Tema: Fatos Arapi
Shikoni Postime te vecuara
  #10  
Te vjeter 14-06-2006, 22:29
Minifotoja e anetarit Administratori
Administratori Administratori eshte Jashte Linje
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,032
Faqe ne Ditar: 2
Akreonti rrjedh po karont nuk ka

Akreonti Rrjedh po karont nuk ka

Si tė kthehem prapa kur udhėn s'e di?
Prej pikėllimi lumi buēitės i natės
E unė rrah brigjet e errėta kėtu.
Akeronti rrjedh po karont nuk ka.
Tregomė njė va ku te kaloj.
Ti i njeh guvat dhe vorbullat e frikshme.
Tregomė njė va, vėllai im,
Ku tė kaloj Akerontin
Dhe tė arrij.
Akeront rrjedh po karont nuk ka.


Kjo poezi gjendet nė mesin e tetėmbėdhietė poezive tė ciklit "Vllasi', qė i kushtohet vėllait tė vdekur tė poetit. Kjo poezi lidhet pėrkatėsisht me vdekjen e mistershme dhe tė paligjshme tė tij. Karakteristikė stilistike e kėsaj poezie ėshtė inversioni (kemi episode tė pėrmbysura), qė mbėshtetet dhe stimulohet nga ritmi i brendshėm, nga pėrsėritjet e pasuara me heshtje (tė zėshme), ndėrsa "paqartėsitė" vihen nė funksion tė ironisė.
Nga vargjet e poezisė si nga nėntoka shpėrthen dhe pėrhapet njė gjėmė, brenda sė cilės jehon vėrshueshėm dhimbja dhe vaji, tė cilat pėrplasen nė kupė tė qiellit, pėrpėliten dhe qė andej tė vetmuara, pa shpresė rikthehen nga e para ... kėshtu pėrjetė e mot. Ėshtė kjo gjėma e vėllait tė vdekur tė pavdekur qė trishtueshėm kėrkon njė vesh pėr ta dėgjuar. Pas ndėshkimit tė Zeusit pėr tė mos e pranuar shpirtin pėrtej, shpirti i Vllasit kėrkon ēmendurisht mbėshtetje. I mbetur qyqe as kėtej, as andej, Vllasi lėshon vajin pėrbetues dhe akuzues, qė ngre peshė botėn e tė gjallėve, dhe pikėrisht tė poet-vėllait, qė edhe pse i rrahur nga valėt e jetės, nuk ėshtė nė gjendje t'i tregojė njė shteg kalimi vėllait, d.m.th. nuk mund ta ndihmojė atė as tė vdekur. Mosekzistenca e karontit lidhet me mesazhin dėshpėrues filozofik: S'ka pėrtej, s'ka as kėtej ... Poeti kėshtu dhimbshėm metaforizon dhe vetė realitetin pa rrugėdalje nė tė cilin ai jeton
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.