Po ju, cfare guri i cmuar jeni?
Tendenca thotė maxi, edhe me kostumin e banjos. Unaza, byrzylykė, varėse, kėtė verė duhet tė duken, ose pėrkundrazi vjedhin pamjen. Etnike ose design. Por pėr disa asgjė nuk mund tė zėvendėsojė sigurinė vezulluese tė njė guri tė ēmuar. Zbulo cili ėshtė stili yt nėpėrmjet testit.
1. Pamja juaj
a. Sandale me gisht prej lėkure dhe rroba banje ngjyrė kaki
b. Sandale Manolo Blshnik e veshje Chanel
c. Sandale balerine (tė lidhura pas kyēit) dhe fund pambuk zvicerian (sangallo)
d. Sandale tė lidhura deri nė pulpė (stringate) dhe pantallona
2. Per te levizur ne qytet perdor
a. Mjete publike
d. Motorr
b. Taksi
c. Mini Cooper tėnde
3. Kur takon nje miken tende
d. E pėrqafon me shumė dashuri
a. I rreh shpatullat
b. I thua hutueshėm ciao si je?
c. I flet menjėherė pėr problemet e tua tė punės
4. Kur ke etje
c. Do njė gotė plot
b. Pi nga pak disa herė
d. Porosit dy gota: ndokush tjetėr mund tė ketė etje
a. Pi menjėherė nga shishja
5. Nese ndihesh zemer ndrydhur leshohesh mbi
c. Njė kallėp ēokollate me qumėsht
d. Njė mollė
b. Njė ēaj jeshil avullues dhe njė copė ēokollate e hidhur
a. Cdo gjė qė tė kalon nėpėr duar
6. Teknologjia e Pazevendesueshme
c. Ipod-i i fundit me hyrje ipod griffato
a. Urren elektronikėn, valėt bėjnė keq pėr shėndetin
d. Njė celular shumėfunksionėsh
b. Njė aksesor nga seksi shop, por super trendy
7. MIni Seri Tv CUlt
a. Lost
b. Sex & the City
d. Friends
c. Six feet under
8. Shoping per ty eshte
c. Kėrkim, krahasim me mikeshat, vizita nė dyqane, rimendim, prova e riprova
a. Dalje me vrap nga zyra
d. Nė internet, nė mėnyrė komode nga shtėpia
b. Karta e kreditit e tė dashurit tėnd
9. Kur ke nevoje te clodhesh zgjedh
c. Njė fundjavė nė Marrakech me shumė masazhe dhe xhiro nė suk
a. Njė agriturizėm nė Toscana, nė mes tė fshatit dhe pranė detit
d. Plazhet e Fromentera ku jeton me rroba banje, pareo dhe sandale me gisht
b. Shtėpinė tėnde, relax dhe qetėsi, celular dhe kompjuter tė fikur
10. Filmi yt
d. Mbreti i unazave
a. Guri i ēmuar i Nilit
b. Agjenti 007, njė lumė me diamante
c. Vajza me vath prej perle
Me shume A
Nomade, ekologjike, tė dashuruara pas natyrės dhe tė jetės nė ajėr tė pastėr. Kryeqytete tė preferuar: Londra dhe Bombei. Nė udhėtim valixhia ėshtė e minimizuar: T-shirt, sandale me gisht (infradito), furēė dhėmbėsh dhe shumė libra.
Gurė tė ēmuar kult: varėse indiane, byrzylykė prej lėkure ose druri me motive afrikane, vath prej floriri tė verdhė me gurė tė papunuar.
Me shume B
Tė organizuara nė mėnyrė perfekte, me njė look tė pėrsosur, elegante. Mos humbisni mostrėn e fundit nė Paris ose New York si dhe shoping shik nė Milano, qė i pėrshkruani me njė lėkundje tė sigurt mbi takat marramendėse.
Gurė tė ēmuar: shumė varėse prej perlash dhe njė zinxhir me flori, vath tė vogla me brilante, unazė super e madhe.
Me shume C
Romantike, sensibile dhe sentimentale. Nėse do tė varej nga ju nuk do tė mbanit asnjė gur tė ēmuar, vetėm ndoshta vath me perla gati tė padukshme. Por nė fund tė fundit njė prekje femėrore pėr look-un tuaj nuk mund tė mungojė: njė varėse rreth qafės minimale, njė byrzylyk me flori multicharms... pėr tu harruar nė shtėpinė e ndonjė miku.
Me shume D
Aktive, gjithnjė nė lėvizje, ndiheni mirė me veten tuaj nė ēdo ambient, qytetare tipike. Mbani gjithmonė me vete tė gjithė teknologjinė qė keni, i pod, celular, aparat fotografik digital, portabėl. Nė kyēin tuaj njė orė e madhe mashkullore, njė pafundėsi byrzylykėsh tė tė gjitha llojeve ose njė unazė design.