Tema: Fatos Arapi
Shikoni Postime te vecuara
  #11  
Te vjeter 14-06-2006, 22:30
Minifotoja e anetarit Administratori
Administratori Administratori eshte Jashte Linje
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,058
Faqe ne Ditar: 2
Dite Tiranase

Ditė Tiranase

Ti mbyll derėn pas e nisesh
Nė mesin e rrugės takon ditėn
Qė tė pyet e hutuar: - Nga tė shkoj?
Shpresėn e ushqejnė me shpresė, -
Pastaj shpresės i vrasin shpresėn.
Vetėm pasqyrat ndryshojnė,
Teknologjia pėrsosėse e tyre, -
Fytyrat janė po ato.
Jo, ti, - hija jote shkrin nė gotėn me ujė
Diellin dhe kokrrėn e aspirinės, -
Ke dhimbje tė forta koke.
E di: zembereku i zemrės sime
Eshtė pluhurosur , - kur do tė vijė Ajo,
Me frymėn e saj t'i fryjė,
Tė ndjej ecjen tingėlluese tė kohės.
Nė qiellin e Tiranės, njė unazė e zjarrtė
Fluturon nga syri nė sy -
Kėrkon gishtin e nuses.
Kėrciti gonxhe e zambakut tek ēelej,
Dhe marsi eci para meje.
Tė paktėn, o zot, akoma jemi njerėz
Respektojmė dallėndyshet dhe vdekjen.


Kjo poezi mban datėn e vitit 1997. Poezia ka 22 vargje monokolonė dhe ėshtė shkruar si apostrofim i vetės sė dytė, pra ėshtė zėri i subjektit lirik qė bėn dialog tė brendshėm. Poeti pėrcjell zėshėm lėvizjen e vet tek kapėrcen pragun e shtėpisė pėr tė dalė nė qytet. Ky ėshtė veprimi i parė. Veprimi i dytė ėshtė ballafaqimi me rrugėn, realitetin. Hutimi, gjendja pa kuptim, pa krye tė godet: S'di nga tė shkoj! Veprimi i tretė ėshtė zhgėnjimi: kostatimi se pasi tė kanė ushqyer me shpresė, ta vrasin atė. Papritmas kemi njė lajthitje, njė pėrēartje nga dhimbja e kokės: shėrohet me diell apo aspirinė? jashtė ēdo vullneti mekanikisht ndodh lėvizja brenda poetit. Ai bėhet i vetėdijshėm se zembreku i orės ėshtė pluhurosur, ashtu si zembreku i kohės sė Atdheut tė tij. Po ama megjithė shpresėn e vrarė, qytetari tiranas pėrsėri ka aftėsinė tė shpresojė: A do tė vijė Ajo? Pėr njė ēast tė duket se ėshtė fjala pėr njė tė dashur, mbase dhe ėshtė ashtu, dhe a ka mė tė dashur pėr njė shtetas shqiptar tė presė kohėn e mirė pėr veten. Dhe prapa shpinės sė tij hapet njė dekor shpresėdhėnės, i realizzar ky me figura tė goditura simbolesh: Unazė e zjarrtė, gishti i nuses, gonxhe, zambak, dallėndyshe. Kėshtu poezia mbyllet me njė vetėngushėllim tragjik, si pėr tė theksuar se nuk ėshtė koha mė tė gėnjejmė vetveten, aq mė tepėr me poezi.
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.