Shikoni Postime te vecuara
  #75  
Te vjeter 10-07-2006, 16:04
Minifotoja e anetarit Administratori
Administratori Administratori eshte Jashte Linje
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,062
Faqe ne Ditar: 2
Italia, kampionia e botes

Italia, kampionia e botės
Erion Abule

Zidani zhbllokon rezultatin, por Materaci barazon ndaj Francės. Vendosin 11 metėrshat, ku dėshton Trezege dhe Groso dhuron suksesin.

"Axurrėt", triumf kampionėsh nė Berlin
Italia shpallet kampione e botės pėr tė katėrtėn herė nė historinė e futbollit. Pas njė ndeshjeje intensive, "axurrėt" fitojnė 6 4 pas goditjeve tė 11 metėrshave. Ndeshja ishte mbyllur me rezultatin 1 1 pas kohės sė rregullt dhe asaj shtesė, falė 11 metėrshit tė Zidanes dhe goditjes me kokė tė Materacit, qė barazoi rezultatin. Pikėrisht "Zizu", autori i njė ndeshjeje madhėshtore, e ka mbyllur karrierėn e tij nė mėnyrėn mė tė shėmtuar, duke dalė nga fusha me karton tė kuq pėr njė gjest tė pabesueshėm e tė shėmtuar, teksa ka goditur me kokė Materacin nė gjoks.

Nė 11 metėrshat vendimtarė ka gabuar Trezege qė ka goditur traversėn, ndėrkohė pėr italianėt goditjen fitimtare e ka ekzekutuar saktė zbulimi i kėtij botėrori, Fabio Groso.
Mrekullia pėrsėritet pas 24 vitesh nėn qiellin e Berlinit nė njė mbrėmje emocionuese, ku "axurrėt" vuajnė, por nė fund tė 120 minutave tė tmerrshme dhe 11 metėrshave gjunjėzon "fantazmėn" e Francės. Kapionė, padronė tė botės. Marēelo Lipi si Vitorio Poco dhe Enxo Bearxoti. Njė faqe e shkruar nga njė romancier i ēmendur, qė nė kapitullin e fundit "shpik" finalen mė dramatike pas njė ndeshjeje plot vuajtje dhe gjithnjė nė dyshim. "Gjelat" e Domenekut ulin flamurin e tyre dhe dorėzohen pėrfundimisht.
Ka qenė njė ndeshje emocionuese qė nė fillim: nga frika te Henrija, te 11 metėrshi i dyshimtė ndaj italianėve: sulmuesi francez, pas njė pėrplasjeje me Kanavaron, thuajse humb ndjenjat, por e rimerr veten shpejt dhe pas dy minutash Maluda fiton 11 metėrshin pėr njė faull thuajse inekzistent tė Materacit. Godet Zidane dhe 1 0 pėr Francėn. Por Italia nuk e humb toruan.

Nga njė goditje kėndi, Pirloja kroson saktė dhe Materacit kėrcen mbi tė gjithė duke barazuar me kokė: 1 1 dhe ndeshja rifillon nga e para. Edhe pse Franca ka mbizotėruar mė shumė nė pjesėn e dytė, "axurrėt" janė mbrojtur mirė dhe falė Bufonit kanė shmangur disa situata tė rrezikshme, duke e ēuar ndeshjen nė kohė shtesė. Njė shtesė qė ka paraqitur njė skenė tė shėmtuar. Po, sepse Zinedin Zidan i ka thėnė lamtumirė futrbollit, jo vetėm me golin e shėnuar nė finalen e Berlinit, por para sė gjithash me njė karton tė kuq tė marrė nė pjesėn e dytė tė kohės shtesė. I paarsyeshėm gjesti i fantazistit 34 vjeēar, qė nxirret me karton tė kuq nga gjyqtari Elizondo pas njė goditjeje me kokė nė gjoksin e Materacit.

Kryesori argjentinas e nxori kartonin pas sinjalizimit tė anėsorit. Nuk ėshtė hera e parė qė Zinedin Zidan ndėshkohet me karton tė kuq nė karrierėn e tij pėr gjeste tė shėmtuara. I ka ndodhur edhe nė tė shkuarėn, si me Juven, ashtu edhe me kombėtaren e tij. Njė kombėtare qė duhej ta nderonte deri nė fund, pa ia humbur bukurinė atij goli tė bukur tė shėnuar ndaj Bufonit parabėl, ose "ala" Toti, pa ia humbur bukurinė asaj paraqitjeje tė mrekullueshme, duke filluar qė nga ndeshja me Spanjėn, Brazilin, Portugalinė e deri mbrėmė, pesė minuta para fundit tė karrierės sė tij. Njė pezullim qė ka ndikuar jo pak te francezėt nė goditjen e 11 metėrshave, ku tė gjithė kanė goditur saktė, pėrveē Trezegesė. "Vrasėsi" i Italisė nė finalen e europianit ka dėshtuar pėrballė Bufonit, duke goditur traversėn. Dhe Groso, pas saktėsisė sė Pirlos, De Rosit, Materacit e Del Pieros, ka ngritur "axurrėt" nė qiell pas goditjes sė tij nė rrjetė. Kampionė bote me meritė, duke lėnė pas shpatullave tė gjithė historinė e skandalit tė pėrgjimeve.

Itali Francė 1-1 (5-3 p)
Nė Berlin
Shėnues: Materaci 19' / Zidan 7' (pen)
Italia: (4 4 1 1): Bufon, Zambrota, Materaci, Kanavaro, Groso, Perrota (Iakuinta 61'), Pirlo, Gatuzo, Kamoranezi (Del Piero 86'), Toti (De Rosi 61'), Toni. Trajner: Lipi
Franca (4 2 3 1): Bartez, Sanjol, Turam, Galas, Abidal, Vieira (Diarra 56'), Makelele, Riberi (Trezege 100'), Zidan, Malouda, Henri (Viltord 107').
Trajner: Domenek
Gjyqtar: Horacio Elizondo (Argjentinė).
Kartonė tė verdhė: Zambrota, Makelele, Malouda
Karton i kuq: Zidan
Shikues: 69.000

11 metėrshat
Pirlo + Viltord +
Materaci + Trezege
De Rosi + Abidal +
Del Piero + Sanjol +
Groso +

Shifrat
1 Goals 1
1 Shots on Target 5
2 Shots off Target 5
5 Corners 7
17 Fouls 24
4 Offsides 2
1 Yellow Cards 3
0 Red Cards 1
75.4 Passing Success 79.5
49.6 Possession 50.4
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg italia-kampion-bote-2006.jpg (31.9 KB, 3 vezhgime)
__________________
Try not to become a man of success but rather to become a man of value - Einstein Albert.