Gloria Victis
Lavdi Humbėsve
Sepse jemi ne humbėsit e mėdhenj.
Artin e shkėlqyer tė humbjes
Ne e kemi ngritur nė fat.
Sepse ne, vetėm ne, dimė tė gabojmė.
Ne gabojmė nė miqėsi, dhe humbasim.
Ne gabojmė nė dashuri, dhe humbasim.
Ne gabojmė nė shpresat tona, dhe humbasim
Zaret e bardhė tė fateve tona
Ne i hedhim para - dhe vazhdojmė
T'i hedhim ato edhe mbasi ta kemi kaluar Rubikonin.
Tė gjithė na kanė faj dhe askush.
Tė tjerėt vetėm fitojnė,
Ndėrsa ne jemi populli humbės
I humbjeve tė mėdha. Zemra jonė
Eshtė njė mollė e artė dhimbjeje.
Nuk duam tė njohim pushtetin e errėt tė smirės,
Dhe gabojmė, nuk e njohim
Lakminė akrep tė pushtetit, dhe gabojmė.
Sepse ne-vetėm ne! Dimė tė gabojmė.
Kėmbėt tona tė zbathura janė ato gjethe vjeshte
Qė bien dhe ecin nė rrugė; shpirti ynė
Eshtė prej lėnde tė brymtė trishtimi,
Tė gjithė mund ta vrasin.
Tė tjerėt jo, ata janė fitonjės tė pėrjetshėm,
Ata s'humbasin kurrė, sepse
Kurrė nuk gabojnė.
Ndėrsa ne gabojmė - ashtu siē dimė vetėm ne!
Artin e shkėlqyer tė humbjes
Ne e kemi ngritur nė fat.
Dhe i kemi kthyer krahėt lavdisė fitonjėse.
Ne njohim vetėm lavdinė e popullit
Tė humbjeve tė mėdha. Sepse ne
- po vetėm ne!-
Jemi tė vėrtetė.