Shikoni Postime te vecuara
  #353  
Te vjeter 07-10-2003, 18:01
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
AlbShkodra AlbShkodra eshte Jashte Linje
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Do thirren nė Prokurori lojtarė tė Vllaznisė e Dinamos

Provat e Dukės nuk mjaftojnė

Prokuroria e Tiranės deklaroi dje, se provat e paraqitura deri tani nga Armand Duka, president i Federatės Shqiptare tė Futbollit, nuk do tė konsiderohen prova materiale. Burime nga organi i akuzės thanė dje, se artikujt e gazetave evropiane dhe kasetat filmike mbi ndeshjet e dy klubeve tė denoncuara nga Duka, nuk pėrbėjnė prova materiale. Sipas Prokurorisė, pala denoncuese duhet tė paraqesė materiale tė tjera nė zyrat e akuzės, pėr tė vertetuar fajėsinė e palės sė denoncuar. "Nė kushtet kur provat materiale mungojnė, hetuesit janė tė detyruar tė marrin nė pyetje futbollistėt e dy klubeve tė denoncuara, Dinamo dhe Vllaznia", thanė burime tė akuzės. "Akuzat e paraqitura nė denoncim, pėr shitje tė ndeshjeve nga kėto dy klube, nuk mund tė vėrtetohen vetėm me shkrimet e gazetave tė huaja, apo me kasetat filmike tė ndeshjeve", thanė burime hetimore tė ēėshtjes. Sipas tė njėjtave burime, hetuesit do tė cilėsojnė si prova materiale vetėm deklarimet qė do tė japin futbollistėt e Dinamos dhe Vllaznisė, para hetuesve. Presidenti i Federatės Shqiptare tė Futbollit, Armando Duka, denoncoi para pak ditėsh nė Prokurorinė e Tiranės drejtuesit e dy skuadrave, Dinamo dhe Vllaznia. Akuzat e nėnvizuara nė materialin denoncues, sipas Prokurorisė, janė shitja e ndeshjeve tė vlefshme pėr kompeticionin e UEFA-s, nga drejtuesit e dy ekipeve. Nė denoncim, presidenti i Federatės, Duka, ka saktėsuar se padit shitjen e ndeshjeve nė kompeticionin e UEFA-s, konkretisht ndeshjes sė Vllaznisė ndaj ekipit skocez Dandi United dhe Dinamo ndaj ekipit belg tė Lokeren. Kallėzimi penal, i bėrė nga Duka, pėrmban shkrime tė gazetave tė ndryshme evropiane dhe vendase, nė lidhje me ndeshjet, materiale tė ndryshme filmike. Por dje, Prokuroria ka kėrkuar materiale tė tjera hetimore nė mbėshtetje tė hetimit, pasi materialet e paraqitura deri tani, nė bazė tė legjislacionit shqiptar, nuk konsiderohen prova materiale.
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Pergjigjuni me Citim