Pėrse thuhen sa e sa gėnjeshtra?
Pėrse thuhen gėnjeshtrat? Ky problem ėshtė ende i paksploruar nga shkenca. Psikologu Sean Spence dhe ekipi i tij nė Universitetin e Sheffield, nė Angli udhėhoqėn njė kėrkim shkencor pėr tė kuptuar si sillet truri i njė gėnjeshtari. Pėrmes rezonancės magnetite, funksionale pėr imazhet, ekzaminuan veprimtarinė celebrale tė njė grupi vullnetarėsh. Ata duhet tu pėrgjigjeshin disa pyetjeve, ndonjėherė duke thėnė tė vėrtetėn dhe ndonjėherė duke gėnjyer.
Fillon qė tre vjeē e nuk mbaron mė: duhet tė shtiremi pėr tė mbijetuar
Falė imazheve tė furnizuara nga rezonanca magnetike, kemi zbuluar qė te gėnjeshtarėt aktivizohet njė pjesė e veēantė e trurit, korja prefrontale, me njė aksion tė dyfishtė.
Nga njėra anė qelizat nervore ngadalėsojnė instiktin e parė: atė tė tė thėnit tė sė vėrtetės. Qeliza tė tjera tė trurit nė tė njėjtėn kohė merren pėr tė pėrpunuar informacionet, pėr tė tė bėrė tė besueshme gėnjeshtrėn. E dini ēdo tė thotė? Qė impulsi natyral i njeriut do tė ishte ai i tė paraqiturit nė mėnyrė tė ndershme dhe tė sinqertė dhe rrėfimi gjepurave pėrbėn lodhje. Sepse truri vihet nė punė dhe nėnshtrohet nga stresi.
Fėmijėt nisin tė gėnjėjnė qė 3-4 vjeē.
E bėjnė, sidomos, pėr tė evituar dėnimin e prindėrve. Nė krahasim me ata, tė rriturit arrijnė tė thonė, nė rastet ekstreme, edhe njė gėnjeshtėr ēdo tre minuta muhabet. Mos ju duket shumė? Ekzaminohuni me kujdes, pėr njė periudhė kohe mesatarisht tė gjatė, dhe do tė shihni qė diskutimet tuaja janė gjysmė tė vėrteta, pohime tė modifikuara, episode tė mbyllura me art, apo sajime fund e krye. Problemi ėshtė qė gėnjeshtra, nga pikpamja sociale, ėshtė mėnyrė sjelljeje, e nevojshme pėr tė mbijetuar. Imagjinoni se ēmund tė ndodhte nėse nė familje apo zyrė tė thuhej gjithmonė dhe vetėm ajo qė mendohet vėrtet? Nėse i thua shefit qė tė duket i pazoti, apo njė miku se me kalimin e viteve ėshtė mė pak tėrheqės, do tė ishte njė shkatėrrim.
Problemi lind kur kapėrcehen 20 gėnjeshtra nė ditė
Pėr gjithēka, ka njė limit. Mund tė jetė e kuptueshme gėnjeshtra pėr tė evituar halle apo telashe. Por kur ekzagjerohet, gėnjeshtra bėhet patologjike dhe i bėn keq kujt e tregon. Ekspertėt janė dakord kur pohojnė se pragu maksimal i pranueshėm, pėr tė mbetur nė normalitet, ėshtė nė pesė apo gjashtė gėnjeshtra tė vogla apo mesatare nė ditė. Pa llogaritur gėnjeshtrat shumė tė shpeshta automatike, si ato kur dikush na pyet si je? dhe ne pėrgjigjemi mirė edhe pse ndihemi pėr ibret. Kur shpikjet e bukura e tė mira janė mė shumė se gjashtė dhe janė tė mėdha, ėshtė e pranishme njė psikopatologji: mitomania, ose pseudologji fantastike.
Mitomania
Mitomani priret tė mohojė realitetin dhe ta manipulojė, duke ndėrtuar njė seri mitesh dhe duke gėnjyer nė vijimėsi, e ndonjėherė duke arritur tė besojė te gėnjeshtrat e tij. E bėn kėtė sepse bota pėrreth nuk i pėlqen, por sidomos sepse do tė tėrheqė vėmendjen e tė tjerėve tek ai dhe ndjen njė nevojė tė pakontrrolluar pėr tė pohuar personalitetin e tij. Parė nga brenda janė njerėz artificialė, tė pazotė tė jetojnė emocione autentike. Askush nuk do tė qėndrojė afėr njerėzve tė tillė. Dhe nė pėrgjithėsi gėnjeshtarėt shoqėrohen nga boshllėku pėrreth.
Por nė kėtė pikė mund tė ndėrhyjė njė kthim dramatik nė realitet: bota, jo mė korrekte nė gėnjeshtra, duket e pakapėrcyeshme dhe shtyn edhe nė depresion tė rėndė. Por pa mbėrritur nė kėto situata limite, cili ėshtė identiteti i gėnjeshtarit tė rregjur? Shpesh ėshtė njė njeri me nivel tė lartė arsimor, personalitet tė fortė dhe tėrheqės, dhe veēanėrishti i vėmendshėm pėr atė qė tė tjerėt mendojnė pėr tė. Ka nevojė tė jetė i ēmuar dhe tė vlerėsojė: pėr kėtė gėnjen pėr gjithēka. Prirja pėr tė treguar gėnjeshtra godet burrat dhe gratė, por ndryshon mėnyra e rrėfimit tė gėnjeshtrave.
Burri bėhet gėnjeshtar pėr tė pėrmirėsuar imazhin e tij (me shefin e zyrės, apo me njė vajzė). Gruaja, pėrkundrazi, shpesh fsheh tė vėrtetėn pėr tė mos bėrė tė ndjehet nė siklet bashkėbiseduesi, pėr tė mos e bėrė tė vuajė. Tė zbulosh njė gėnjeshtar nė flagrancė nuk ėshtė e lehtė, sė paku nė fillim. Nuk ėshtė e vėrtetė se kush gėnjen sheh gjetkė, lėviz duart, skuqet e kėshtu me radhė. Gėnjeshtari tė sheh drejt e nė sy, sepse e di qė po veproi ndryshe do tė dyshohej pėr tė. Bėn lėvizje pėr tu dukur i ēlirėt.
Njė thes me gėnjeshtra, tė treguara pėr mirėsjellje
Njė pjesė e madhe e gėnjeshtrave qė thuhen ēdo ditė futet nė kategorinė e gėnjeshtrave tė mirėsjelljes, si i pėrcakton Bella De Paulo, psikologe nė Universitetin e Kalifornisė. Njė shembull klasik ėshtė kur themi: mė pėlqen veshja jote edhe kur sjemi shumė tė sigurtė. Mendojmė kėshtu pėr ti bėrė qejfin atij qė kemi pėrballė. Gratė pėrdorin mė shumė gėnjeshtra tė tilla se burrat, nga dėshira pėr tu mbrojtur nga shoqja-shoqja. Kur nė bisedė hyjnė meshkujt gjendja ndryshon. Pėr tu bėrė pėrshtypje meshkujve femrat shpikin atė qė De Paulo e quan gėnjeshtra egoiste, pėr tė pėrmirėsuar imazhin te biseduesi.
Gratė janė mė tė shkathta pėr tu ējerrė maskėn meshkujve gėnjeshtarė, ndėrsa pėr meshkujt ėshtė mė pak e lehtė. Sipas njė studimi nė Europėn Veriore, tė tilla janė sidomos ato beqare. E kjo varet nga pėrvoja e tyre mė e madhe.
Broēkulla linguistike, tė shpikura nga shkencėtarėt
Sipas shkencėtarėve tė njė universiteti danez janė pėrkufizuar disa kategori, si gjepurat gjuhėsore, si ato tė tpit ēfarė dite e bukur, edhe kur bie shi pėr tė tretėn ditė radhazi dhe humori ėshtė pėrtokė. Ka pastaj dhe gėnjeshtra jo-gėnjeshtra. Pėr shembull: Njė nėnė pyet tė bijėn nėse pi drogė. Ajo pėrgjigjet me ironi: Sigurisht mama, pi.
Si tė zbulosh se kush po tė gėnjen
Nėse ndėrmjetėsi ėshtė duke folur me njė ton zėri mė tė lartė nga normali, ki kujdes: do tė thotė qė me siguri po vjen njė gėnjeshtėr e mundshme.
Shikoje drejt e nė sy dhe zbulo nėse bebet e tij tė syrit janė tė hapura: nėse janė, nuk tregon tė vėrtetėn, nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve.
E ka trupin tė mpirė dhe sforcohet tė kryqėzojė sytė e tij me tė tutė?
Eshtė si tė pohojė: nuk dua tė kuptosh qė unė jam gėnjeshtar.
Pyetjet janė shumė tė thata dhe tė shpejta?
Dėshira e tij ėshtė tė tė fusė nė kurth nė mė tė shpejtėn e mundshme dhe nė maksimum.
Pėrsėrit disa fjalė apo fraza tė tėra nė mėnyrė automatike?
Krijo perde tymi, mos i bėso nė atė qė thotė.
Kurohet me psikoterapi
Kjo sėmundje mund tė kurohet si gjithė sėmundjet e tjera, me psikoterapi, dhe mund tė zgjasė vetėm disa muaj, thotė Claudio Menacci, drejtues psikiatėr nė Fatebenefratelli tė Milanos. Gėnjeshtarėt patologjikė kanė prirjen ta fshehin tė vėrtetėn, pėr motive qė gjithmonė e mė shumė qartėsohen. Janė vanitozė, tė papjekur emocionalisht dhe shumė tė paqėndrueshėm