Shikoni Postime te vecuara
  #1  
Te vjeter 23-06-2006, 14:12
Minifotoja e anetarit Senadi_ul
Senadi_ul Senadi_ul eshte Jashte Linje
I/e Sapoardhur
 
Reg: 22-06-06
Postime: 9
Poligamia dhe Muhamedi

Prej mendimtarėve tė paanshėm perėndimorė ėshtė Tomas Karlil (1795-1881), njė shkrimtarė britanez i lindur nė Skoci, i cili nė lidhje me kėtė thotė (The Heroes, fq. 83): “Muhamedi kurrė nuk ishte njeri i epsheve, pavarėsisht nga akuzat e rreme e tė padrejta ndaj tij. Ne kemi bėrė njė gabim tė tmerrshėm, kur e kemi konsideruar si njė beduin i cili nuk ka brengė tjetėr, pėrveē arritjes sė kėnaqėsive tė tij. Pa dyshim, ai ishte njeriu mė i largėt prej kėnaqėsive tė jetės”.

Fakti i parė ėshtė qė poligamia ishte e zakonshme nė shoqėrinė arabe dhe joarabe para Islamit. Shumė popuj tė tjerė arab dhe jo arab e praktikuan poligaminė. Pse e trajtojmė tė Dėrguarin a.s. si rast tė veēantė, dhe nuk i kushtojmė vėmendje poligamisė nė jetėt e profetėve izraelitė gjatė gjithė historisė? Dr. Mustafa Sibai nė librin e tij “Gruaja mes fikhut dhe ligjit” thotė: “Kur isha nė Dablin (Kryeqyteti i Irlandės) nė vitin 1956, vizitova institutin e Jezuitėve atje dhe pata njė diskutim tė gjatė me drejtorin e Institutit. E pyeta, “Pse e sulmoni Islamin dhe tė dėrguarin e Tij, veēanėrsiht nė librat tuaj shkollorė? Kjo nuk mė duket gjė e duhur pėr kėtė kohė, pėr kohėn e kuptimit nė mes njerėzve e kulturave tė ndryshme”? Ai u pėrgjigjė, “Ne, perėndimorėt nuk mund tė rrespektojmė njeriun qė ėshtė qė ėshtė martuar me nėntė gra!” Iu pėrgjigja: “A i rrespektoni profetėt e Allahut, Davudin dhe Sulejmanin a.s.?” U pėrgjigj, “Po tė dy janė prej profetėve tė Tevratit”.

I tregova se Davudi a.s. kishte njė mijė gra, siē e dimė tė gjithė. Ndėrsa siē ėshtė cekur nė Tevrat, profeti i Zotit, Sulejmani a.s. kishte 700 gra tė lira edhe 300 robėresha, tė cilat ishin prej mė tė bukurave tė kohės. Atėher, pse duhet tė keni respekt ndaj kėtyre profetėve, ndėrsa sulmoni tė Dėrguarin a.s., i cili ėshtė martuar vetėm me nėntė gra? Heshti pėr njė kohė dhe pastaj mė tha: “Mė vjen keq qė u shpreha keq. Kisha qėllim tė thosha qė perėndimorėt nuk e rekomandojnė martesėn me mė shumė se njė grua. Neve na duket qė personi i cili praktikon poligaminė, ėshtė jo normal apo ka pasion tė jashtėzakonshėm”. Pastaj e pyeta: ” Ē’mendoni pėr Davudin e Sulejmanin dhe profetėt e tjerė tė cilėt praktikuan poligaminė, duke filluar me gjyshin e tyre, Ibrahimin a.s. ?” Kėshtu, heshti dhe nuk mė dha pėrgjigje”.

Citatet biblike rreth poligamise:
Kėtė e dėshmon edhe bibla ku tregon nė shumė vende poligaminė- martesėn mė tepėr se me njė grua ku thotė: (32)
a)“Por Saraj, gruaja e Abramit, nuk i kishte dhėnė asnjė fėmijė. Ajo kishte njė shėrbyese egjiptase qė quhej Agar. Kėshtu Saraj i tha Abramit: "Ja, Zoti mė ka ndaluar tė kem fėmijė; oh, futu te shėrbysja ime, ndofta mund tė kem fėmijė prej saj". Dhe Abrami dėgjoi zėrin e Sarajt… mori shėrbyesen e saj Agarin, egjiptasen, dhe ia dha pėr grua burrit tė saj Abramit. Dhe ai u fut tek Agari, qė mbeti me barrė…”.(Zanafilla 16:1-5)
b) “Dhe Jakobi hyri gjithashtu te Rakela dhe e dashuroi atė mė tepėr se Lean”. (Zanafilla 29:30)
c) “Atėherė Jakobi u ngrit dhe i vuri bijtė e tij dhe gratė e tij mbi devetė” (Zanafilla 31:17)
d) “Por mbreti Salomon, veē bijės sė Faraonit, dashuroi shumė gra tė huaja, moabite, amonite, idumeje, sidonie dhe hiteje….Ai pati si bashkėshorte shtatėqind princesha dhe treqind konkubina”. (1 Mbretėrve 11:1,3)
e) “Ata qė do tė mbijetojnė pas tij do tė varrosen nga vdekja dhe tė vejat e tyre nuk do tė qajnė”. (Jobi 27:15) (33)
Martesa me mė shumė gra ishte e lejuar nė ligjet e mėparshme. Ibrahimi a.s. u martua me Sarėn e pastaj me Haxherėn. Jakubi u martua me katėr gra: Zelhėn, Belhin, Rakelėn dhe Lean, pastaj Gedeoni, i biri i Joashit u martua me shumė gra. Nė librin Gjykatėsit 8:30 thuhet: “Ai kishte 70 meshkuj qė kishin dalė prej kurrizit tė tij, sepse ai kishte shumė gra”.
Pėrsėri nė Dhjatėn e Vjetėr pėrmendet se Davudi a.s. ishte martuar me shumė gra (shih: 2 Samuelit 12:8). Emrat e grave tė Davudit a.s. janė tė pėrmendura nė librin 2 Samueli 3:2-5).
Gjithashtu duke folur pėr bazat e rregullimit tė ndarjes sė pasurisė sė babait midis djemve, flitet pėr dy gra si diēka normale, pa u quajtur turp (shih: Ligji i Pėrtėrirė 21: 15-17). Pėr pasojė, tek feja ēifute pėrfshihet martesa me shumė gra. (34)
Gjatė kohės sė shpalljeve biblike, poligamia u pranua nė pikėpamje religjioze, sociale dhe morale, pa kurrfarė vėrejtjeje. Ndoshta kjo ėshtė edhe arsyeja pse vet Bibla nuk merret me kėtė ēėshtje, pra, pėr arsye se kjo nė atė kohė ėshtė gjė e zakonshme. Bibla kėtė as nuk e ndalon, nuk e rregullon, e madje as nuk e kufizon. (35)
Nė besimin hebrej njė njeri mund tė kishte disa qindra gra. Ungjilli nuk sjell asnjė dispozit lidhur me kėtė ēėshtje, ndėrsa Tevrati lejon haptaz poligaminė. Krejt deri kah gjysma e shekullit tetė dhe koha e Charlemagneit poligamia ishte fenomen i zakonshėm nė Evropė dhe kisha kėtė nuk e gjykonte. (36)
Hebraizmi lejoi poligaminė e pakufizuar. Tė gjithė profetėt e pėrmendur nė Tevrat, pa pėrjashtim, patėn shumė gra.
Mendimtari egjiptian, Abas Mahmud el-Akadi nė librin e tijė “Tė vėrtetat e Islamit dhe tė pavėrtetat e armiqve tė tij” thotė: “Nuk ka poligami tė kufizuar nė Tevrat ose nė Bibėl; ajo ėshtė e lejuar dhe u atribuohet vetė profetėve, duke filluar nga profeti Ibrahim e deri tek lindja e Isait”. (37)
Sa i pėrket Krishterimit; nuk ka tekst tė qartė, qė ta ndalojė poligaminė. Por nė disa nga Letrat e Palit, ka dėshmi qė tregon se poligamia ėshtė e lejuar. Ai thotė: “… ėshtė e obligueshme pėr peshkopin tė ketė vetėm njė grua”.
Ėshtė vėrtetuar historikisht qė disa tė krishterė tė hershėm janė martuar me mė shumė se njė grua, dhe nė mesin e themeluesve tė hershėm tė kishės, kishte prej atyre qė kishin disa gra. (38)
Askush nuk ka tė drejtė tė thotė se kristianizmi ėshtė ai qė i detyrojė botės qytetare perendimore vetėm me njė grua. Pėrveē statusit tė peshkopėve dhe dhjakėve, kristianizmi nuk e ka ndaluar haptaz martesėn me shumė gra. (shih: 1 Timoteut 3:2,12)... Asnjėri nga Koncilėt e shekujve tė parė tė kishterimit nuk i patė dalė kundėr martesės me shumė gra.
Nė mjaft raste, vetė Luteri (themelues i Protestantizmit) flet pėr martesėn me shumė gra me mjaft tolerancė: kjo gjė (martesa me shumė gra) nuk ėshtė e ndaluar nga Zoti...

Pa dyshim martesa me shumė gra parapėlqehėt ndaj divorcit. (Koestlin, Martin Luther, I, fq.347, dhe II, fq. 693) (39)
Pergjigjuni me Citim