NE PRANI APO MOSPRANI TE VARRIT
Fjala arabe "kabr" do te thote "te fshehesh". Keshtu,fjala "varr" eshte shpjegimi me i mire i kesaj fjale,pasi ajo e fsheh trupin. Kjo fjale gjithashtu tingellon ngjashem me fjalen "kalb"-"zemer",qe eshte e fshehur ne gjoks. Zemra eshte perplot me deshira dhe emocione te ndryshme qe shpesh mbesin te fshehura brenda saj. Kur'ani i permend se bashku gjoksin dhe varrin,pasi qe te dy jane shporta qe gelltisin gjithcka qe kane,por do t'i shfaqin ato ne Diten e Gjykimit.
Allahu thote: "A nuk e di asi se kur te nxirren cfare ka ne varreza? Dhe te behet e njohur cfare ka ne gjoksa." (El-Adijat,9-10)
Besimi ne denimin e varr gjate periudhes se Berzahut eshte pjese perberese e akides se muslimanit. Shtrohet pyetja per njerezit qe nuk jane varrosur ne varreza,per shembull: dikush eshte djegur dhe hiri i tij eshte shperndare, ose eshte shqyer nga bishat,ose ka vdekur ne det dhe uji eshte bere varri i tij. Poashtu kemi rastin e Faraonit,trupi i te cilit eshte mumifikuar dhe ekspozohet ne muze,ku nuk tregon ndonje shenje te perjetimit te denimit te premtuar per te ne Kur'an. Shpjegimi per kete fenomen eshte se perjetimet e periudhes se Berzahut (pasvdekjes) jane per shpirtin,pavaresisht nese kufoma (xhenazja) eshte e shtrire apo jo ne varr. Meqenese shumica e te vdekurve jane varrosur ne varre,prej ketu rrjedh edhe perdorimi i shprehjes "ndeshkimi i varrit". Trupi mund te varroset,digjet ose asgjesohet,por shpirti i tij do te ndieje torturen ose lumturine e Berzahut si ta kishte trupin ne varr. Ai do te ndihet si te ishte i mbyllur ne nje grope te vogel te zeze,qe eshte varri i tij,qe i ngushtohet per t'ia shtypur eshtrat. Nese ai eshte shpirti i personit besimtar,ai do te ndieje rehati dhe liri,meqe varri i tij po zgjerohet dhe shikon kah Xhenneti. Si rrjedhim, sprova e Berzahut eshte per te gjithe shpirtrat,qe ka si pasoje ndjenjen e rehatise dhe lumturise per besimtaret e mire dhe ndjenjen e ndeshkimit per mekataret(jobesimtaret qe mohuan Allahun). Sipas nje thenie te te Derguarit (paqja dhe shpetimi qofshin mbi te ) deshmoret ne rrugen e Allahut jane te liruar nga kjo sprove.
Ka nje numer hadithesh qe flasin per ndeshkimin e varrit.
"Ajshja ka treguar se nje cifute e kishte vizituar ate dhe i kishte permendur ndeshkimin ne varr,duke shtuar: "Allahu te ruajte nga denimi i varrit." Ajshja e pyeti te Derguarin e Allahut (paqja dhe shpetimi qofshin mbi te)
per ceshtjen dhe i Derguari(paqja qofte mbi te ) tha: "Po,denimi i varrit eshte i vertete." Ajshja tha: "Pas asaj,asnjehere nuk e kam pare te Derguarin e Allahut duke e falur namazin pa kerkuar mbrojtjen e Allahut nga ndeshkimi i varrit." (Buhariu dhe Muslimi)
Zejd ibn Thabiti ka thene: "Derisa ishim duke shoqeruar te Derguarin e Allahut,qe ishte duke kaluar ne nje kopsht qe i takonte Benu Nexhxharit,per nje moment mushka e te Derguarit nderroi rruge,saqe perpak nuk e rrezoi ate. Ndodhi qe aty te ishin pese ose gjashte varre,ashtu qe ai pyeti se mos e dinte ndokush se kush ishte varrosur ne to. Njeri u pergjigj se e dinte. Pyetjes se kur kishin vdekur,iu pergjigj se ishte ne kohen kur njerezit ishin idhujtare. Pastaj i Derguari(paqja qofte mbi te) tha: !Keta njerez vuajne ne varret e tyre dhe,sikur te mos kisha frike se ju me nuk do ta varrosni njeri-tjetrin,do ta lusja Allahun t'ua lejoje te degjoni ndeshkimin ne varr qe une po degjoj." Pastaj ai u kthye kah ne dhe tha: "Kerkoni mbrojtje tek Allahu nga denimi i zjarrit." Ata thane: "Kerkojme mbrojtje tek Allahu nga denimi i zjarrit." Ai tha: "Kerkoni mbrojtje tek Allahu nga denimi varrit." Ata thane: "Kerkojme mbrojtje tek Allahu nga denimi i varrit." Ai tha: "Kerkoni mbrojtje tek Allahu nga sprovat e hapta dhe te fshehta." Ata thane: "Kerkojme mbrojtje tek Allahu nga sprovat e hapta dhe te fshehta." Ai tha: "Kerkoni mbrojtje tek Allahu nga sprova e Dexhxhallit." Ata thane: "Kerkojme mbrojtje tek Allahu nga sprovat e Dexhxhallit."" (Muslimi)
Imam Ibn Tejmije ka treguar se populli i Sirise ishte mesuar te dergonte kuajt,mushkat apo gomeret e tyre qe kishin dhimbje barku te varrezat e Nusejrive dhe Ismaileve,ku kafshet do te sheroheshin (cliroheshin) menjehere. Ibn Tejmije ne shpjegimin e ketij fenomeni ka thene se kafshet,zogjte dhe krijesat e tjera pervec njerezve dhe xhinneve mund te degjojne britmat e te vdekurve qe torturohen ne varret e tyre. Kafshet e semura do te degjonin zerat e frikshem te shpirtrave te torturuar dhe do te tmerroheshin aq shume,saqe barqet e tyre do te pesonin ngerc (spazme) dhe do te zbrazeshin vetvetiu. Te liruar nga te gjitha materiet e patretshme,kafshet do te sheroheshin shpejt.
__________________ Sikur tė ishte deti ngjyrė pėr t'i shkruar fjalėt e Zotit tim, deti (uji i tij) do tė shterrej para se tė pėrfundojnė fjalėt e Zotit tim. |