Besimi i njeriut te brendshem Besimi lidhet me lajmin qe shpallet e lajmi lidhet me fjalen qe flet Perendia. Fjala eshte mjeti me ane te te cilit Zoti ben qe te arrihet dhe te rritet besimi.Ajo eshte e perjetshme dhe eshte shpirt dhe jete.Fjala e Zotit eshte nje force e mbinatyrshme per shpetimin e sicilit qe beson.
Kush beson me gjithe shpirt vihet me nje raport te drejte me Perendine.Me fjale te tjera,shpetimi,clirimi,mbrojtja,sherimi dhe mendja e shendetshme vijne si rezultat i besimit me gjithe zemer dhe i pranimit me goje.
Zoti e krijoi njeriun sipas shembelltyres se tij ne shpirt mendje dhe ne trup dhuron paqen,na ben te pjekur si njerez dhe na ruan te pademtuar ne tere qenien tone qe te jemi pa te meta diten kur do te bashkohemi me te.
Njeriu eshte nje qenie me tri funksione shume te ndryshme.
Me ane te trupit te tij ai mban kontakt me boten fizikedhe mbledh informacion prej saj.
Ne mendjen e tij ku perfshihen deshirat,mendimet dhe emocionet ai ka nje ndergjegjie e cila ekzaminon dhe interpreton informacionin i cili eshte mbledhur nga bota perreth tij.
Dhe me ane te shpirtit ai mban kontakt me Zotin dhe mund te marre informacion prej tij
Ne shkrim thuhet : I lutem atij t`ju dhuroje nga pasuria e madheshtise se tij e t`ju perforcoje njeriun e brendshem me ane te Shpirtit te vet.
Apo : Visheni njeriun e ri, te krijuar ne perngjasim me vete Perendine, i cili tregohet ne nje jete te drejte dhe te shenjte...
Njeriu i riperterire quhet personi i fshehte i zemres,nje krijese e re.
Ketu kemi te gjithe emrat e ndryshem per te njejten gje,shpirti yt,zemra jote apo njeriu yt i brendshem.Zoti eshte shpirt dhe meqenese ne jemi te nga shpirti ne jemi gjithashtu shpirt.Ne momentin qe ti u rilinde Shpirti i Zotit erdhi ne shpirtin tend per te krijuar e jetuar.Njeriu i ri i njohur si shpirti yt apo zemra jote eshte krijuar brenda teje
Shpirti yt u krijua qe te jete si Zoti dhe eshte pjesmarres i natyres hyjnore.Ky eshte personi yt real.Neqoftese ti do te kishe vdekur tamam tani,njeriu yt i brendshem do te kish vazhduar te jetonte.
Kur themi se shpirti te perfaqson ty realisht nuk nenkuptojme se se trupi dhe mendja jote nuk jane realSigurisht qe ata jane real,trupi yt eshte i prekshem dhe real.
Zoti te krijoi ty dhe eshte i interesuar per tere qenien tendeKjo eshte arsyeja qe ai mbart sherimin tend fizik.Por ti je me shume se nje trup,ti ke nje thesar te cmuar brenda teje i cili eshte personaliteti yt i vertete - njeriu yt i brendshem,shpirti yt apo zemra jote. |