Shikoni Postime te vecuara
  #8  
Te vjeter 14-08-2006, 16:07
Minifotoja e anetarit kureshtari
kureshtari kureshtari eshte Jashte Linje
Veteran/e
 
Reg: 21-09-02
Lokalizimi: L10Nj4
Postime: 188

Pershedetje PiMi,
Nese shoqeria juaj eshte aq fantastike sa mendon te jete, edhe ti ke frike se ndoshta mbas kesaj deklarate dashurie qe do tja besh mikeshes tende, lidhja juaj nuk do te vazhdoje te jete e atille, atehere mos e merr mundimin fare!

Kij parasysh dicka, sic e tha edhe *SAM* me siper, ndiq zemren tende, kjo jete eshte aq e shkurter, saqe shume shpejt do te jesh ne ate pike saqe te mallkosh veten perse nuk e bere ate veprim. Kij parasysh dicka, si do te ndiheshe ndersa shikoje kete vajze qe te renkon zemra per te, me dike tjeter? Si do te vazhdonin te ishin mardheniet tuaja me pas? Mendon do te ishte e njejta, thjesht do ti thoje pergezime edhe te uroj suksese? Aspak xhelozia do te ishte aq e forte, saqe do te verbonte syte edhe do te harroje cdo moment te lumtur qe ke kaluar me te, edhe si perfundim do ti jepje vete fund lidhjes miqesore mes njeri tjetrit, sepse nuk do te duroje dot te shihje dike tjeter, tek e puthte, e shtrengonte ne krah apo e ledhatonte ne syte tuaj.

Degjo vella, nuk ka nevoje per ide ketu, pasi ato ide i di vete ti, pa pyetur apo kerkuar mendt e te tjereve, thjesht bisedo me te, hapju, thuaji cfare ndien, mos mendo konsekuencen, pasi eshte me e mire sesa te ndodhi ajo qe sapo te parashtrova me pare, te pakten tani e tutje mikesha juaj e di, se cfare ndien. Mos harro se ajo mund te ndjej te njejten gje ndoshta, edhe pret te jesh ti i pari te veprosh.

Sidoqofte, ja vlen barra qirane, me mire sakrifiko nese vertet e do me gjithe zemer.

gjithe te mirat, edhe shpresoj te te shkoje mbare e mire.
__________________
Ti Shqiperi me jep nder,
me jep emrin shqipetar,
zemren ti ma gatove,
plot me deshire dhe me zjarr!
Pergjigjuni me Citim