Shikoni Postime te vecuara
  #5  
Te vjeter 24-07-2006, 11:07
Minifotoja e anetarit DRIT@n
DRIT@n DRIT@n eshte Jashte Linje
Veteran/e
 
Reg: 27-06-06
Postime: 120
Kryesore

Secili prej nesh e ka provuar kete dhe kjo ndodh sepse ne lejojme mendjen tone te sundojedhe te filloje te na drejtoje.Mendja jote bie ne marrveshje me rrethanat,cfaredo qofshin ato,fizike apo sociale. dhe ajo qe ka vendosur Zoti ne shpirtin tend shnderrohet ne dicka te parendesishme dhe bie poshte.

Por kur mendja fillon te largoje friken do te jesh i afte te dallosh ndryshimin midis shpirtit dhe mendjes,do te mesosh te degjosh Zotin e do te jesh i afte te njohesh zerin e njeriut te brendshem.Prandaj kur te ndodhesh ne nje situate qe kerkon te marresh vendime,ti nuk duhet te degjosh vetem ate qe te thone rrethanat,mendja jote dhe emocionet,por do te shohesh ate qe thote Fjala e Perendise.Dhe ti do te gjesh mendjen tende duke i thene <<po>> asaj qe eshte ne shpirtin tend.Njeriu yt i brendshem do te marre rendesine e duhur dhe do te kete lirine per te drejtuar.Jeta,forca dhe zbulesa do te vijne dhe e mbinatyrshmja do te manifestohet ne boten perreth teje.

Zoti do te beje mrekullira per ty.Ai deshiron qe te jetosh tamam keshtu;nga brenda jashte.Ne qofte se ti jeton i teri ne jeten dhe besimin qe eshte brenda teje,forca e Zotit do te ndryshoje rrethanat.

Kjo eshte ajo qe i ndodhi Abrahamit :

<<Abrahami ne ate kohe ishte pothuajse njeqindvjecar. E kishte te qarte se nuk mund te kishte femije.E megjithate,nuk dyshoi ne kete premtim,por e nderoi Perendine me besimin e tij te palekundshem.Besoi se Perendia ka fuqi te realizoje ate qe premton.>>

Ai qe beson ne Zot do te jetoje me besim ndaj une mbeshtetem ne kete lajm hapur e pa frike;sepse ne te vepron fuqia e Perendise.Te gjitheve qe i besojne u sjell shpetimin.Ne lajmin e mire tregohet se si Perendia i ve njerezit ne nje raport te drejte me veten e tij.Atje tregohet se si besimi ka per perfundim nje marredhenie te perhershme me Perendine

Per shume njerez,megjithese te drejte, kjo duket aq e cuditshme dhe abstrakte.Fjala <<i drejte>> u duket aq teorike,saqe vetem te degjuarit e saj i ben ata te humbasin interesin.
Pergjigjuni me Citim