nuk beson se veprat e njerėzve ditėn e Gjykimit do tė vihen nė peshore. Kjo do tė ndodhė, e nganjėherė do tė rėndojė njėra pjatė, e nganjėherė pjata tjetėr, siē qėndron nė Kur'an. Ajo do tė ketė edhe gjuhėzėn, tė cilėn pjatat do ta lėvizin dhe do tė shikojnė nė tė, kjo nuk ėshtė imagjinatė, por njėmendėsi pėr atė qė ka iman."
Poashtu nė Ditėn e gjykimit njerėzit do tė jenė tė shpėrblyer apo tė ndėshkuar pėr veprat qė i kanė bėrė nė kėtė botė.
"Atė ditė All-llahu ua plotėson shpėrblimin e merituar, e ata e dinė se All-llahu ėshtė Ai i vėrteti, i qarti nė drejtėsi." [Nur: 24].
E nė fund, njerėzit pas dhėnies sė llogarisė dhe peshimit tė veprave, do tė nisen kah ura e Siratit, urė e cila ėshtė vėnė pėrmbi Xhehenemin. Njerėzit do tė kalojnė pėrmbi tė me shpejtėsi dhe lehtėsi tė ndyshme, nė varshmėri nga veprat e tyre tė mira nė kėtė botė, disa me shpejtėsinė e dritės, disa me shpejtėsinė e erės, disa duke vrapuar, derisa nuk kalon besimtari qė ka pasur pak punė tė mira, i cili me njė kėmbė do ta bėjė njė hap para e me tjetrėn do tė skalitet, me njė dorė do tė kapet, e tjetra do t'i shpėtojė, dhe atė do ta pėrcėllojė zjarri, e kur tė kalojė do tė thotė: "Qoftė i lavdruar All-llahu, subhanehu ve teala, qė na shpėtojė prej teje (zjarri) pasi qė na tregoi atė. Vėrtetė All-llahu, subhanehu ve teala, neve na ka dhuruar atė qė nuk ia ka dhuruar askujt."
E si ėshtė ura e Siratit? Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, thotė: "Atėherė do tė vendoset ura Sirat mbi Xhehenemin, e unė, sė bashku me umetin tim, do tė jem I pari qė do ta kaloj. Atė Ditė do tė flasin vetėm Pejgamberėt. Lutja (duaja) e tyre do tė jetė"O All-llahi im, shpėto, shpėto!" Mbi urė do tė ketė grremēa tė mėdha, si gjembat e sa'danit. A e keni pare sa'danin?" Po, u pėrgjigjėn ata. "Ja pra, ato janė si gjembat e sa'danit, pos qė madhėsinė e tyre nuk e di I kush pos All-llahut, subhanehu ve teala, Ato do t'i rrėmbejnė njerėzit nė pajtueshmėri me veprat e tyre tė kėqija. Ndėrmjet tyre do tė ketė edhe besimtarė tė cilėt pėrshkak tė mėkateve tė tyre, do tė mbesin nė to, e do tė ketė tė tillė tė cilėt megjithatė do tė kalojnė e do tė shpėtojnė."
Vėllezėr, tregohet se ura e Siratit ėshtė mė e hollė se qimja e mė e mprehtė se shpata, e siē pamė ajo i ka edhe pengesat e saja, i ka kukat e saja. E cilat janė kėto kuka? Njė nga kėta kuka ėshtė kuka e namazit. Ata qė pritonin nė kėtė botė tė falnin namazin mbi qilimat e kėsaj bote, e t'u mirte kjo 10 minuta, do ta bėjnė kėtė nė tmerrin e Xhehenemit me vite e vite tė tėra mbi dhe tė rrethuar nga zjarri i tij.
E njejta ėshtė edhe me agjėrimin edhe me zeqatin. All-llahu, subhanehu ve teala, thotė: "Betohem nė kuqėrrimin e horizontit pas perėndimit, Dhe nė natėn dhe ēka ajo tubon, Dhe nė hėnėn kur ajo ėshtė e plotė. Ju patjetėr do tė pėrjetoni gjendje pas gjendje". [Inshikak: 16-19].
E, vėrtetė vėllezėr kėto gjendje dhe situata tė cilat duhet t'i pėrjetojė besimtari janė tė vėshtira. A nuk mendoni rreth llahtarisė sė Kijametit, jetės sė varrit, pastaj ringjalljes, dhėnies sė llogarisė, peshimit tė veprave, a nuk mendoni se vallė a do t’u rėndohet peshoja e veprave tė mira, se vallė a do ta merni librin e veprave tuaja nga e djathta apo pas shpine, e nė fund a do tė arijė ta kalojė urėn e Siratit, urėn mbi xhehenem, e nėse po, vallė a do tė mė ndalė ndonjė nga pengesat e saja si kuka e namazit, ajo e agjėrimit, e zeqatit etj. Vėrtetė janė kėto gjendje tė rėnda, e All-llahu, subahnehu ve teala, na ruajtė dhe na ndihmoftė...
Mustafa Qamili,
__________________ Sikur tė ishte deti ngjyrė pėr t'i shkruar fjalėt e Zotit tim, deti (uji i tij) do tė shterrej para se tė pėrfundojnė fjalėt e Zotit tim. |