Shikoni Postime te vecuara
  #3  
Te vjeter 20-07-2006, 12:42
Minifotoja e anetarit DRIT@n
DRIT@n DRIT@n eshte Jashte Linje
Veteran/e
 
Reg: 27-06-06
Postime: 120
Kryesore

Fjala e Zotit eshte me e mprehte se cdo shpate me dy presa,pershkon aq sa e ndan shpirtin nga mendja Pra vecimi i shpirtit dhe mendjes eshte nje funksion i fjales se Zotit.Ne jemi qenie shpirterore dhe vendi me i natyrshem per nje qenie shpirterore eshte ne shpirt.Ti je shume me teper se thjesht nje trup dhe me teper se thjesht trup dhe mendje por si qenie njerezore ke edhe nje njeri te brendshem ( qe te dallon edhe nga kafshet psh) i cili nepermjet Shpirtit te Zotit mban te pathyeshem kontaktin me vete Ate. lavdine forcen dhe mencurine e tij.

Eshte e rendesishme qe ta mbash kete ne mendje nderkohe qe ne flasim per besimin.Besimi nuk prodhohet nga trupi,ti nuk mund te besosh me ane te trupit tend.Po ashtu besimi nuk vjen as nga mendja,ti nuk beson me mendjen tende, me deshirat apo emocionet.
Besimi vjen direkt nga zemra.
Ti mund te besosh vetem me shpirtin tend KJo eshte arsyeja qe Zoti flet qe te mos dyshosh ne zemer,por vetem te besosh ndaj thuhej se : Kush beson mr gjithe shpirt,vihet ne raport te drejte me Perendine
Besimi eshte produkt i shpirtit tend te riperterire ne te cilin jeton shpirti i Zotit.

Fjala eshte qumesht i kulluar, i cili ushqen njeriun tend te brendshem,keshtu qe ai mund te rritet dhe te shnderrohet nga nje foshnje ne nje njeri te fuqishem dhe forte.Zoti do qe njeriu yt i brendshem te jete i forte .
Perendia e krijoi Adamin per te dominuar,kontrolluar,sunduar dhe per tu kujdesur per krijesat.Tani qe Zoti e ka krijuar njeriun tend te brendshem per tu bere si Ai,do qe ky njeri i brendshem te dominoje,te kontrolloje,te sundoje dhe te zoteroje.Kjo eshte arsyeja qe Ai thote shpesh:<< Forcohuni me ane te lidhjes me Zotin.Forcohuni nga fuqia e Tij>>

Disa njerez e kane shtremberuar kete duke thene se Zoti do te fortet dhe perbuz te dobetit (koncepti i evolucionit).
Sa qesharake!
Ne kete ceshtje Zoti do qe forca e tij te jetoje brenda teje me ane te Shpirtit te tij keshtu qe shpirti yt te mund te forcohet.Zoti pra mund te kete mbizoterim ne jeten tende dhe forca e Tij do te jete prezente per te forcuar,drejtuar,ndihmuar dhe per te inkurajuar. Ti mund te behesh nje percjelles per forcen e Tij ndaj te gjithe atyre qe e duan ate .

Ashtu sic e kemi pare,besimi vjen nga zemra dhe jo nga intelekti,deshirat apo emocionet.
Kjo do te thote se besimi eshte siguria ne lidhje me gjerat qe trupi nuk mund t`i shohe,t`i ndjeje,t`i shijoje,t`i nuhase.Ai eshte siguria qe shkon shume me tutje se arsyetimit dhe thelle ne shpirt,edhe pse nuk mund te shihet,ndihet apo nenkuptohet.Megjithese nuk mund ta shohesh pergjigjen e lutjes me ane te syve fizik,ti mund ta shohesh ate ne shpirt.

Syte e zemres sate thone ate qe ka thene Zoti ne Fjalen e Tij,Shpirti i Zotit vizaton nje pamje brenda teje dhe me ane te besimit ti e sheh ate qe ka prentmtuar Zoti.Atehere mund te jesh i sigurt se - pavarsisht se si duken gjerat ne pamjen e jashtme dhe PA MARRE PARASYSH RRETHANAT - ate qe ka thene Zoti ne fjalen e tij do te behet realitet.

Parapelqimi mendor eshte dicka qe shembellen shume me besimin e vertete,por ne tashme kemi thene se besimi nuk eshte prodhim i mendjes.(Kjo nuk do te thote se Zoti eshte antiintelektual vetem sepse Ai eshte pakez me i mencur se ti).Zoti te ka krijuar me shpirt,mendje dhe trup.Nepermjet funksioneve te ndryshme te trupit ti je i afte te marresh infromacionin e nevojshem per te jetuar ne kete bote.Kjo eshte e rendesishme perderisa ne do te jemi ne kete bote deri diten qe do te vdesim.Pikerisht ketu Zoti do te vendose mbreterine e tij nepermjet nesh.

Kur kalon rrugen,ti nuk e kalon ate <<ne besim>>.Ti veshtron nese drita eshte e kuqe apo jeshile.Ne qofte se vjen ere tymi ne shtepi ti kontrollon per te pare nese ka dicka qe digjet.
Ti nuk del jashte <<ne besim>> kur eshte kohe e ftohte,ti vesh rroba te ngrohta,keshtu qe nuk do te ngrish per vdekje.
Shqisat fizike te mbajne te informuar per boten perreth dhe te sigurojne infromacionin jetesor.Shpirti yt te siguron informacion shpirteror nga bota shpirterore i cili te ben te afte te jetosh atje dhe te mbash nje qendrim te drejte me Perendine e te krysh vullnetin e tij.

Keshtu pra ti merr informacion nga dy burime te ndryshme,dhe vendi i grumbullimit per kete informacion eshte mendja jote.Mendja eshte e perbere nga truri dhe emocionet.Ketu eshte vendi ku perpunohet dhe interpretohet informacioni,keshtu qe mund te merren vendimet perkatese dhe korrekte.

Ne Shkrim thuhet :<< Mos lejoni te kushtezoheni nga bota.Perkundrazi,pranoni te shnderroheni plotesisht.Pranoni t`i jepni vetes nje pikpamje te re.Atehere do te kuptoni cfare kerkon Perendia prej jush.Atehere do te dini cfare eshte e mire dhe e persosur, dhe cfare i pelqen Perendise.>>

Kush me shume e kush me pak,secili prej nesh ka qene nen ndikimin e shpirtit te kesaj bote. Cdo dite princi i kesaj bote,dominon dhe indoktrinon njerezit. Kur gjen rastin ai ben te njejten gje me besimtaret. Ai do te perpiqet te mbushe mendjet e tyre me sa me shume dokrra qe te mundet dhe t`i beje ata te mbartin vullnetin e tij.Ai eshte gjithmone i zene duke u perpjekur te influencoje mendjet tona sepse ai do te sundoje dhe te kete dominim mbi ne.
Armet qe ai perdor me shume jane genjeshtrat dhe frika.Ai perpiqet te na jape nje pamje mbi veten tone,mbi boten dhe mbi Zotin - nje pamje e cila eshte nje shtremberim i plote dhe nje genjeshter duke e bere te mundur per te qe te vjedhe,te vrase dhe te shkaterroje ne jeten tone. Ai do qe te largoje shpresen tone.Ai do qe te vjedhe iniciativen tone personale e opinionin tone te mire dhe ta zevendesoje ate me me dekurajimin,pasivitetin,denimin dhe inferioritetin. Ai do gjithashtu qe ne te jemi ne depresion dhe te perbuzur ose nga ana tjeter plot me krenari dhe me perbuzje per te tjeret.

Disa here ai ja del mbane me disa dhe i ka ata besimtaret e tij.Ai i manipulon ata duke i bere te bejne punet e tij dhe i ka ndihmes ne shtrirjen e mbreterise se tij.Arma e tij me efektive eshte frika.Nje person i udhehequr nga frika eshte i gatshem t`u besoje thashethemeve pa i kontrolluar faktet.Ata manipulohen lehte dhe NUK GUXOJNE TE DALIN KUNDER OPINIONIT TE SHUMICES.Ata kane frike se mund te ngelen te vetmuar dhe te braktisure jane te gatshem te paguajne cdo lloj cmimi per te marre nje perkedhelje ne shpatulla.NJE PERSON QE UDHEHIQET NGA FRIKA JETON NE TORTURE TE PERHERSHME.

Frika eshte e kunderta e besimit.Ashtu sic cliron besimi forcen e Zotit,po ashtu frika cliron forcen e djallit dhe i le vend atij per te shkaterruar jeten e njerezve.Frika eshte thelbi i <<shpirtit te kesaj bote>> dhe eshte nje arme e perdorur prej djallit per te per te sunduar njerezit.Kjo eshte arsyeja qe ka kaq shume frike,si pergjate shekujve,ashtu edhe ne boten fetare.Njerezit e fshehin vetveten ne mentalitetin e mases dhe drejtohen nga ato qe thone udheheqesit e tyre e jo nga ato qe thote fjala e Perendise.
Ata nuk pyesin se <<cfare thote Zoti>> por ne vend te saj pyesin se << se cfare do te thone fqinjet,drejtuesit e mi apo gazetat>>.
Pergjate koherave frika ka qene nje nga armet e djallit kunder punes se Zotit.

Njerezit,mendja e te cileve nuk eshte e riperterire dhe e lidhur me Fjalen e Zotit,jane te kontrolluara nga frika,kercenimi dhe genjeshtrat dhe nuk guxojne kurre te verifikojne ose te pyesin per ato qe degjojne.Ata jane te sunduar nga frika e njerezve dhe jo nga frika ndaj Zotit,dhe per shkak se jane te sunduar frika,shume prej tyre lejojne t`u vidhen bekimet e Zotit.Per kete arsye Shpirti i Zotit po merret sot me friken me shume se cdo here tjeter.Ai nuk do qe frika te sundoje femijet e tij.Ai do qe ne te sundohemi nga besimi dhe t`i kemi mendjet tona te riperterira dhe,duke marre informacion korrekt,do te jemi ne gjendje te marrim vendimet e drejta.

Nuk ka asgje qe nuk shkon me 90% te besimtareve.Ata me duan dhe deshirojne te me ndjekin.Ajo qe nuk shkon eshte informacioni i gabuar.
Pergjigjuni me Citim