Ja cilėt janė 6 golat mė tė bukur tė Botėrorit
Vendin e parė e mban Maksi Rodrigez i Argjentinės
Altin Latifi
Me njė top qė bėnte trajektore tė ēuditshme, nuk kanė munguar golat e paharrueshėm nė kėtė Botėror. Nė sondazhet e kryera, tifozėt kanė qenė thuajse nė njė mendje pėr golat mė tė bukur tė "Gjermani 2006", madje duke marrė pėr bazė edhe disi rėndėsinė e tyre. Goli i Maksi Rodrigez nė tė tetat e finales kundėr Meksikės, mbetet mė i pėlqyeri. Sfida dukej se nuk kishte tė mbaruar pasi koha e rregullt pėrfundoi nė 1-1, por mesfushori argjentinas arrin tė realizojė njė gjuajtje qė edhe nė kompjuterat "Play-Station" ėshtė e vėshtirė. Rodrigez merr njė top nga Huan Pablo Sorin dhe fluturimthi arrin tė gjejė cepin e largėt tė gardianit meksikan Osvaldo Sanēez.
Argjentinasit kalojnė nė avantazh 2-1 dhe e shohin veten nė ēerekfinale. Pavarėsisht golit tė mrekullueshėm, Botėrori pėr Maksi Rodrigez mbaroi me turp, pėr njė gjuajtje mėse tė dhunshme tė tij nė pėrfundim tė ndeshjes ndaj Gjermanisė. Goli i dytė pėr nga bukuria i takon sėrish njė argjentinasi. Ėshtė Esteban Kambiaso, qė nė takimin ndaj Serbi & Mali i Zi realizon golin e tij tė parė nė njė Kupė Bote. U quajt goli tipik i skuadrės, mė shumė sesa pėr realizimin, ėshtė marrė pėr bazė aksioni, qė pėrfshin 24 pasime dhe nė fund njė finte tė Krespos qė pason pėr interistin. Gjithsesi, Kambiaso nuk arriti tė ishte deēiziv pėr skuadrėn, pasi ishte ai humbėsi i penalltisė deēizive nė ndeshjen ndaj Gjermanisė.
Jo vetėm pėr nga ekzekutimi, por edhe pėr nga rėndėsia, goli i tretė mė i bukur mbetet ai i Fabio Grosos nė ndeshjen Gjermani-Itali. Pasi kishte marrė me zgjuarsi njė penallti ndaj australianėve, Groso fiton faqet e para tė shtypit italian dhe atij botėror. Merr njė pasim tė artė nga Pirlo dhe me njė gjuajtje alla-Ronaldinjo, realizon njė perlė. Nė vend tė katėrt qėndron njė gol afrikan. Sep Blater e konsideroi Bregun e Fildishtė si skuadrėn qė luante futbollin mė tė bukur nga vendet afrikane pavarėsisht se Drogba me shokė nuk shkuan nė fazėn e dytė. Por goli i Bakari Kone nė ndeshjen ndaj Holandės, ėshtė njė nga perlat e kėtij Botėrori.
Pasi e kontrolloi topin jashtė zone sulmuesi i Nisės nė Francė shmanget bukur, futet nė zonė dhe mposht Van Der Sar. Njė tjetėr perlė e kėtij Botėrori ka qenė padyshim edhe goli i Xho Kol nė sfidėn Angli-Suedi. Gjuajtja fluturimthi dhe saktėsia e goditjes, i dhanė atij njė vend nė podin e nderit. Nė kėtė renditje nuk mund tė mungonte ai, Fenomeni. Goli i shėnuar ndaj Ganės ndoshta nuk ishte mė i bukuri pėr tė, por bėri qė futbollisti tė kalonte Gerd Myler nė renditjen e golshėnuesve tė Botėrorit.
Golashėnuesit
Ronaldo
Goli i shėnuar ndaj Ganės pėrveēse e futi nė historinė e Botėrorėve, u kujtoi tė gjithėve se dikur ai kishte qenė njė Fenomen. Fintet e tij kanė qenė njė tmerr nė tė shkuarėn pėr portierėt dhe Kingson ishte nga tė fundit qė e provoi.
Groso
Ndaj Australisė fitoi njė penallti ndėrsa nė gjysėmfinale eleminoi Italinė. Italianėve u kujtoi me gėzimin e tij Marko Tardelin pas shėnimit tė golit ndaj Gjermanisė nė finalen e vitit '82.
Kambiaso
Goli i tij kundėr serbo-mnalazezėve ėshtė i dyti mė i bukur, por natyrisht ndėr mė spektakolarėt. Kanė qenė 24 pasime radhazi pėr tė ardhur tek gjuajtja e interistit, pas njė pasimi me thembėr tė Krespos.