Spahiu: "Partizani ende nuk me kenaq"
Trajneri i te kuqve, pasi vlereson fitoren ndaj Tiranes, shprehet se nuk eshte ky maksimumi i lojtareve te tij: "Shumica e futbollisteve, jo ne formen me te mire fizike. Te mos krahasohemi, thjesht, me nivelin e kampionatit shqiptar, por te mendojme per Kupat e Europes". Sot, udhetimi drejt Vlores per javen e 7-te
TIRANE - Trajneri i Partizanit, Ilir Spahiu, nuk duket fort komod nen peshen e fitores 3-1 ndaj Tiranes, ne kampionatin kombetar te futbollit. I ulur ne nje tavoline te nje lokali ne klubin Partizani, Spahiu, duket i mendueshem dhe pak i trembur. "Nuk jam shume mire, - thote ai, - kam frike se mund te na hyje vetja ne qejf pas kesaj fitoreje ndaj Tiranes". Spahiu eshte nje nga trajneret me te rinj te kampionatit shqiptar, por njekohesisht nje nga me te miret ne testimin e trajnereve qe organizoi Federata Shqiptare e Futbollit, ne vere. Ai shprehet keshtu, ne nje interviste per "Korrieri"-n:
-Z.Spahiu, a jeni i lumtur pas fitores me Tiranen?
"Une nuk ndjehem shume mire pas kesaj fitoreje. Pergjegjesia me e madhe fillon pikerisht pas kesaj. Nese gabojme ne nje ndeshje tjeter te kampionatit, do nisin kritikat si "ju mundet Tiranen, si po lini pike me ekipet e tjera". Kam frike se mund te na hyje vetja ne qejf. Do te doja une t'ju beja nje pyetje ...".
-Bejeni ...
"...C'mendoni ju per ndeshjen tone me Tiranen?"
-Mendoj se e merituat fitoren dhe se luajtet mjaft mire".
"Kurse une do thoja se ne kishim Bejzaden dhe ****oken vetem pergjysem, si dhe lojtare te tjere jo ne formen e tyre me te mire. Dje ne stervitje ju thashe lojtareve qe te mos mjaftoheshin se kishin mundur Tiranen".
-Cfare ende nuk ju pelqen?
"Forma fizike duket qe eshte e mire, por une kerkoj me shume. Kjo sepse e di se deri ku mund te arrijne lojtaret. Kete ia thashe futbollisteve. "Ju jeni larg limiteve tuaja, iu thashe, pavaresisht se luajtet mire me Tiranen".
-A jeni i kenaqur me mbeshtetjen qe iu jep presidenti Xhani?
"Po, jam shume i kenaqur. Duket qe ai e vlereson punen dhe une pikerisht kete gje po perpiqem te bej. Te punoj sa me shume, sepse nuk duam thjesht te shkelqejme ne kampionatin shqiptar, por te matemi me nivelin e kupave te Europes, konkretisht te Liges se Kampioneve".
-U duket mjaft mire ndaj Tiranes.
"Une e kisha studiuar lojen e Tiranes ne videokasete. Kisha arritur te dalloja disa pika te dobeta te saj dhe i udhezova sulmuesit qe t'i benin presing mbrojtesve te Tiranes, sepse ajo nuk ishte mesuar qe ekipet kundershtare t'i benin presion. Kjo ia vlejti".
-Si e mendoni kampionatin?
"Shume te veshtire, duke nisur nga ndeshja e neserme ne Vlore, me Flamurtarin. Tirana eshte ende ne krye dhe do te reagoje pas humbjes, kjo eshte e sigurt. Flamurtari do te kerkoje pike, sepse ka shume pak dhe sepse luan ne fushen e vet. Ndersa lojtaret e mi duhet ta kene te qarte se nuk duhet ta ulin ngarkesen per kete ndeshje. Ta harrojne se kane fituar ndaj Tiranes. Tani nis pjesa me e veshtire e kampionatit. Duhet te kalojme Vloren, se pastaj do te jete me e lehte".
B.Kuka 'Korrieri'
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |