Shikoni Postime te vecuara
  #3  
Te vjeter 23-07-2006, 21:57
Minifotoja e anetarit Muslimani
Muslimani Muslimani eshte Jashte Linje
Moderator/e
 
Reg: 07-03-04
Lokalizimi: Shkoder
Postime: 224
Kryesore

Pervojat E Shpirtit Pas Vdekjes

Bota e Berzahut fillon kur shpirti i personit e braktis trupin dhe jetes se tij te shkurter ne kete toke i vjen fundi. Duke vdekur njeriu perjeton gjera qe nuk mund te kuptohen nga njerezit perreth tij. Meqe shpirti e braktis trupin e tij permes zgavrave te hundes,syte e tij e percjellin shpirtin e larguar. Per kete shkak, i Derguari i Allahut (paqja dhe shpetimi qofshin mbi te) i ka keshilluar njerezit qe t'ia mbyllin syte te vdekurit ne menyre qe pamja e tij te jete sa me pak tmerruese. Allahu i Gjithefuqishem thote per kete cast te vdekjes:

"Perse pra,kur arrin shpirti ne fyt. E ju ne ate moment shikoni (se c'po ngjet). E ne jemi me afer tek ai se ju,por ju nuk shihni. Dhe perse nese ju nuk jeni pergjegjes(per vepra). (Perse) Nuk e ktheni ate (shpirtin te mos dale), nese jeni qe thoni te verteten?" (El-Vakia,83-87)

Pasi personi vdes dhe hyn ne nje bote te re,nje dritare hapet ne Ahiret per te lejuar shpirtin e tij te shohe parajsen dhe zjarrin. Vdekja eshte koha e se vertetes dhe genjeshtrat, me te cilat mosbesimtaret e kishin rrethuar veten ne kete bote,do te zbulohen. Keto genjeshtra perfshijne mohimin e ekzistences se Allahut,Dites se Gjykimit dhe refuzimin e ndeshkimit ne varr.

Prandaj,kur vdekja u vjen mosbesimtareve dhe ata e ndiejne nxehtesine e zjarreve te mberdhezura te Xhehennemit,ata fillojne te luten per nje rast te dyte ne toke ne menyre qe te bejne vepra te mira. Mirepo, e gjithe lutja e trye mbetet e kote.

"Derisa t'i vije vdekja ndonjerit prej tyre e thote: "Zoti im,me kthe,qe te bej vepra te mira e te kompensoj ate qe leshova!" Kurrsesi,e kjo eshte vetem fjale qe e thote ai,e ata kane para tyre Berzahun(distance kohore) deri ne diten kur ringjallen." (El-Muminun,99-100)

Udhetimi i shpirtit nga toka ne qiell,ku e takon Zotin e tij,pershkruhet shkelqyeshem ne hadithin vijues:

El-Bera ibn Azibi ka thene: "Ne dolem me te derguarin(paqja dhe shpetimi qofshin mbi te) na varrimin e nje ensari dhe u afruam te varri. Varri ende nuk ishte gropuar,prandaj i Derguari (paqja dhe shpetimi qofshin mbi te) u ul dhe ne u ulem heshturazi perreth tij sikur ne kokat tona te kishte zogj. Ai kishte(i Derguari) nje shkop ne dore me te cilen bente shenja ne toke. Pastaj ai e ngriti koken e tha: "Kerkoni mbrojtje tek Allahu nga denimi i varrit," duke e thene kete dy apo tri here. Pastaj ai tha: "Kur besimtari eshte gati ta braktise kete bote dhe te kaloje ne boten tjeter,engjejt me fytyra te ndritshme si Dielli zbresin tek ai nga qielli me nje qefin dhe parfum nga parajsa dhe qendrojne larg tij aq sa syri mund t'i shohe. Pastaj vjen engjelli i vdekjes dhe ulet te koka e tij dhe thote: "Shpirti i mire, dil me faljen dhe kneaqesine nga Allahu." Pastaj shpirti del sikur pika kur rrjedh nga caliku i ujit dhe ai e kap ate. Kur ai vepron ashtu, engjejt e meshires nuk e lene ate ne doren e tij(engjellit te vdekjes) per asnje moment, por e marrin dhe e vendosin ne qefin dhe ne parfum dhe nga aty del arome sikur misku me i kendshem ne siperfaqe te tokes. Pastaj ata e ngrejne ate lart dhe nuk kalojne prane asnje shoqerie engjejsh e qe ata te mos pyesin: "Kush eshte ky shpirt i mire?", e ata pergjigjen: "Ky e ky,i biri i ketij e ketij", duke perdorur emrat me te mire me te cilet njerezit e therrisnin ne toke.Pastaj ata e sjellin ate te qielli me i ulet dhe kerkojne qe te hapet porta per te. Ashtu dhe behet,dhe nga cdo qiell krye-engjejt e tij e shoqerojne ate deri te qielli tjeter,derisa te arrijne te qielli i shtate dhe Allahu,qe eshte Fisnik dhe i Lavdishem,thote: "Regjistrojeni librin e robit Tim ne Ilijjune (Ilijjune supozohet te jete nje pllake margaritaresh te gjelber,e cila ndodhet permbi shtate qiej dhe ne te regjistrohen veprat e njerezve te mire) dhe kthejeni ne toke,ngase Une e krijova njerezimin nga ajo, ne te do t'i kthej dhe nga ajo do t'i nxjerr jashte perseri." Shpirti rikthehet ne trupin e tij, e i vijne dy engjej,e ulin dhe i thone: "Kush eshte Zoti yt?", ai pergjigjet: "Zoti im eshte Allahu." Ata e pyesin: "Cila eshte feja jote?", e ai pergjigjet: "Feja ime eshte Islami." Ata e pyesin: "Kush eshte ky njeri i derguar ne mesin tuaj?", e ai pergjigjet: "Ai eshte i Derguari i Allahut." Ata e pyesin: "Cili eshte burimi yt i diturise?", dhe ai pergjigjet: "E kam lexuar Librin e Allahut,kam besuar ne te dhe kam thene se eshte i vertete." Atehere dikush therret nga qielli: "Robi im ka thene te verteten,andaj shtroni per te qilima nga parajsa,visheni me rroba te parajses dhe hapeni nje dere per te ne parajse." Dhe atij i vjen pak nga freskia dhe aroma e parajses,varri i zgjerohet aq sa syri mund te shohe dhe nje njeri me fytyre te bukur,me veshje te bukur dhe me ere te kendshme vjen tek ai dhe thote: "Sihariq me ate,qe te gezon ty,ngase kjo eshte dita qe te eshte premtuar." Ai pyet: "Kush je ti,qe fytyra jote eshte shume e bukur dhe sjell miresi?" Ai pergjigjet: "Une jam vepra jote e mire." Pastaj ai thote: "Zoti im,beje Kijametin,Zoti im,beje Kijametin,qe mund t'i kthehem popullit dhe pasurise sime."
__________________
Sikur tė ishte deti ngjyrė pėr t'i shkruar fjalėt e Zotit tim, deti (uji i tij) do tė shterrej para se tė pėrfundojnė fjalėt e Zotit tim.
Pergjigjuni me Citim