Ne, lajmėtarėt e parė tė wind of change nė Durrės
Magdalena Alla
Rrėfimi i artistit Bledar Sejko: Koncerti ynė rrok, nė nėntor 1990, paralajmėrim pėr rrėzimin e diktaturės: I rashė kitarės me dhėmbė, policia mė ndoqi edhe nė tren.
Shtypi na cilėsoi si njė grup huliganėsh nė Pallatin Rinia. Pas njė jave plasi nė Kavajė, pastaj nė Tiranė me lėvizjen studentore
Somario mbi foto: Idhujt e mi, Jimi Hendrix dhe Eric Clapton
Njė vėshtrim vrikthi mbi Bledar Sejkon nuk e kap mė flokėgjatin rebel, lider tė njė grupi nė skenė. Ish-liceisti i ėshtė rikthyer publikut pas njė mungese tė gjatė me tė njėjtėn siluetė thatime, syzet e pandashme, por me kokėn pėrkulur vetėm te kitara, me natyrė tė paqme dhe modeste. Pak ditė mė parė ka festuar 35-vjetorin, por me njė gėzim tė mpakur nga fobia e moshės qė ikėn, ndaj ka vendosur tė mos i ruajė as fotografitė e fėmijėrisė. Ndėrkohė qė, nuk mund tė fshijė nga kujtesa imazhet e kohės sė pėrmbysjes sė madhe tė vitit 1990. Pėr herė tė parė kitaristi rrėfen aventurėn e koncertit tė guximshėm rrok nė qytetin e Durrėsit, i cili paralajmėroi protestat nė Kavajė dhe fillimin e lėvizjes studentore.
Pak njerėz dinė detaje nga njė ngjarje e vitit 90, kur u bėtė protagonist nė njė shfaqje rebelimi ndaj shtetit tė atėhershėm, pėr shkak tė njė koncerti me muzikė tė huaj rrok nė Durrės, madje duke luajtur nė kitarė edhe me dhėmbė...
(Buzėqesh) Po. Ka qenė muaji nėntor i vitit 1990, afėrsisht dy javė pėrpara nisjes sė lėvizjes studentore. Unė atėkohė punoja si kitarist nė Qendrėn Kulturore tė Qytetit Studenti, qė ishte nė varėsi tė Komitetit tė Rinisė sė Tiranės. Vjen tė mė takojė drejtori i Pallatit tė Kulturės Rinia tė Durrėsit, - tė cilit pėr fat tė keq nuk ia kujtoj emrin, - dhe mė fton tė jap njė koncert nė Durrės, njė javė pas njė koncerti qė kishte dhėnė po aty Redon Makashi, me tė cilin prej pak kohėsh nuk kėndonim mė bashkė. Me sa di Pallati i Kulturės dikur kishte qenė kishė, pastaj ishte pėrshtatur e sot ėshtė kthyer pėrsėri nė kishė. Unė e paralajmėrova ftonjėsin, qė muzika ime ishte pak e fortė, d.m.th jo e qetė si e Redonit,- nėse e dėgjon sot atė muzikė sigurisht qė nuk ishte nga mė tė fortat, por pėr atė kohė sigurisht qė e tillė ishte,- por ai ma ktheu: Makashit nuk i ndodhi asgjė edhe pse kėndoi kėngė tė Elton Xhon etj, duke mė qetėsuar dhe dukej qė ishte njė njeri artdashės dhe liberal. Kėshtu qė pranuam. Koncerti filloi aty nga ora 18:30. Salla ishte mbushur plot. Ne atėkohė ishim bėrė tė njohur nga televizioni, e disa kėngė tonat ishin bėrė si hite. Pasi kėnduam kėngėt e njohura nė shqip filluam kėngė nga repertori i huaj, si Jimi Hendrix, Deep Purple, AC/DC. Pati njė ēast, kur i rashė kitarės edhe me dhėmbė, duke imituar idhujt e mi. Gjatė gjithė kohės pati ovacione, ishte njė ēudi edhe pėr publikun, i cili po kishte rast tė prekte nga afėr njė mollė tė ndaluar.
Sidomos tė rinjtė?
Jo vetėm tė rinjtė. Edhe mė tė vjetrit u ngritėn nė kėmbė.
Si kėrcenin, me lėvizje moderne, apo thjesht pėrshtateshin me muzikėn?
Pėrshtateshin si tė mundnin, por me sa dukej me shumė dėshirė. Durrėsi njihej atėkohė si njė vend ku adhurohej Deep Purple.
Po ju a lėviznit nė skenė, ndjenit frikė dhe a ju krijonte kjo njėfarė ngėrēi psikologjik?
Sigurisht qė kėrcenim, lėviznim jo pak. Edhe frikė kishim shumė, por kjo nuk ndikoi nė interpretimin tonė.
Mė pas?
Mbas kėngės sė tretė drejtori na thotė qė duhet ta mbyllnim koncertin. Unė i thashė qė smundim se njerėzit po kėndojnė. Por dikush kishte lajmėruar policinė. Me siguri ndonjė komunist. Jam i sigurt qė drejtori, pėr shembull, nuk mund ta ketė bėrė kurrsesi. Dhe ia behėn aty 6 makina policie, policėt rrethuan skenėn, duke na bėrė shenja qė ta mbyllnim koncertin. Unė nė fakt vazhdova. Mė vinte shumė keq tė ikja, kur shihja njerėzit se sa mirė reagonin. Meqė ne nuk ndaluam, policėt filluan ti nxirrnin jashtė me shkopinj gome njerėzit, qė gėrthisnin sepse sdonin tė mbyllej koncerti. Nė ēastin qė filluan tė nxirrnin ata u kujtova tu them ēunave tė grupit: Shpėrndahuni ku tė mundni!- dhe dolėm nga dera e pasme e pallatit. Fatmirėsisht ēunat nė ēastin qė dolėn kishin gjetur njė makinė pėr nė Tiranė. Mua spo mė gjenin dot, se atėherė nuk kishte celularė, dhe ata u nisėn. Unė mbeta vetėm. Ishte afėrsisht ora 8 e mbrėmjes, por fatmirėsisht ēuni i tezes u gjend aty dhe mė pėrcolli deri nė stacionin e trenit, ai ma preu edhe biletėn. Unė e prisja trenin te kangjellat mė poshtė, sepse nė hyrje tė stacionit ishte plot me policė, qė na prisnin atje si gardh, sepse atėkohė treni ishte mjeti i vetėm i udhėtimit dhe sipas tyre nuk do kishim nga tė shkonim tjetėr. Unė hipa nė tren, nė njė cep vagoni, ndėrrova rrobat me kushėririn, hoqa syzet, shkatėrrova flokėt dhe bėra sikur flija i kruspullosur.
Atėherė keni qenė me flokė tė shkurtra?
Po, po. Me flokė tė shkurtra, stė linte njeri me flokė tė gjata, megjithatė qė nga ajo kohė unė nisa ti zgjas e mos ti pres mė.
Ēngjau
?
Mė pas u futėn 7 policė me gjithė shefin e degės, kontrrolluan gjithė vagonat e duke mė sharė mua nėpėr dhėmbė.
Ēfarė sharjesh?
Nga ato banalet Tė bėfsha......
Si shpėtuat apo ju kapėn?
Njėri mu afrua, por smė njohu. Ashtu si isha bėrė unė si katundar!! Shpėtova pėr qime. Tė nesėrmen njė gazetė e Durrėsit mbaj mend qė shkroi; Njė grup huliganėsh nė Pallatin Rinia. Pas kėtij artikulli mu ndalua tė shkelja nė Durrės pėr njė vit, qoftė edhe pėr plazh.
Po mund tė pėrndiqeshit e dėnoheshit edhe nė Tiranė. Si ka mundėsi qė shpėtuat?
Vendin tim tė punės e mbikqyrte Komiteti i Rinisė, kryetari i sė cilės ishte Lisien Bashkshkurti, tė cilit i thamė se si na ndodhi dhe i kėrkuam tė na mbronte, dhe ai na premtoi qė do ta mbyllte kėtė ēėshtje. Kėshtu qė ne nė Tiranė nuk na prekėn.
Njerėzit nė koncert si reaguan ndaj policisė?
Nė ēastin qė i nxorėn me forcė nga Pallati Rinia u bė demostratė e vėrtetė; u thyen xhama, disa u zunė me policinė. Arrestuan disa vetė atė natė. Skam pasur mundėsi tė dėgjoja vetė ēfarė thonin njerėzit, por kushėriri im mė pas mė tregoi qė ishin hedhur sharje kundėr sistemit. Them se ndikoi nė atė qė plasi njė javė mė pas nė Kavajė, pastaj nė Tiranė me lėvizjen studentore.
Mos rastėsisht paradinit diēka pėr fillimin e grevės studentore, meqė punonit nė atė mjedis dhe ēraporte patėt me grevistėt?
Nuk kam dėgjuar gjė mė parė pėr lėvizjen studentore apo grevėn, por kam qenė i pranishėm kur ajo filloi, duke i ndihmuar grevistėt me ilaēe pėr dhimbje koke, tė cilat i merrja nga shtėpia dhe i fusja fshehur tek ata.
Si i krijuat lidhjet me muzikėn moderne, nė kushtet e vėshtira tė izolimit tė asaj kohe, dhe cilėt ishin idhujt tuaj tė rinisė?
Kur kam qenė nė Liceun Artistik Jordan Misja, bėhet fjalė pėr vitet 86, luaja rrok nėpėr klasa. Pėr kėtė merrja shpesh paralajmėrime pėr pėrjashtim nga shkolla, thyerje note nė sjellje, mė nxirrnin pėrpara shkollės si shembull tė keq. Mė kanė ngelur edhe nė klasė, sepse profesori Eduard Abaxhogli nuk donte tė bėja muzikė moderne, por vetėm klasike. Isha shumė herė mė i mirė se edhe ai nė kitarė, dhe ai pėr kėtė xhelozohej, ndaj them se dhe mė ngeli. Por megjithkėto unė nga natyra kam qenė rebel, doja tė bėja muzikėn qė mė pėlqente. Dėgjoja fshehurazi Hit Parade-in Evropian, nga ku mėsoja ēfarė bėhej nėpėr botė. Edhe tani i mbaj mend oraret kur jepej. Idhuj kam pasur Jimi Hendrix, Eric Clapton
Ishit i ndėrgjegjėsuar dhe e kuptonit kėtė edhe si revoltė ndaj sistemit nė tėrėsi?
Nuk mė interesonte sistemi, unė doja tė luaja muzikėn qė mė pėlqente, por duke qenė se sistemi nuk e lejonte atėherė nuk e doja as atė. Kaq.
Por ndėrkohė ju ftoheshit nė festivale kombėtare tė muzikės sė lehtė dhe ishit i njohur pėr publikun, dmth pėrzgjidheshit dhe vlerėsoheshit pavarėsisht kėsaj?
Po, por kam qenė gjysmė i preferuar, sepse ēoja edhe kėngė ritmike, tė cilat nuk mė pranoheshin. Imponohesha thjesht me profesionalitetin. Isha shumė i mirė, sidomos nė kitarė.
Bledar Sejko ka ecur nė suksesin e tij mė shumė pėrpara apo pas 90-ės?
Tani nė kėtė kohė tė re mund tė bėsh ēfarė tė duash. Sigurisht qė kam ecur mė shumė tani, tė paktėn nė atė ēfarė ndiej brenda vetes. Sidomos nė kitarė ndiej njė pjekuri tė madhe muzikore. Nga ana e kompozicionit mund tė kem boshllėqe, e kam lėnė pasdore, por nė kitarė jo. Ndjehem shumė shumė mirė nė kitarė dhe kjo vjen si pasojė e gjithė kėtyre viteve pėrvojė, ushtrim.
Ēfarė ju shtyu tė iknit nga Shqipėria?
Ika nė vitin 1995, se nuk kisha ēbėja kėtu, pasi muzika nuk vlerėsohej. Dihen disa gjėra, sepse i kam thėnė shpesh nė shtyp, kur nga vitet 1995-1997 u gjenda nė Greqi, dhe pastaj 1997-1998 u riktheva nė Shqipėri, ndėrsa nga 1998 dhe deri para pak muajsh punova nė Itali.
Pėr ēfarė ju kanė vlejtur kėto udhėtime rreth e rrotull?
Mė kanė vlejtur shumė nė profesion. Ka ndodhur qė jam ndjerė shumė mė lart se italianėt apo grekėt, por skisha njohje, nuk mė ndodhi qė tė mė gjente dikush dhe tė mė ngrinte lart, siē i ngjau pėr fat Klejdi Kadiut. Mė mungoi dhe mė mungon edhe sot njė menaxher, dhe unė vetė si natyrė nuk jam hiē i futur, siē thuhet. Nuk di tė bėj menaxhimin e vetvetes dhe e kam bezdi tu qepem tė tjerėve. Mė ka ardhur jashtėzakonisht mirė pėr suksesin e Klejdit dhe ndoshta po tė kisha kontaktuar me tė mund tė isha nė ndonjė spektakėl italian si ai, por nuk e bėra.
Po nė Greqi?
Nė Greqi punova, por atje muzikantėt kanė shoqatėn e tyre dhe nuk lejojnė tė punėsohen tė huaj, nuk i antarėsojnė shqiptarėt, e pėr rrjedhojė nuk ke shumė shanse.
Rikthimi juaj dhe i mjaft tė tjerėve duket se ka pėrforcuar nė publikun shqiptar idenė se po rikthehen tė ikurit. Jua kanė thėnė kėtė gjė drejtėpėrdrejt?
Po. Ma kanė thėnė shumė njerėz me fjalėt: Shyqyr qė u ktheve!.
Ndiheni mirė pėr faktin qė jeni duke dhėnė ndihmesė pėr vendin tuaj?
Eshtė logjike qė ndihem shumė mirė kur ndihmoj pėr vendin tim. Jam duke punuar nė qytetin tim, Tiranė, me shokėt e mi dhe kjo ka kėnaqėsitė e veta. Kam edhe njė bar timin, ku nė fundjavė bėj karaoke.
Kėtu paguheni mė mirė se nė Itali?
Po. Mė mirė nga sa fitoja atje. Por, ju lutem, mos mė kėrkoni ta bėj publike se sa paguhem.
Tani punoni pėr njė show shqiptar nė Top Chanel, por nėse do tė kishit ftesė pėr tė punuar pėr njė show nė Itali, kė do tė zgjidhnit?
Do tė isha mė i kėnaqur nė Itali, pasi ka tė ardhura mė tė mėdha, mjedisi ėshtė mė i lirshėm, po tė panė qė je njė individ i vlefshėm nuk pyesin nėse je shqiptar, tė japin dorė, janė njerėz shumė tė sinqertė, nuk ka luftė brrylash si kėtu. Mė ndodhte shpesh qė habiteshin kur tregoja origjinėn, se nuk e besojnė qė shqiptarėt janė tė talentuar. Por nė Milano sidomos ka njerėz shumė tė mirė, ndėrsa si qytet pėr nga bukuria do mė pėlqente jashtėzakonisht Gjenova.
Mund tė na tregoni disa foto nga periudha e rinisė sė hershme nė Lice?
Nuk kam, sepse ose i kam shpėrndarė, ose nuk i kam mbajtur, pėr disa arsye; ose sepse nuk jam manjak pas arkivave, por edhe pėr faktin qė mė shkakton dhimbje tė shoh veten si kam qenė e qė tash po mė ikėn jeta.
Sa vjeē jeni?
Para pak ditėsh mbusha 35 vjeē. Eh, ikėn jeta
Do ti rrisni mė flokėt?
Joo. Ēdo gjė me moshė...Ika, se mė presin provat pėr Top Shoė. Faleminderit!
PROJEKTI Njė album me Redon Makashin dhe Pirro Ēakon
Dashuria e fortė pėr kitarėn nuk e ka ēuar nė indiferentizėm tė plotė ndaj kompozimit, pėr tė cilin deri mė tash thjesht nuk ka pasur rrethana lehtėsuese pėr tiu pėrkushtuar. Sa tė lirohem nga disa punė tė ngutshme do ti rikthehem, thotė me njė lloj psherėtime qė i ngjan pengut. Nuk ėshtė thjesht njė dėshirė, ekziston njė projekt i qartė nė kokėn e tij pėr kėtė,- sė bashku me Redon Makashin (pėr tė cilin kur flet i dallon qartė miqėsinė e dikurshme dhe tė sotme) dhe Pirro Ēakon, - pėr njė album tė pėrbashkėt. Me Redin punoj me qejf. Nga ana profesionale e vlerėsoj mė lart se tė tjerėt qė janė kėtu. Ngaqė nuk ėshtė marrė me gjė tjetėr veē profesionit, i ka vėnė vetes detyrė, them qė ka ecur mjaft mirė, edhe pse ka qendruar gjithmonė kėtu.