Shpesh,pa qene te vetedijshem per te, ne kemi qene te programuar sipas menyres se te menduarit te botes dje jo sipas fjales se Zotit. Kjo eshte arsyeja qe shpesh jemi te udhehequr nga shpirti i mosbesimit,i dyshimit,i kritikes dhe i frikes ne vend qe te jemi te drejtuar nga Shpirti i Perendise. Per kete Shpirti i Zotit po ve ne dukje me shume se sa e ka bere me pare. E njejta fjale qe lind shpirtin tend po ashtu eshte e afte te sheroje trupin tend dhe te riperterije mendjen tende.
Djalli i ka indoktrinuar dhe ndryshuar mendimet e besimtareve aq shume,saqe elementi mbinatyror i cili duhej te ishte i natyrshem per besimtaret,duket si dicka e cuditshme dhe jo e natyrshme qe i mbush me dhe i mban mendjet nen frike.Djalli e ka bere kete me aq sukses,saqe shume besimtare e ndjejne veten me rehat duke kaluar kohen per qefin e tyre dhe me aktivitete,duke lexuar gazeten dhe duke ndjekur televizion se sa te shohin Shpirtin e Zotit duke manifestuar Vetveten,t`i kushtojne kohe lutjeve dhe te jetojne ne fjalen e shenjte.Eshte pak e cuditshme,por disa njerez reagojne me egoizem kur fjala e Zotit i ekspozon ata dhe atehere zbulojne se sa larg eshte jete e tyre nga Perendia.
Mendja e pariperterire ngre krye dhe thote: << Nuk mund te jete kaq e thjeshte! Po une a duhet te bej dicka? Kjo nuk eshte thjesht nje ceshtje besimi! Une nuk mund ta kuptoj kete,prandaj as nuk e besoj>>, e keshtu me rradhe.
Shume prej nesh kane marre informacion te gabuar nga njerez te cilet dukeshin te mire por qe nuk kane qene te stabilizuar ne fjalen e Perendise dhe mendja e tyre nuk ka qene e riperterire.Nuk ka rendesi gjykimi mbi personin,por informacioni qe merr i cili duhet te jete ne perputhje me Zotin.
Nderkohe qe shume mendime dhe doktrina dukeshin te mira,ato u rrezuan dhe u bene copash nen driten e fjales se shenjte.Per shembull,le te themi se se Zoti fillon t`i flase shpirtit tend per dicka qe ai do te beje. Ato qe do te thote Ai ndoshta do te duken ne kundershtim me ato qe shikon perreth. Le te marrim Abrahamin per shembull.Zoti i tha atij se ai do te kishte nje djale. Duke pare realitetin,asgje nuk ishte ne linje me premtimin e Zotit! Cfare thoshte trupi i tij? << Ti je shume i vjeter!>> Edhe gruaja e tij, Sara ishte shume e vjeter.Vec kesaj ata nuk kishin patur femije me pare. Cfare thoshte mendja e tij? << Kjo eshte e pamundur! Abraham mos u bej budalla,harroje kete absurditet dhe budallallek.Ti duhet te ballafaqohesh ne realitetin. Ti nuk mund ta mohosh ate qe sheh! Kjo eshte pune qe s`behet!>>
Sa e sa here ke degjuar mendjen tende,arsyet e ndryshme qe te flasin ne menyre te tille? Sa e sa here je dorezuar ndaj rrethanave apo ke rene dakort me ate qe te ka thene medja apo shqisat?Dhe sa e sa here i ke lejuar mendimet e tua <<te terbuara>> apo te <<kthjelleta>> qe te lejojne mendjen apo ndjenjat e tua qe te vendosin per ty ?
Cfare ndodh ne te vertete? Ti lejon te largohet e mbinatyrshmja. Mendja jote jo e riperterire,emocionet e tua dhe rrethanat te flasin ndryshe dhe ti humbet mrekulline. |